E enjte, 26.12.2024, 09:57 PM (GMT)

Faleminderit

Met Rexhepi: Trimi i Emshirit

E premte, 02.02.2024, 07:59 PM


IN MEMORIAM

TRIMI I EMSHIRIT

Mejdi Asllani - Plaku (1940-2024)

Nga Met Rexhepi

Mejdi Asllani-Plaku iu paska shkuar në amshim bashkëluftëtarëve çlirimtarë!... Nuk harrohet akti i Tij trimëror në Emshir të Prishtinës, pikërisht në gjendjen më të rëndë të okupimit serbian të Kosovës... Plaku ua shtiri të dridhurat milicisë serbiane, duke mbrojtur me trimëri pragun e shtëpisë së vet në përballje me milicinë gjakatare. Ai luftoi dhëmbë për dhëmbë dhe doli ngadhënjimtarë nga një luftim i pabarabartë me milicinë, e vendosur në Prishtinë për t`ia nënshtruar shqiptarët vullnetit të Kasapit të Ballkanit. Akti trimëror i trimit Mejdi Asllani në Prishtinë, e shtoi vetëbesimin dhe forcoi zemrat e trishtuara të shqiptarëve të mirëfilltë. Nderime të përhershme për një figurë të atillë kombëtare të panënshtruar, sikurse ishte dhe mbeti shembëlltyra e Mejdi Asllanit!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora