| E marte, 23.01.2024, 07:55 PM |
Elsa Martinelli
Nga
Kastriot Dervishi
Elsa
Lavrentos Martinelli, lindur në vitin 1907 në Korfuz ishte bashkëshortja e
Nebil Çikës (në vitet 1936-1944). Nebil Çika u vra në hotel “Bristol” në Tiranë
më 12.11.1944 në prag të vendosjes së plotë të pushtetit komunist në kryeqytet.
Nuk i mjaftuan që i vranë bashkëshortin, por komunistët vijuan besnikërisht
persekutimin. Ajo u arrestua më 18.5.1947. U përfshi në një proces me 20 të
pandehur të tjerë të cilët akuzoheshin se ishin vënë në shërbim të “spiunazhit
imperialist anglo-amerikan”, si anëtarë të organizatës “terroriste
agjento-sabotatorë të deputetëve tradhtarë tekniko-intelektualë e
demokristianë”. Për këta thuhej se kishin bërë një sërë “sabotimesh në dëm të
popullit dhe të pushtetit” dhe në ndërmarrjet e ndryshme shtetërore si në
kantieret Rubik, Kuçovë, Selenicë, etj, duke dhënë informata me karakter
politik, ekonomik, ushtarak, etj.
Në
pohimet e saj para gjyqit Elsa mohonte të kishte qenë agjente e OVRA-s dhe
SIM-it.
Gjykata
Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.131, datë 21.7.1948, e deklaroi fajtore dhe e
dënoi me 8 vjet burgim. U lirua nga burgu (Punëtoria Qendrore e Artizanatit) më
7.5.1952. Pas saljes nga burgu u vu nën përpunim me dyshimin se ishte agjente e
huaj.
“si
e huaj dhe lidhje e legatës italiane”, si “agjente e zbulimit italian”, dhe se
i vinin çdo muaj 30-50 dollarë nëpërmjet legatës. Për ta përpunuar (marrë
informacione prej saj sipas vijësjelljeve të operativëve) ishin aktivizuar
informatoret “Makina”, “Riga”, “Uthull vere” dhe agjenti “Përpjekja”. Fotoja e
tregon Elsën kur shkonte në legatën italiane në Tiranë (sot ambasada amerikane)
për të marrë dollarët që i vinin nga jashtë, me të cilat jetonte e vetme.
Vështrimet e policëve te dera e ambasadës janë tejet domethënëse.