Mendime
Aurel Dasareti: Hallet e shqipfolësve islamikë!
E hene, 08.01.2024, 07:55 PM
Përshëndetje, pasi shpejtoj po shkruaj disa rreshta kundër atyre shqipfolësve që fenë e vet myslimane e vendojnë përpara.
Përçarje gjithë-shqiptare, në baza fetare, jemi
vend laik...
Nga Aurel Dasareti
E
ashtuquajtura Palestina, mikesha e Serbisë, Rusisë dhe armiqve tjerë... ka
refuzuar të njohë ekzistencën e Shtetit (vendit), dmth Kosovës, duke brohoritur
në korë me serbët “e ashtuquajtura Kosova është Serbi”.
E tani, hallet e shqipfolësve islamik, nuk drejtohen për
të mirën e Kombit shqiptar dhe vendit të vet (shqiptarëve pra, që janë në
zhdukje e sipër), por vajtojnë për Palestinën vetëm për faktin se ata janë
mysliman, duke akuzuar Izraelin. Këta aventuristë, disa prej tyre “profesorë” e
jo mahi, përndryshe gjysmë analfabetë dhe "myslimanë që nuk besojnë aspak
në Zot", me shkolla të blera, nuk janë ushtarak dhe duhet të heshtin për
çështjet ushtarake dhe luftërat e rruzullit tokësor. Nuk e kuptojnë fare se
Izraeli është një aleat i Kosovës dhe shqiptarisë. Kanë “harruar“ se shpëtuesit
e shqiptarëve të Kosovës (gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
gjenocidale, pan-sllaviste, terroriste, fashiste, naziste) nga 24 marsi deri në
10 qershor 1999 ishin:
Personazhet kryesore në administratën amerikane, që në vitin 1999 mundësuan
ndërhyrjen e NATO-s
(bombardimin e Serbisë terroriste) për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të
kryer kundër popullit shqiptar të Kosovës, spastrimin etnik të tyre nga trojet
stërgjyshore - ishin me origjinë hebreje, si që
ishin:
Madeleine Albright - Ish sekretari amerikan i shtetit - kjo zonjë humaniste ishte një
mbështetëse e madhe e Kosovës në luftën e saj çlirimtare kundër Serbisë
terroriste.
Wesley Clark - Gjeneral amerikan që në vitin 1999 ka drejtuar
fushatën ajrore të NATO-s kundër Serbisë terroriste
Richard
Holbrooke - Ish-ambasadori amerikan në
OKB
Sandy Berger – Ish këshilltar për sigurinë kombëtare në SHBA
William
Cohen - Ish-sekretari amerikan i
Mbrojtjes
Tom Lantos - Ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve
***
Harrova të përmendi çetnik
Arafat-in, sivëllain e çetnikut gjakpirës Sllobodan Millosheviç
***
O shqiptar, nëse nuk je i
kualifikuar për politikën e jashtme, atëherë heshtë. A nuk e sheh se gjithë
Perëndimi është kthyer kundër shqiptarëve edhe për faktin sepse mendojnë se
jemi islamik të rrezikshëm për Evropën..., ore kokëtul, kokëmish. Mbahuni me
aleatët, e mos sakrifikoni kombin dhe vendin e juaj për të huajt dashakeq,
përndryshe do të zhdukeni si komb e shtet brenda 5-6 vitesh...
PS: Unë nuk jam robot. Prandaj
ju them pa doreza: Çka dini ju, nuk di unë. Por edhe çka di unë, nuk dini ju.
OK?