E shtune, 26.10.2024, 11:30 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kadare

Ismail Kadare: Gjergj Kastrioti ishte prijësi më i madh i Ballkanit

E merkure, 17.01.2024, 08:50 PM


Potreti i Gjergj Kastriotit i vitit 1463, me autor Gentile Bellini

Gjergj Kastrioti ishte prijësi më i madh i Ballkanit, absolutisht më i madhi i epokës së vet. Ai ishte i pari që përpunoi me mendje të hekurt, dhe vizion madhështor, rrugën e Shqipërisë, nga do të ecte ajo, nga Lindja apo Perëndimi. Nuk janë të rastit lëvdatat ndaj tij. Ai qe themeluesi i idesë shqiptare, me tërë ndërlikimin e saj. Prandaj ka marrë kaq famë në Europë ai, nuk e mori për sytë e bukur. Ka më shumë famë se, Shqipëria vetë. Ai ishte prijësi më i madh i Ballkanit, që i dha vendit të tij një orientim drejt Europës, deri në fund, sa vdiq! Ai ishte testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve. Testamentin e tij e zgjoi rilindja shqiptare. Ky është një rrugëtim shumë i gjatë. Tani kanë dalë lloj-lloj sofistash që thonë, po jo turqit s’kanë qenë aq të këqinj. Thuhet, po pse qëndruam ne 500 vjet me ta? Pesëqind vjet e patën të gjithë ballakanasit Turqinë në qafë, jo vetëm ne shqiptarët. E pati greku që mbahet si flamurtar kundër Turqisë, serbët, bullgarët, gjithë Ballkani. Nuk është teori, kjo është e vërtetë!

Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë. Çmitizimi i tij është një nga turpet e kombit shqiptar!

Ismail Kadare

Mosmarrëveshja, faqe 112



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora