| E diele, 14.01.2024, 07:54 PM |
Shteti pa zbatim të ligjeve i kthyer në anarki!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës së politikanëve,
thënja e së vërtetës është akt revolucionar, pasi askush nuk është më i
rrezikuar dhe urryer sesa ai që e thotë të vërtetën!
Politikanët gënjeshtarë
kronik dhe patologjik
Përvoja
e tri dekadave të pluralizmit politik na ka mësuar se dryshimin politik në një vend
nuk e sjellin partitë e skenës politike parlamentare dhe as elitat politike,
përkatësisht kryetarët e partive politike, por e sjellë populli, e sjellin
forcat progresive intelektuale dhe atdhetare të shoqërisë sonë.
Gënjeshtarët
janë të llojeve dhe niveleve të ndryshme, por më të sofistikuarit dhe më të
paskrupullt janë gënjeshtarët e fushës së politikës, të cilët në kohë të
fushatave zgjedhore i përdorin të gjitha mjetet propagandistike për mashtrimin
dhe grabitjen e votës së qytetarëve.
Pra,
gënjeshtarët më kronik dhe patologjik i kemi në fushën e politikës, dhe atë në
të gjithë krahët e politikës, të cilët, të njëjtat gënjeshtra i përseritin nga
njëra palë zgjedhje në tjetrën dhe pa u skuqur fare para qytetarëve të vendit.
Pra,
politikanët e papërgjegjshëm gënjeshtrën e kanë kthyer në filozofi të
mashtrimit të qytetarëve, popullin në subjekt të mashtrimit, ndërsa pushtetin
në mjet të pasurimit të tyre.
“Lufta” e humbur kundër
pirjes së duhanit në hapsirat publike
Ligji
Nr. 04/L-156, i datës 04 prill 2013 kundër pirjes së duhanit në hapsirat
publike i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk
respektohet, po injorohet në tërësi nga pronarët e lokaleve dhe qytetarët.
Edhe
pse po bëhen 11 vite nga miratimi i ligjit kundër pirjes së duhanit në hapsirat
publike, ligji nuk u respektua pothuajse asnjëherë nga asnjë qeveri, përjashto
periudhat “vetëdijësuese” disa javore, ku zakonisht pas disa javësh inspektim e
mbikëqyrje, duhani gjithmonë kthehej në hapsirat publike.
Përgjatë
pushimeve trejavor në vendlindje, fati e deshti që disa herë të jemë prezent në
disa nga lokalet e kryeqytetit, në qytetin tim të lindjes dhe shumicës së
qyteteve anë e mbanë Kosovës.
Kudo
që hyra në lokalet publike e gjeta tym e mjegull të shkaktuar nga duhanpirësit
aktiv. Por, e keqja e madhe është se pasojat e tymosjes i vuajnë duhanpirësit
pasiv, të cilit e thithin tymin e kontaminuar, të dalë nga goja dhe hundët e
duhanpirësve aktiv.
Situata
e krijuar në lokalet publike të krijon përshtypjen e një anarkie totale, pasi
nuk funksionon ligji dhe mungon prezenca e inspektorëve shtetëror dhe lokal në
vend të ngjarjes ku ndodhin abuzimet e mëdha me ligjin në fuqi kundër pirjes së
duhanit.
Kur
dikush dëshiron të shpreh atë që ndjen dhe dëshiron, por nuk mundet, ngase nuk
e lejojnë të tjerët është krim! Këtë realitet të hidhur e kuptova krejt
rastësisht nga biseda me një mik timin gjatë pushimeve në vendlindje. Rrëfimet
e mikut ishin aq prekëse dhe tronditëse, saqë gjatë dëgjimit të tregimeve më
rrënqethej trupi nga trishtimi nga perjetimet e mikut.
Shteti
pa zbatim të ligjeve kthehet në anarki, ndërsa demokracia në diktaturë!