E shtune, 21.12.2024, 01:12 PM (GMT)

Kulturë

Ftesë nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës

E diele, 04.02.2024, 07:49 PM


SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS

FTESË

PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE QË DO TË ZHVILLOHET MË 25, 26 e 27 TETOR TË VITIT 2024 NË PRESHEVË

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës tashmë ka një përvojë të caktuar për organizimin e konferencave shkencore nga fusha të ndryshme të shkencës dhe të kulturës. Në këtë vazhdë, edhe gjatë muajit tetor të vitit 2024 do të organizojë Konferencën Shkencore me temë bosht:

FIGURA ME VLERA SHKENCORE DHE KULTURORE SHQIPTARE NGA LUGINA E PRESHEVËS DHE VISE TË TJERA SHQIPTARE

Qëllimi dhe rëndësia e kësaj veprimtarie shkencore:

Qëllimi i organizimit të kësaj Konference është nxjerrja në pah e ndihmesës që kanë sjellë figura të ndryshme në Luginën e Preshëvës dhe më gjerë në hapësirat shqiptare, duke luajtur një rol me rëndësi me veprimtaritë e tyre shkencore dhe kulturore. Figura të tilla janë ato që kanë luajtur një rol të rëndësishëm me veprën shkencore dhe veprimtarinë kulturore, duke sjellë ndihmesa të dalluara. Kjo nismë që po ndërmerret do të sillte ndriçimin e atyre figurave shkencore dhe kulturore më të dalluara, të vendosura pranë njëra – tjetrës, me pikësynimin që kushdo i interesuar të kishte në duart e veta një tablo sa më përgjithësuese, të ndihmesave që ka sjellë secili prej tyre. Dhe të gjitha këto ndihmesa shkencore e kulturore, të zgjeruara si punime të mirëfillta shkencore pas kumtimeve në këtë Konferencë Shkencore, të përfshira në një botim të veçantë, që Shoqata jonë do ta realizojë, besojmë se do të shërbejnë më së miri për njohjen e figurave të dalluara nga fusha të ndryshme të Albanologjisë dhe kultures.

Teza themelore e Konferencës Shkencore është:

Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, nga fusha të tilla, si: arkeologjia, historiografia, gjuhësia, etnologjia,  folkloristika, letërsia shqiptare, si dhe nga veprimtarë kulturorë.

Identifikimi i problemit dhe rëndësia e zgjidhjes së tij:

E sotmja e veprimtarisë shkencore në fushat e Albanologjisë dhe të Kulturës nuk mund të jetë e plotë dhe e qartë pa njohur dhe vlerësuar punën pasionante dhe të përkushtuar të brezave të ndryshëm të studiuesve shqiptarë ndër vite. Janë pikërisht ata që kanë hedhur themelet e shkencës dhe kulturës shqiptare, mbi bazën e së cilës, edhe duke plotësuar apo duke mbajtur një qëndrim rishikues, duhet të zhvillohen dhe të pasurohen më tej shkencat Albanologjike dhe ato të kulturës.

Deri më sot është realizuar përgjithësisht një punë e mirë për nxjerrjen në pah të personaliteteve shqiptare nga këto fusha, nga institucione shkencore (kryesisht institutet e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, Instituti Albanologjik në Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup), në hapësira të tjera shqiptare dhe në diasporë, si edhe nga individë të ndryshëm. Por një pranëvënie e tyre do të sillte më të plotë dhe do të ishte më bindëse për atë çka kanë sjellë si pasuri të vlerësueshme, për të nxitur brezat e sotëm të studiesve në fushat përkatëse që ta njohin nga afër këtë trashëgimi.

Kohëzgjatja e paraqitjes së secilit pjesëmarrës në këtë veprimtari do të jetë 15 minuta. Ndërsa për botimin e plotë të të gjitha punimeve që do të paraqiten, numri i faqeve duhet të jetë nga 10 deri në 20.

Ju lutemi të gjithë studiuesve nga Lugina e Preshevës, Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe të Malit të Zi, si dhe nga shqiptarët në diasporë,  që deri më 20 korrik 2024 të përcjellin abstraktet e punimeve të tyre në këtë adresë: shtkpresheve@yahoo.com, apo xhemaledin47@gmail.com.

Hartimi, publikimi dhe njoftimi i pjesëmarrësve me  Programin e Konferencës Shkencore do të bëhet më 5 tetor 2024.

Kontakti:Xhemaledin Salihu, cel.+381 63 8771 423

Duke shpresuar në një bashkëpunim të frytshëm, i falënderojmë paraprakisht të gjithë ata që do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë.

Ju mirëpresim.

Bordi për organizimin e Konferencës:

Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe

Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/

Prof.dr. Izaim Murtezani, studime folklori e etnologji

Pro.dr. Isak Shema, letërsi

Xhemaledin Salihu, profesor, studiues

P.s. Nëse ka nga studiues të ndryshëm ndonjë pyetje apo sugjerim, gjithashtu të drejtohet në adresën e mësipërme.

Preshevë, më 31 janar 2024



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora