Kulturë
Ilir Muharremi: Shtatore Ilire në Kosovë, t’i ndërtojmë dhe t’i vendosim në sheshe publike
E marte, 23.01.2024, 07:56 PM
Shtatore Ilire në Kosovë, t’i ndërtojmë dhe t’i vendosim në sheshe publike
Shkruan:
Ilir Muharremi, kritik i artit
Shumica
e skulpturave të vendosura nëpër hapësirat e Kosovës janë me shije të ulëta,
cilësi të cekët dhe qesharake. Këto unë i quaj antiskulptura që vlerësohen si
antiart ose Kitsch. Deri para disa vitesh ishte mungesa e kritikës së sinqertë
andaj vazhdoj të shumohej kjo tragjikomedi. Disa nga këta skulptorë mundohen
t’i thyjenë kanunet dhe rregullat akademike e skulpturat e tyre po dalin shumë
qesharake, të pamenduara.
Nën
çfarë ombrelle janë skulpturat nëpër sheshet tona? Në Shqipëri i kemi të
realizmit socialist të veshura në thonjëza me “plastikën” e të madhit Roden,
ndërsa në Kosovë të një niveli amatoresk e qesharak ose fyerje ndaj figurave të
heronjëve. Skulptorët nuk do t’i fajësoja, por komisionet të cilat janë nën
autoritetin e pushtetit e andaj, kritikët, artistët dhe qytetarët e thjeshtë
këto i shumëzojnë me jo vlera dhe kanë të drejtë.
Shtrohet
pyetja pse mungojnë te ne shtatoret e figurave ilire? Kemi mjaftë mbretër ilirë
dhe ata nuk duhet t’i kopjojmë si skulpturat e Rodenit, soc realizmit, por me
përmasa bashkëkohore duke ruajtur origjinalitetin e karakterit dhe madhështisë.
Pasi ne pohojmë se në histori e arkeologji njohim thellësisht paraardhësit
tanë, përse të mos i krijojmë edhe në Kosovë? Frika vjen nga ajo se cilët
skulptorë do t’i realizonin ose nëse do të fillonin mund të përshkohen me
kitsch, jo vlera dhe tallje me figura ilire. Nuk po kërkoj t’i mbushim sheshet
me mbretër ilirë, por duhet të tregojmë respekt për mbrëtrit tonë.
I
bindur jam se do të përcjellin emocione te qytetarët sepse prekin historinë
përmes veprës së artit. E para duhet t’i krijohet një fizionomi, unikalitet i
formës, pastaj pjesa origjinale e identitetit dhe sidomos pjesa e formës duhet
që skulptorët të hyjnë në thellësi të analizës së saj sepse kjo është filozofi
në vete. Meritojnë respekt këto skulptura.
Shtrohet
pyetja pse deri tani asnjë shtatore ilire nuk e kemi në shesh, por kemi heronj
që duhet respektuar të punuar dobët, madje shumë dobët? Ndoshta edhe skulptorët
kanë frikë t’i punojnë shtatoret ilire sepse ato janë të theksuara mbi
qëndrimin dhe stilizmin artistik krahas me ato që i kanë mbushur sheshet tona
me estetikë të dobët duke vënë hi syve popullit sepse thirren në atë se janë
skulptura të vërteta e harrojnë se thelbi i veprës tredimensionale është plastika
e formës, hija, raporti me arkitekturën (hapësirën).
Ja
një shembull i disa skulpturave që janë ngatëruar me eksterier. Shtatorja e
Fehmi Aganit, shumë e vogël krahas hapësirës dhe ajo më shumë duket si enterier
ose për një ambient të ngushtë. Kështu figura e tij zvogëlohet dhe duket si
xhuxhë. New Borni tejet i madh për hapësirën ku është vendosur. Puna dhe
vendosja është në formë amatoreske. Nuk e di a janë të planifikuara vetëm për
vështrim nga ana ballore, ndërsa skulptura shikohet nga të gjitha anët. Këto
skulptura qëndrojnë në këmbë të cilat ju dridhen, o skulptorë.
Shikojeni
skulpturën e Bill Clintonit, Ismail Qemalit, Fehmi Aganit, Skënderbeut (më i
madh se kali, i planifikuar për një teren malor), të vjen të qash nga satira
dhe grotesku i tyre. Mosni më, rrëzojini ndërtojini ashtu siç i ka hije këtyre
figurave.
Si
duhen të jenë shtatoret ilire në Kosovë? E para kompozicioni, pastaj vije ritmi
formal, dimensionet, proporcionet, marëdhëniet me hapësirën, detajet e ngjyrës
të jenë në nivel shumë artistik. Këto skulptura i kanë disa rregulla dhe ligje
të cilave duhet t’i përmbahen skulptorët, ajo ështe estetika e trupit, nxjerrja
e muskujve, detajet, hijet dhe kostumet. Mos t’i harrojmë edhe referencat
historike të cilat janë shumë të nevojshem. Atëherë, këto shtatore duhet ta
kenë jetën e gjatë mbi bazamentin në të cilin do të frymojnë. Fizionomia e tyre
duhet të jetë shumë e qartë, fatëkeqësisht Kosova pushtohet nga skulpturat
kitsch dhe të dobëta. Ky do të ishte një hap i mirë për ta njohur kulturën tonë
iliro-pellazge sepse kështu e ndërtojmë vetveten, e rilindim, rishfaqim,
aterojmë në ato ujëra të së vërtetës, te ajo jehonë e dikurshme e cila veç po
lexohet në letër, e nuk mjafton.
Secili
duhet ta di se nga vjen e nuk e kam fjalën për nacionalizmin, por për kulturën
tonë të vërtetë. Duhet ta punojnë mirë karakterin e figurës e jo ta ngatërojmë
me atë të skulpturës se dallojnë. Ose të dyja të jenë të qëndrueshme.