Kulturë
Zeqiraj dhe Halilaj: Në 18 vjetorin e amshimit të Presidentit Rugova, mbahet Akademi Përkujtimore në Mynih
E premte, 09.02.2024, 08:14 PM
Foto
grupore me Kolonel Anton Quni në sallën e Akademisë
NË
18 VJETORIN E AMSHIMIT TË PRESIDENTIT RUGOVA,
MBAHET
AKADEMI PËRKUJTIMORE NË MYNIH
NGA
BASHKIM HALILAJ, IDRIZ ZEQIRAJ
"Janari i
përflakur, dhimbje fisnike", është emërtuar Akademia përkujtimore,
kushtuar Presidentit Rugova, në 18 vjetorin e amshimit. Skenari i menduar mirë
dhe paraqitja skenike domëthënëse. Janë heronjtë e janarit, në mes tyre ikona e
pavarësisë, Presidenti Rugova. Në foltore moderatori Blerim Cakiqi, në anësore
studenti Florian Zymeri operon me zërimin e hymneve: Kombëtar, Dardan dhe
Shtetëror, që pason me heshtjen nderuese për dëshmorët e lirisë.
Dega e LDK-së për
Bavari, me kryetare Saranda Musliu dhe nëndegët e saj: në Starnberg me kryetar
Ibrahim Potoku; në Mynih me kryetar Milaim Gërvalla dhe Oberbayern me kryetar
Rexhep Nikçi, organizuan Akademi përkujtimore, në nderim të Presidentit Rugova
dhe të heronjve të rënë në muajin janar.
Sekretari Blerim Cakiqi,
përshëndeti Kolonel Anton Qunin, nënkryetar i LDK-së; kryetaren e LDK-së për
Bavari, Saranda Musliun, familjet e dëshmorëve, veprimtarët e hershëm të
Mërgatës; shoqatat: "Rilindja" në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla;
"Sali Çekaj", në Pfaffenhofen, me kryetar Gentian Ferizi;
"Abeja" në Freissing, me kryetar Agron Haxhijaj; "Rrufeja"
në Moosburg, me kryetar Xhemajl Hoxha; "Alba" në Augsburg, me kryetar
Myslim Berisha; "Ilirida" në Landau, me kryetar Tefik Jaha;
"Shqiponja" në Mynih, me kryetar Milaim Krasniqi; Klubi letrar
"Martin Camaj" në Mynih, me kryetar Bashkim Halilaj; Shkolla shqipe
"LAPSH" në Bavari, me kryetar Milazim Ukaj; Lidhja e Krijuesëve
Shqiptarë në Mërgatë, me kryetar Musa Jupolli, si dhe të gjithë të
pranishmit në këtë Akademi.
Si gjithëherë, dashuria në gjallje dhe nderimi pas amshimit, të Presidentit Rugova, janë të bollshme nga Mërgata. Emri dhe vepra e Tij kanë qenë dhe mbetën pafundësisht të admirueshme. Andaj, sallat mbushën, lehtësisht, në organizimet që bëhen në nderim të Tij. Binomi Rugova dhe Kosova është një dhe i pandarë. Roli i Dr. Rugovës është pakrahasuesshmërisht në historinë shqiptare, që nga Gjergji ynë e këtej. Ky cilësim, tashmë, është bërë -hit-, nga personalitete shqiptare dhe të huaj.
Moderatori Blerim Cakiqi
fton në skenë kryetaren e Degës të LDK-së, për Bavarinë, Saranda Musliu, për të
folur për - Janarin e përflakur, dhimbjen fisnike -:
I nderuari nënkryetar i
LDK-së Anton Quni,
Të nderuar
bashkatdhetarë,
Sot dhe tërë muajin e
fillimvitit, kryefjalë kemi emrin Janar, emër ky që sapo përmendet, trupin dhe
shpirtin na e përshkojnë vrushkuj dhimbjesh, malli dhe rrënëçethjesh trishtuese
shpirtërore! Jo rrallë është quajtur Kallnori i Malarjes vrastare të Gjergj
Kastriotit, Kallnori i acartë i vrasjeve makabre të Isë Boletinit me
bashkëluftëtarë, të Ismail Qemal Vlorës, të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri
Zeka, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, të Musa Hotit, Enver Malokut, Reçaku i
sakrificës, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj dhe jo pak të tjerë, deri te ikja e
dhimbëshme e Fadil Feratit, kryetari emblematik i Istogut!
Historia jonë është e
mbushur përplotë me data ngjarjesh nga më të ndryshmet, lavdie e krenarie,
luftërash e betejash për mbijetesë kombëtare, ngjarje që krijojnë epoka apo
shëmbin mite, ngjarje sa legjendare, po aq edhe të kthesave historike!
Secili muaj është i
veçantë në përmbajtësi dhe narracion rrëfimtar. Dhe, varësisht se cilin e merr
në shqyrtim, aty ndeshesh me sakrificën në mbrojtje Kjenësie Etnike, në
përpjekje për çlirim, shtetformim e shtetndërtim, që nga Nëntori i Kastriotit
dhe kthimit të tij në Atdhe, shpalosja e Flamurit Kombëtar, tevona i shpalljes
së Pavarësisë së Shqipërisë. Qershori i Lidhjes së Prizrenit dhe Çlirimi i
Dardanisë, Korriku apo Shkurti i Deklaratës dhe Ri-Deklarimit të Pavarësisë,
Marsi i Pranverës së Zgjimit Kombëtar, dhe veçorive tjera të secilit muaj. Por
Janari është krejtësisht tjetër nga muajt tjerë, sepse Janari është muaj i
dhimbjes, muaj i lotëve, muaj i mallit, muaj i acarit të jashtëm dhe vlimit të
brendshëm shpirtnor!
Po, gjithsesi jo pak
poetë e shkrimtarë, artistë e filozofë, Janarin e quajtën muaj të flakës
kushtrimore nga përflakja shpirtnore, sepse ndodhën edhe vrasje makabre të
personaliteteve tona, nga më të dalluarat kombëtarisht e intelektualisht.
Vrasje me prita sa qyqare, po aq tradhtare, vrasje nga frikacakë që i frikoheshin
edhe hijes dhe emrit të tyre. E kjo e bënë Janarin shumëfish më të dhimbshëm që
identifikohet edhe me kobin e tmerrshëm!
Të dashur të pranishëm,
kjo Akademi Përkujtimore e organizuar nga Dega e LDK-së për Bavari, sigurisht
që është vazhdimësi e nderimeve dhe përkujtimeve të vazhdueshme të veprimtarëve
atdhetarë, të cilët në muajin Janar shkuan në pavdekësi. Përkujtime e nderime
kudo dhe në forma e mundësi të ndryshme dhe shumëllojshme, por me vetëm një
qëllim: T´i nderojmë dhe përkujtojmë pa dallim përkatësie politike e partiake,
atdhetarisht e kombëtarisht, pa fije dallimi, sepse kështu e kemi TESTAMENT nga
Presidenti Rugova, për të gjallë të tij dhe do ta vazhdojmë në PAVDEKËSI të tij
dhe të Filozofisë Rugoviane!
Secili prej nesh ta bëjë
argatin e tij apo të saj në shërbim të Atdheut, Kombit dhe Kauzës së drejtë
Kombëtare. E ka borxh, e ka sa privilegj po aq sakrilegj, synon ta bëjë në
mundësitë dhe dijen që ka, por me qëllimin më fisnik, të paktën, kështu e
kërkon etika dhe detyra jonë atdhetare! Urojmë që me shtetndërtimin e
mirëfilltë ligjor e institucional, të gjitha ngjarjet e pasqaruara
përfundimisht dhe të patrajtuara meritueshëm dhe drejtë ligjërisht, të marrin
tretmanin dhe epilogun meritor fisnik nga Drejtësia e Shtetit Ligjor!
Sigurisht që urojmë,
kërkojmë por edhe këmbëngulim në realizimin të kësaj domosdoshmërie!
Nuk dua të zgjatem më
shumë, nuk e kërkon as momenti dhe nevoja, falënderimi ju vjen i përzemërt për
madhështinë që i jepet nderimit dhe përkujtimit të Presidentit Rugova dhe
personaliteteve që përkujtuam e nderuam përzemërsisht sot", - tha, në mes
tjerash, kryetarja Sarandë.
Lavdi dhe nderim të
përjetshëm Presidentit Rugova me dëshmorët e tij, me heronjtë e Kosovës!
Djali i Kaçanikut, poeti
i mërgimit, Gazmend Dashi, nënkryetar i Shoqatës "Sali Çekaj",
veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, autor i disa librave me poezi,
reciton krijimin poetik, "Legjendë e Urtësisë", kushtuar urtakut
Ibrahim Rugova:
?
Legjendë e urtësisë
Shkrimtar e studiues i
kohërave të lashta ilire
freskues i traditave
shekullore
formulues kushtetute,
shteti, ardhmënie
promovues i
pazëvendësueshëm pavarësie.
I tillë ishte i
përkushtueshëm
për komb të shqiptarisë
i dashurisë vllazërore
simbol i qëndresës dhe i
urtisë.
I tillë ishte qoftë i
bekuar
emri i tij Ibrahim
Rugova
qoftë gjithmonë i
uruar...
Mysafiri i parë i kësaj
Akademie ishte Kolonel Anton Quni, nënkryetar i LDK-së. Prania e Kolonelit
ngjallë gjithëherë emocione dhe me kujtimet e Tij për Kosharën heroike,
legjitimuese e Ushtrisë Çlirimtare, sikur na i sjell në sallën e Akademisë
heronjtë Sali Çekaj, Agim Ramadanin, me 112 heronjtë të rënë, në betejat e
nderit në Koshare dhe të 2.438 luftëtarët të mbijetuar në atë luftë. Kolonel
Quni, hero i gjallë i luftës ballore të Kosharës, i saktë në rrëfime, zotërues
i emocioneve, për komandantët, oficerët dhe ushtarët heroikë të Kosharës,
tashmë, të amshuar.
Moderatori Blerim Cakiqi,
mezi priste ta ftonte në foltore Komandantin FARK-istë të Ibrahim Rugovës,
Kolonel Anton Qunin, të cilin masa mërgimtare në sallë, e duartrokiti me
përzemërsi dhe admiratë. Fjala e Tij përmbajtësore dhe fort e veçantë, ishte
mbresëlenëse:
E nderuara kryetare e
degës të LDK-së për Bayern, Saranda Musliu-Hoffer,
Të nderuar anëtarë,
veprimtarë e struktura të LDK-së,
Të nderuar të pranishëm,
Kam nderin dhe
kënaqësinë që tu përcjellë përshëndetjet më të thella e të falat më të
përzemërta të kryetarit tonë, Lumir Abdixhiku, me rastin e Akademisë
Përkujtimore, në 18 vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit historik,
Ibrahim Rugova, si dhe përkujtimin e nderimin e heronjve, dëshmorëve dhe
veprimtarëve të atdheut.
Përshëndes ish-kryetarin
e Degës të LDK-së për Gjermani, Osman Ferizi, kryetaren Saranda Musliu,
Familjet e heronjve: Gërvalla, Ismet Rrahmani, Zeqiraj, Hasani dhe familjet
tjera të heronjve; veprimtarët veteranë: baca Nikollë Skelaj, Mehmet Kokaj,
Idriz Zeqiraj, Emrush Tafa, Hazir Muriqi, Ahmet Kolgecaj, Naim Gashi, Fazli
Gashi, Bashkim Leci, Musa Hamzaj, deputetin për Bavarinë e Epërme, Deli
Balidemaj, mikun e Kosovës, Christian Hoffer, President në PAN Europa, të
burgosurin politik, Naser Krasniqi, Mehmet Zymeri, Lindita Musliu, Familjen e
Isuf Qetaj, bashkëluftëtari im.
Gjatë një takimi me
kryetarin Abdixhiku, gjersa e informova se do të jem në mesin tuaj, ndër të
tjera, i thashë: Kryetar, më duhet ta shkruaj një fjalim për këtë ngjarje dhe
më duhet që ta bëj sa më të mirë.
Për një çast ndaloi e më
vështoi në dritë të syrit dhe më tha:
"Komandant, unë për
vete sa herë që shkruaj për Presidentin Rugova, ndjej kënaqësi për të vërtetën,
sepse shkruaj për të vërtetin e vendit, ndërsa e vërteta e tij është vetë e
vërteta jonë dhe ajo quhet: Republika e Kosovës". Dhe, bazuar në këtë
bisedë me kryetarin, e kam edhe këtë fjalim, të cilin do ta quaj: "E
vërteta për të vërtetin e atdheut".
Të nderuar të pranishëm,
janari i vitit 2006 mbetet muaji më i ftohtë në historinë shqiptare. Ishte
muaji më i acartë. Lajmi për ndërrimin e jetës të Presidentit Rugova e bëri të
acartë çdo zemër shqiptari. E bëri të acartë Republikën e Kosovës. E bëri të
acartë çdo vend shqiptar. E bëri të acartë krejt mërgatën shqiptare.
Fatkeqësisht, pikërisht
në janar, disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit Rugova u privuan
nga jeta: Tahir Zemaj, Enver Maloku dhe Smajl Hajdaraj, u vranë pabesisht nga
ata që nuk ia duan të mirën Kosovës.
Mirëpo, përkundër
janarit të acartë, trashëgimia e Presidentit Rugova jeton ngrohtë përherë me
ne. Jeton për paraardhësit tanë. Jeton për brezat që do të vijnë. Jeton për të
gjithë. Jeton përgjithmonë: Republika. Sepse trashëgimia e tij e artë quhet:
Republika e Kosovës.
Vizioni i Presidentit
Rugova nuk ka afat. Ishte dhe është udhërrëfyes i domosdoshëm për Republikën e
tij, Republikën tonë - Republikën e Kosovës.
Rrugëtimi për liri,
pavarësi e demokraci, ishte misioni i tij dhe njëherit misioni më i suksesshëm
shqiptar. Orientimi i tij pro-perëndimor është vetë orientimi ynë natyral e
origjinal. Integrimi i Kosovës në NATO e BE, dhe në miqësi të përjetshme me
SHBA-të, është amaneti i tij, e njëherit rruga jonë njëdrejtimshe.
Të nderuar të pranishëm,
Presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte i dashur e i pranuar nga të gjithë.
Ai rrethohej nga patriotët më të mëdhenj të atdheut.
Bashkëpunëtorët e tij të
ngushtë ishin shumë nga heronjtë, dëshmorët dhe veprimtarët e devotshëm, për të
cilët ne sot e përgjithmonë ruajmë respektin dhe kujtimin e përhershëm.
Me këtë rast, në vatrën
tuaj kujtojmë se ju dhatë profesionistët ushtarakë dhe veprimtarët trima më të
mëdhenj të atdheut, ndër ta dhatë heronjtë, si: Sali Çekaj e Tahir Zemaj, të
cilët bashkë më shumë bashkëluftëtarë të lirisë i dhanë të gjitha për atdheun -
e dhanë edhe jetën. Dhatë veprimtarë e patriotë, aktiviteti i të cilëve ishte
dhe mbetet shembullor. Dhatë dhe vazhdoni të jepni gjithçka për popullin tuaj.
Poashtu është muaji kur kujtojmë lajmëtarët e lirisë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla
dhe Kadri Zeka. Muaji janar ka sjellë në kujtime me emocione dhe përkulje
madhështinë e kryeheroit Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.
Ta ruajmë e ta çmojmë
historinë tonë të lavdishme; ta ruajmë e ta çmojmë përherë. Ky është nderimi më
i mirë që ia bëjmë atdheut. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë të vërtetës dhe
të vërtetit të atdheut; Republikës së Kosovës dhe Presidentit Rugova. Është
nderimi më i mirë që ia bëjmë të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe
pavarësi. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë vetës në rrugëtimin tonë të
sigurtë.
Më lejoni që për fund,
edhe një herë të shprehë konsidetatën maksimale për organizimin e kësaj
akademie.
Zoti e bekoftë jetën dhe
veprën e Presidentit Rugova!
Zoti e bekoftë jetën dhe
veprën e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri e pavarësi!
Zoti e bekoftë
Republikën e Kosovës!
Zoti ju bekoftë ju dhe
familjet tuaja!
Poezinë
"Dijetari", të shkruar nga poeti Bashkim Halilaj, e recitoi,
mjeshtërisht, moderatori Blerim Cakiqi. Poeti Halilaj, tashmë, ka bërë emër me
botimet e tij poetike. Është anëtar i kryesisë të Lidhjes së Krijuesëve
Shqiptarë në Mërgatë, anëtar i kryesisë për arsimin plotësues në Bavari dhe
nënkryetar i Shoqatës "Bekim Berisha-Abeja".
Dijetari
A do t´kemi fat përsëri
Të na vjen edhe një si
ti
Dhe njëherë të na
bashkon,
Si më parë në Epoken
tonë?!
Truallit tim kudo që
shkova,
Gjeta respektin në çdo
vend,
Për ty Kolos Ibrahim
Rugova,
Për ty i dashur
President!
Me një fjalë rasti të
pranishmëve iu drejtua edhe veprimtari Bashkim Leci, ushtari i kontigjentit të
ushtrimorës të Surrelit të Tiranës, në vjeshtën e vitit 1991. Në mes tjerash,
ushtar Leci evokoi kujtime nga ajo kohë, themelimin e
e partisë së parë
pluraliste në Ballkan, LDK-së, të prirë, trimërisht dhe mençurisht, nga Dr.
Ibrahim Rugova. Rrugëtimi ynë ishte i vështirë, i mundimshëm, në kushtet e një
pushtimi të egër dhe brutal. Por, vendosmëria e Rugovës, me shokë shumë, bëri
epokë, arriti ta bëjë rezistencën aktive paqësore dhe luftën e armatosur, me
formacione të rregullta ushtarake. Oficerët atdhetarë, të shkolluar në
Akademitë Ushtarake jugosllave, profesionistë të të gjitha armëve, taktikave dhe
strategjisë luftarake moderne, bënë detyrën në shërbim të Atdheut-Kosovë,- tha,
në mes tjerash, ushtari i djeshëm dhe veprimtari i sotëm i Mërgatës, Bashkim
Leci.
Akademia Përkujtimore u
përmbyll me baladën "Njeriu-Presidenti Ibrahim Rugova", me tekstin
lirik të poetit të mirënjohur, Mentor Thaçi, sekretar i Lidhjes së Krijuesëve
Shqiptarë në Mërgatë; muzika Prof. Eduard Krock, të kënduar nga tenori Shkodran
Tolaj, i njohur në të gjithë Etnikumin shqiptar dhe gjithandej në Mërgatën
shqiptare në shtetet evropiane dhe përtej Oqeanit.
Më në fund, edhe më
skeptikët dhe kritikët më fanatikë të Presidentit Rugova, tashmë, janë bindur
se Ai mbetet shtetari më i dashur, më i respektuar, deri në adhurim,
personaliteti unik, udhëheqësi më emblematik dhe me integritet të plotë, në të
gjithë Shqiptarinë e shekujve të pas kryeheroit Kastrioti.