E shtune, 21.12.2024, 02:18 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Pjellat e djeshme nuk kanë ditë të nesërme

E merkure, 07.02.2024, 07:53 PM


PJELLAT E DJESHME NUK

KANË DITË TË NESËRME

NGA KALOSH ÇELIKU

(KOMUNIST I ARRATISUR)

(Në stilin e Nolit)

Seç e ndrydhën – seç e shtrydhën

Seç e hipën – seç e zbritën:

Gazdallarët – baballarët,

Zagarët, dhe trumbetarët.

Seç e ndërsynë – seç e pështynë

Seç e frynë – seç e shqynë:

Fajdexhinjtë – derraxhinjtë,

Bythaxhinjtë e jabaxhinjtë.

Seç e ngopën – seç e ropën

Seç e turrën – seç e furën:

Rrenaxhinjtë – parollaxhinjtë,

Plaçkaxhinjtë, dhe tellallxhinjtë.

Ngrehuni – bini – mos na shes

Partive, pa besë – pa shpresë!

Rreth Mullarit – “Bit –Pazarit”

Rrëzë Sharrit – anës Vardarit...

Po, e kam thënë në shkrimet e mia publicistike, dhe libra: këto pjella të Djeshme komuniste, Sot Neokomuniste, nuk kanë Lindje. As, Perëndim. Vetetëmse, turren pas Perëndimit të Diellit. Ose, Lindjes të Hënës Drapër. Nuk e dinë, se: ku i kanë këmbët dhe trutë ende këmbekrye në legen. Përderisa, Dje: e shanin Shqipërinë. Sot, kërkojnë dhe derdhin lotë krokodili për Shqipëri Etnike?!

Edhe, Sot: si patriotë të vonuar i dalin zot popullit shqiptar, përderisa deri Dje ishin deklaruar si shkrimtarë maqedonas, pa e ditur as një fjalë në gjuhën shqipe. Edhe librat e tyre i publikonin në gjuhën zyrtare “maqedonase”, dhe i përkëthnin në gjuhën shqipte te Gazeta e “Vëllazërim - bashkimit”. Gjuhën shqipe e mësuan te Gazeta e “Vëllazërim -bashkimit” me poste partiake politike, dhe Sot: u bënë “shkrimtarë shqiptar”?! E më vonë me ndihmën e BDI –së edhe ambasadorë, ministra e zv. Drejtor i RTM –së.

Përçudi, Sot, përpiqen ende ta mbajnë veten gjallë, dhe turren me të katra pas posteve partiake, duke i fshi gjurmët si dhelpëra me bisht?! Derdhin lotë krokodili për Ditën e Djeshme me poste partiake politike, para popullit shqiptar. Ndihmat e “Sorosit” me qindra mijëra dollarë për botimin e librave për fëmijtë e Kosovës, që i vodhën asaj kohe duke blerë pallate, gjoja për çdo botim me dhjetëra mijëra kopje. Po, të ishin botuar ato libra të shkrimtarëve shqiptar, Sot: nxënësit shqiptar në shkollat shqipe në Maqedoninë e Veriut, nuk do kishin karrike të ulen nga librat. Vetëmse, në vend të karrigeve, do të uleshin mbi libra. E, ku më Sot: ende, të mos kenë tekste e lektyra shkollore.

Koha është, Sot: shqiptarët, t’i kenë këmbët dhe trutë në kokë, e jo në legen ...



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora