Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Ferexhezeza
E enjte, 18.01.2024, 07:58 PM
FEREXHEZEZA
NGA
KALOSH ÇELIKU
Ferexhezeza
e dalldisur dhe e arratisur këmbekrye hamllave, dhe livalleve të partive
politike, e shëtitur vite me radhë me një torbë taxhi përqafe nëpër
institucionet e shtetit të “përbashkët të “vëllazërim bashkimit” ish jugosllav,
Sot: doli e veshur edhe me petkë fetar “patriotik” - “musliman”. Këmbekrye, me
“Din e Iman”, me këmbët dhe trutë në legen?! Nuk u mbytë në hurdhat e lumit
malor të Zajazit, kur: Unë, si Bari i kullosja dhe mjelja dhentë, dhe i mrizoja
nën hijet e dardhave gorrice te “Jasakët e Tikeve”. Pak më larg “Çifligut” me
ferra të Xha Derallës. Dhe, mesdite zhytesha kryemësheftas nëpër hurdhat e atij
Lumi malor për ta kaluar Vapën e Madhe të Gushtit me Diell nateditë mbi kokë,
mes mushkonjajve kryeneqe partiake me “Din e Iman”.
Përçudi,
Ferexhezeza e mbyti veten si rrufjane në Shkupin Histotik. E, populli e ka
thënë moti kohë një thënje antologjike: I mbyturi delë tri herë, mbi sipërfaqe
të ujit. Mos ia shtrij dorën, se mbytesh edhe vetë. Herën e tretë, kur të dalë
mbi ujë, shtyja kokën me të dyja duart nën ujë, se: ajo mbytet vetë dhe
përfundon në hurdhë.
Kutadi,
Unë: në cilën parti politike ka përfunduar Sot: Ferexhezeza, si Dylqineja e
Shkupit me një Sanço Panço shqiptar përmbrapa mbi gomar në Maqedoninë e
Vreiut?! Partiazane, e partive politike në IRJ të Maqedonisë, Sot, në
Maqedoninë e Veriut, dhe më në fund doli si “burrat” me pashterkë të kuqe në
dyluftim në fushën e mejdanit, jo si gratë e mia besnike, por me emër dhe
mbiemër në sipërfaqe, si rrospi publike. Fajin duke ua hudhur shkrimtarëve
shqiptar?! Fajin, nuk e kanë shkrimtarët shqiptar, po politikanët. Kalorësit e
dalldisur dhe të arratisur, që posa hipin në pushtet, emërojnë ministra gjysëm
analfabetë dhe komisione arsimore dhe kulturore për vlerësimin e arsimit dhe të
arriturat kulturore artistike letrare. Partizanë partiak, që jo nuk kanë shkruar
në jetën e tyre pësëgjalli një varg, por nuk kanë as një libër në shtëpi.
Aqmëpak, në jetën e tyre e kanë kapur ditarin nën sjetulla maleve.
Fatkeqësisht, edhe pa asnjë vit përvojë
pune në arsim, nga partitë politike emërohen drejtorë të shkollave. Përçudi,
veprim politik shovenist të cilin nuk e praktikonte sistemi i Partisë
Komuniste. Ose, nuk e kishte sistemi komunist ish jugosllav, pa pesë vite pune
në arsim, nuk mundeshe të emërohesh drejtor shkolle as nëpër katundet e thella
të malësisë Shkupit. Gjatë këtyre viteve të “demokracisë”, e kanë shkatërruar
arsimin dhe kulturën shqiptare, edhe nën nivelin e sistemit komunist. Edhe,
vetë soji Ferexhezeza, që Sot: e ngre zërin për asim dhe kulturë?!...
E
kam ditur emrin e saj, gjatë përcjelljeve të shkrimeve publicistike pa emër dhe
mbiemër, edhe pse: nuk kishte guxim krijues luftarak, dilte në fushën e
mejdanit, po anonime, sipas publikimeve publicistike në Facebook, Instagram dhe
portale elektronike. Edhe, e kam fshikulluar me shkrime të herëpas-hershme publicistike
pse, ka shkretuar hamllave të partive politike shqiptare si e dalldisur
“anonime”, në Ditën e Sotshme?! Nuk është e vërtetë, se: shqiptarët, gjatë
këtyre viteve demokratike, nuk kanë arritur asgjë. Shkaku se, vetë Ferexhezeza: i ka vjedhur me duar
e këmbë shkrimet dhe fshikullimet e
shkrimtarëve shqiptarë. Dhe, Sot: i delë gjumi pasmesdite. I përsëritë
me vite duke, i vjedhur shkrimtarët nga shkrimet tyre publicistike. Dhe, libra. Ditë - Natë,
vjedhë ide, mendime dhe parashikime të shkrimtarëve shqiptar. Mos, e them edhe
shkrimet e mia publicistike në mjetet e informacionit, dhe libra.
Megjithatë,
me keqardhje them: është e vonuar edhe Sotekësajdite. Gjoja, edhe me “një libër
për kohë të gjatë i munguar në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup”?! Kotnasikoti,
fletë dhe shkarravitë ende përgjumshëm. Aspak, e vërtetë. Letërsia Shqipe,
libra, edhe mbi nivelin artistik të “publicistes” anonime ka pasur në Tiranë,
Prishtinë dhe Shkup. Përmëtepër, ka pasur edhe Çmime letrare si në Shqipëri,
Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, dhe nëpër botë. Problemi është, se: këto
Çmime letrare i kanë rrëmbyer partizanët e sojit të saj, dhe partitë politike.
Përmëkeq,
Ferexhezeza: Dje, i thirrte në dialog,
intelektualët “e heshtur” shqiptar me diploma unversitare dhe tituj
shkenccorë, i provokonte shqiptarët “nacionalistë” dhe “irredentistë” për
Shqipëri Etnike, t’i nxjerrë në sipërfaqe?! Sot, i thirrë me emër e mbiemër.
Dhe, i ka vjedhur dhe vazhdon ende t’i vjedhë idetë e atyre librave
puplicistikë të shkrimtarëve shqiptarë, duke e arnuar veten si “patriote” arnë
përmbi arnë, ta nxjerrë Sot në jetë si dudume e arratisur politike, me këmbët dhe trutë ende në legen. Dje, vetë si
argate besnike e partive politike nëpër institucionet e shtetiti të
“përbashkët”, dhe fetare me ferexhe të zezë deri në fund të këmbëve, e shami të
zezë duke i mbuluar edhe sytë, e ballit?!... Vetëm, se pavetëdije: ende këmbët
e pambuluara me çizme i mbetën përmjedani në sipërfaqe. Dyshim, që, kalimtari
rastit në rrugë trembet, edhe Unë si Shkrimtar: nuk e di, kush fshihet pas asaj
ferexheje të zezë deri në fund të këmbëve me shami mbi kokë, burrë, apo grua
“muslimane”?!
Ferexhezeza,
sot si e “pavarur” me shkrime arnuese arnë përmbi arnë, përsëri me vende pune
në institucione shtetërore dhe fetare me këmbët dhe trutë në legen, kërkon
dialog për arsimin dhe kulturën shqiptare?! Nuk e di nga kush trembeshte Dje:
në sistemin komunist?! Dhe, nga kush trembet Sot, në këtë sistem Neokomunist?!
Mori guxim kotnasikoti dhe thotë, se: Letësia shqipe, nuk është prezente në
Ballkan?! Aspak, e vërtetë. Letërsia shqipe, jo vetëm në Ballkan, por është
prezente edhe nëpër botë.
Ferexhezeza
anonime, sot doli me emër dhe mbiemër. Ende, kërkon dialog publik në mjetet
informacionit. Dialog, që u takon politikanëve para kamerave televizive, që të
mbyten si qentë e tërbuar për poste politike, pasuri personale, dhe familjare…
Fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare. Dhe, jo shkrimtarëve për Ditën
e Nesërme. Aspak, popullit shqiptar i nëpërkëmbur me shekuj... Shkaku, që edhe,
Autori i këtij shkrimi publicistik: Sot,
i shpallë Luftë publike me Penë, i delë
në dyluftim në fushën e mejdanit. Lufta vazhdon me Penë...
P.S.
Shkrim publicistik i
përfunduar në prag të Vitit Ri 2024 me Dy qe në zgjedhë në qafë, dhe një Kalë
të bardhë me shalë para për në fushëbetejë ta lëroj Arën e Babait. Që,
papritmas e zhduku nga laptopi im personal Policia Letrare?! Dhe, ky është
versioni dytë sipas mbamendjes time të Shkrimtarit, që publikohet me vonesë
publike. Dihet, se: mendoj patjetër, e
kam tejkaluar nivelin atistik të shkrimit parë për Ditën e Nesërme…
Dhimitër
Ligori