Kulturë
Nue Oroshi: Aktivitetet e Shoqatës "Trojet e Arbrit" për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024
E shtune, 06.01.2024, 07:50 PM
Aktivitetet
e Shoqatës "Trojet e Arbrit" për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024
Nga
Nue Oroshi
Thotë
një fjalë popullore: "se kur të vetë
pleqëria se ku e ke lanë te ritë vaj halli për ty". Por kur këtë kohë
rinore dhe atë burrërore e ke
hargjuar në shërbim të kombit shqiptarë duke i dhënë udhën e dritës historisë shqiptare nga gjithë
ai terr që e krijuan historianët e diktaturave komuniste në
Shqipëri,Kosovë, Maqedoni, Mal të
Zi dhe viseve të tjera shqiptare
duke shkruar histori të fallsifikuar që
shërben vetëm për letër të riciklushme ,
për ti dërguar ato libra të fallsifikuara
për riciklim nëpër fabrikat e letrës, e për të
mos nxënë vend në biblotakat
tona.Vërtetë ai që është
historian i vërtetë ndihet krenar
kur e sheh se vetëm për vitin 2023 Shoqata "Trojet e Arbrit" ka
mbajtur dy sesione të mëdha shkencore
në Pejë dhe në Dibër gjithashtu ka organizuar edhe dy
akademi përkujtimore njëren në Lucern
të Zvicrrës e tjetrën në Prizren, si dhe është në
realizimin edhe të tri projekteve
të mëdha kombëtare në Pejë për Bustin e Marie Shllakut, në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit dhe
në Shkodër për monumentin e Kapidan Mark
Gjon Markut. Historiani e ndien vetën të kënaqur ku me përkrahjen e
historianëve të vërtetë arrin të
botoj dy libërshin për Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në
trojet shqiptare më, 1296 faqe ku kontribuan 87 autor nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e
madhe atdhetare.Po këtë vit botohet një
libër shumë i veçantë në gjuhën gjermane
për Kanunin e Lekë Dukagjinit, arrihet të
botohen edhe veprat e sesioneve të
kaluara shkencore për Monsinior dr.Don Zef Oroshin dhe për Kryeministrin
e Shqipërisë Etnike Mustafa Krujën.
Gjatë këtij viti në kuadër të nëntë veprave që përgaditëm ishin edhe dy vepra autoriale njëra
publicistiko-historike: "Pergamena e Djegur dhe Palimpsesti i
Paprekur" dhe tjetrën me poezi "Përshëndetma Tokën".
Qershinë mbi tortë i shtuan botimet e Shoqatës "Trojet e
Arbrit "edhe dy vepra të tjera
historike, njëra me autor Petrit Palushin "Masakër në Buzëmadhe"dhe
tjetra që posa doli nga shtypi dhe mbylli edhe botimet për këtë vit e autorës Bianca Maria Gjomarkaj, vajzës
se Kapidan Ndue Gjon Markut udhëheqësit të
Bllokut Kombëtar Independent, me titull "Kulla e Rezistencës
–Familja Markagjoni një Dinasti
Shqiptare". Këto aktivitetë të mëdha që kreu Shoqata "Trojet e
Arbrit" për vitin 2023 tregon qartë se kjo shoqatë gjithë kombëtare
është tani një Akademi e Shkencës dhe
Kulturës Gjithëshqiptare, e vetmja e cila është
duke e shkruar historinë e
vërtetë dhe jo atë lara- lara.
Për
këtë një kontribut të çmuar kanë dhënë mbi 200 studiues dhe studiuese nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e
madhe atdhetare. Asnjëherë nuk e kam menduar se të arrish suksese dhe të qëndrosh në
majat e shkencës dhe kulturës shqiptare do të krijohen edhe gjelozi të ndryshme profesionale por fatkeqësisht kjo
ndodhë tek ne shqiptarët. Të tillët që mirrën me thashetheme është mirë që le ta nxenë karrikën të punojnë më
shumë dhe në fund të vitit të
bëjnë llogarinë se çfarë
suksesi kanë arritur mbrenda
vitit, cilat janë sukseset e tyre apo
fatkeqësisht i ka pyetur pleqëria se mos e leni kohën e rinisë dhe të
burrërisë nëpër kafene duke pirë
kafe e çajra dhe duke përgojuar studiuesit atdhetar shqiptarë që i kushtojnë
kohën e tyre që shkenca shqiptare të vjen në binarët e duhur.
Meqenëse
si çdo institucion shkencor dhe atdhetarë që bën planet e veta edhe Shoqata
"Trojet e Arbrit" për vitin 2024 ka planifikuar një varg të madh të
aktiviteteve botuese, organizative dhe disa projekte të tjera në aspektin e ngritjes së monumenteve
dhe busteve. Shoqata "Trojet e Arbrit" për vitin 2024 ka
planifikuar botimin e shtatë veprave enciklopedike: 1.Kapidan Mark Gjon
Marku–Komandant i Përgjithshëm i Forcave të
Armatosura Kombëtare ,2.Profesor Ernest Koliqi- Mendjendrituri dhe
dritëdhënesi i Kombit Shqiptar, 3.Qëndresa Shqiptare në Periudhën Kohore 1878-1952, 4. Kontributi
Patër Paulin Margjokaj-për kombin dhe shkencën shqiptare, 5.Masakra Komuniste
në Tabje të Pejës, 6.Masakra e Komunistëve në Shtëpinë burg të
Sherametit në Pejë dhe 7.Kontributi i mësuesve të Qarkut të
Kuksit në Kosovë 1941-1945.
Po
ashtu gjatë vitit 2024 në javën e "Trojeve te Arbrit "që do ta mbajmë
në muajin Qershor do të organizojmë
edhe tri sesione të mëdha
shkencore, më 9 Qershor 2024 në Podujevë , më
10 Qershor 2024,në Prishtinë dhe më
12 Qershor 2024 në Malishevë.
Për
temat boshtë që do të organizohen
në këto tri sesione shkencore do të njoftohen me kohë studiuesit nga të gjitha
viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare. Ne nuk do ta lamë me kaq.
Në këtë vit do ti shtyjmë me tutje edhe
tri projekte të më dha për vendosjën e
tri monumenteve në Shkodër,Prizren dhe Pejë
që ka në projekt Shoqata "Trojet e Arbrit" dhe karshi
rrethanave të krijuara në leshimin e lejeve do të veprojmë me këto tri projekte të mëdha kombëtare. Po ashtu Shoqata
"Trojet e Arbrit" ka në planet
e saj edhe Përkthimin dhe botimin në
gjuhën angleze të dy veprave
enciklopedike: "Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në
trojet shqiptare 1912-1999" me gjithsej 1296 faqe.
Kjo
punë e madhe shkencore dhe kombëtare u
arrit falë punës së pandalshme të
studiuesve të mirëfilltë shqiptar pa harruar edhe donatorët që edhe pse të
paktë ata ndihmuan që projekti të
ecë përpara.Dhe krejt në fund dua të
them se në muajin Qershor Shoqata
"Trojet e Arbrit" kremton 20 vjetorin e themelimit, dhe ky 20 vjetor
po na gjen në vlugun më të
madh të punës, më një
fjalë egzistencën tonë 20 vjeçare
do ta kremtojmë me një punë të
madhe atdhetare dhe shkencore gjatë
tërë vitit 2024.