Kulturë
Albert Vataj: Ti shpirt je e flakun ndijimit
E marte, 16.01.2024, 07:57 PM
Ti shpirtje e flakun ndijimit
Nga
Albert Vataj
Më
mungoi fjala me ardh te ti, e zemra me e nguc e përpush pulsin tand t'teptisun
n'hoka dëshrimtare. Buza nuk i çau t'tana shegat e stinës së gjakosuna
t'perëndimeve, ku don me lind nji ag n’synin e dritun zjarmshëm, thell n’ty e
fundmë n'mue. Njatje ku pahena nëpër epje t'përmallshme e prajmë zoritjeve
t'lume, ku hana t'epshme lagin gjinjt e hepuem.
Prekjet
m'u këputën tue u rrxu me gjethen e mbrame, prej pemës s'shkyeme degësh e erës
krahkputun t’njatij turri qi m’fërgëllon lodërtare n’krejt epjet, n’tana andjet,
ku prushena e përpushena.
Tue
dasht përngut me ardh, ikjes tande i'u vunë përmbas si duhma e barit trupave qi
lahen me vesë e epsh, pa mujt me t'mbrri. Ngut e nguc përmbas t’u vuna me
dehjet e kundërmimit tand prej luleje qi druhet me çil ditëve pa diell.
Mbete
nji andërr e thyeme, n'gërmadhën e gjanave t'shtrenjta, ku pikllimi jem nepet
ligësht. Ti, arsye fryme e mishi. Ti andje, andrrash mëkue gjoksesh t'hepuem.
Zemra,
tue dasht me rrah për ty, n'mue, po gjimon kijametshëm, pa mujt me shpëthye
n'mijëra grimca shkëlqimtare.
Shtërzen
krahnori, kur kaplohet dhimbet e s'mundet, as me piskat, se don me tamëlcue e
n'lumnim me shndrit n'ma t'dritshmin yll.
N'qiellin
tem notojnë retë e bardha t'njatij kurmi qi friget teje e shpalimit si petalet,
njasaj epje mishi qi luloi n'borën e parë e mrekulloi n’tana stinët, ku shpirti
vjen me krahë fluturash e shkon mbi nji shkulm aromash e drithërimash.
Çili
bash njaty thellsit e amështa t'amlave andje t'tuja, kah kreshtat i nepen
qiellit e njaja epje, ku m’përngjason n’tana dalldisjet e deshirimshme,
harrimtare nepet.
N'gjoks
m'i shkokrroi petalet, tafti i frymës qi mu fik pa mujt me i hukat zjarmet,
sall njiherë, tue shpresue se ka me gjallnue.
Dimnat
jan t'mrazt gjithherë n'prehnin ku kullotin hana t'pikllueme, e ti strukesh
n'prehën t'njasaj ninulle qi mbeti me ty me mëkimin e nanës.
Njaq
t'itht jesin edhe prekjet pahiri, qi tue pikue, si hej mbesin, njashtu
pikllueshëm n'kujtesën që m'shetit nëpër shtat si cirk e beft uji t'nji kroni
t'shterrun.
Aniqysh,
mujtëm me lulue n'andje si n'andrra, e me u deh me aromën e yjeve, kah qielli i
natës na lyp kapun dorëpërdore, tue mylmye me lagshtin e amshtit t'natës,
kreshtat e buzëve, ku tue i prek, u puthën e u shuejtëm.
E
njashtu nan qiellin e llamburitun me yje, e trupat e ndezun n'epsh, përpjekena
tue ysht zjarm prushin kurmeve.
Na
ditëm me u dasht, siç veç dashnia din me kën dashni. Mujtem me ndigjue zemrat
n'pulsin e ma t'epërmeve dëshira, por veç mungimi na mbeti n'duer, n'gishtat qi
zgjaten n'ajrin e largsisë, pa mujt me u përpjek dikund n'nji shpërthim.
I
flasim njani-tjetrit me fjalë t'ngjyme n'zjarmin e trandjeve të t’shpirtit e
teptisjeje të trupit.
Flakën
qi tue dasht me na kall, na djeg, e n’shndrrim na ysht n’krahët e dritës, e mbi
flatra t’ngjyrshme na përkund rrezeve.
Ndigjohena
nëpër frymën qi s’na len me u ngop, pa mujt me u pa as n'përfytyrime njaq kjart
e sa pasioni muj me lan.
Ndijmë
njaq fort, sa s'mujm me besue se kem mbet me jetue zjarmshëm epshin, e mungimit
qi nderet kah pamjen e shkund dënesja, i druhena si djalli temjanit.
Kjajm
e qeshim, tue i'u drasht çdo syni qi shndrin shkreptimshëm e zjarrin i ven çdo
puthje qi kafshon tinzash tehun e buzës që djeg e përcllon. Asht prej eteri ky
cak ku pahena e andja na përpin si etja e zhuritun rrebeshjen e motit.
Ti
m'deshte me tan njat forcë pranie trup e shpirt, qi zemra mruen rrokaqiejt e
tana dëshirave, e mue m'shpërtheu si diell anda jote e mylmyeme në nektarin e
krejt luleve, e hares së tokës qi i bukuroi adhurimi dhe epjet e dehën.
Un'
s'dita e s'mujta me vërshue n'llavën e njatij vullkani qi gufoi n'ty, tue mësy
krejtkah prush e zjarm ndezi buza jote e kalli epja e njatij kurmi.
Na...
kena n'mes jehonën e thellë të njatij mungimi qi na fshikullon fajshëm, ikjeve
qi na grryejnë e na dhembin njaq thellë sa veç ndijimi mundet me kafshue.
Zemrat
qi rrahin e gjimojnë n'gjokset e njani-tjetrit, mirë do t’kishte me ken, me
mujt me përtri n’çastin e njasaj yjësie qi pret t'i nepet pafundsisë.
Caqe
i kena vu qiellit e buzëve e shtrenjta jeme e dalun prej legjendave dhe
përfytyrimit, për me ken ç’ka ti je, ç’ka ti mundesh, n'pragje t’ngujue
prekjeve e përplasejsh t’potershme t’kurmeve.
Veç
fjala ka mbetun e lirë në tan kyt zgjim të dëshirimit me jetue andrrën. Fjala qi
shndërrohet n'tançka gjegjet me na ngucat ndjenjat, e me na teptis mendjen,
njat qi na shterri t'tana zjarmet qi duem me u djeg. Fjalë shpirti e fërgëllim
kopulimesh, e tançka qi don dëshirushëm me ju ofru këtij blatimi qi shenjtnohet
në krejt kanunet e shpirtit e zjarmit.
Drue
se tash duhet me u murue n'tehun e njasaj jehone qi m’ther thellë, thirrje
eteri qi pret e përcjell andjet tona, andrrat qi lindin e desin netëve ku
pahena e ndahena, ku ndijm e ndrijmë n'emën t'hyjnis qi i nep kuptim çdo gjaje
qi na ban me dashunu, kjoft edhe nëpër andrra, përplot me dëshirim e andje.
Ti
zemër e thyeme e zemrës teme, ndoshta u dashka me vuejt tue u dasht bashkë, te
ken për njani-tjetrin ç’ka izëm i nalt asht urdhnesë. Ndoshta njashtu e ndijmë
ma fort n'njani-tjetrin, njat za e zjarm qi na dalldis, njat buzë e prush qi na
kërdis, njat tretje kurmesh n'nji pëshpërimë.
Zemër
qi m'bane me t'dasht tue u drasht, se t'due ma pak se ti m'don mue... n'se
m'pranon me t'dasht si t'due, pash hatrin e Zotit e t'amëltin e shpirtit, m'len
me ndij si m'dhemb. Pranoje epjen teme, siç mundesh me pranue kafshimin e
njasaj dhimbe qi t'dhemb tue drasht, njaq fort me t'dasht.
Gjithqysh
na duhena bash fort, n'andje e n'andrrime, n'epje e n'kopulime, n'dehje e
n'dalldije, n'qiell bash njajt si n'tokë, n're si n'vetëtima... duhena si tue
pru nji njësi të re matjeje të dashnis, në universin e trupave qi duan, zemrave
qi ndijnë, e buzëve qi plasin n'çdo pulitje, si n'zemrën teme dhe n'tanen me
adhurim e gjëmim, tash e gjithherë...
Amen!
Foto:
Francesco Hayez, Puthja, 1859, Galeria e Arteve Brera, Milano. Imazhi i domenit
publik (detaj)
(E
punume me dëshirim)