E enjte, 26.12.2024, 11:29 PM (GMT)

Mendime

Gjekë Gjonaj: Familja Kurmemaj ringjalli shpresë e dashuri

E merkure, 03.01.2024, 07:55 PM


Familja Kurmemaj fëmijëve më  në nevojë të Rozhajës u ringjalli shpresën për  t’u ndierë të paharruar, të  dashur e të mirëpritur

Nga Gjekë Gjonaj

Çifti  i dëshmuar humanitarë, Dina dhe Ahmet Kurmemaj,  mërgimtarë në Shtete të Bashkuara të Amerikës,  përmes  Fondit Humanitar Shqiptaro -Amerikan “ Trojet tona”,  vazhdon  misionin e  vet  humanitar. Këta njerëz bamirës me  shpirt dhe zemër të madhe   sërish u treguan të gatshëm  për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Mal të Zi. Fokusi i tyre i radhës  kësaj herë ishin  fëmijët më në nevojë të Komunës së Razhajës, të cilët janë të prekur nga sëmundja e diabetit  të tipit 1,  fëmijët me paralizë cerebrale   dhe të gjithë fëmijët e Qendrës Ditore.   Këto ndihma  financiare dhe dhurata  u ndanë,  më 27 dhjetor 2023,  në sallën  e  leximit të Bibliotekës së qytetit të Rozhajës dhe në ambientet e Qendrës Ditore.

Në ceremoninë solemne të ndarjes së këtyre ndihmave  fëmijëve më në nevojë të Rozhajës,  të pranishmëve iu drejtua  koordinatori i  Fondit Humanitar “ Trojet tona”  për Rozhajë, Haxhi Lajçi,  i cili  falënderoi  donatorët  për  punën e tyre humane.  “ Fondacioni Humanitar Shqiptaro-Amerikan ,,Trojet Tona “  ka ndarë  mjete financiare dhe dhurata  për  këto grupe të fëmijëve që kanë nevojë për përkrahje: 12 fëmijëve  me diabet ,  3 fëmijëve  me paralizë cerebrale dhe  të gjithë fëmijëve të   Qendrës Ditore.  Gjithsej   janë  25 fëmijë.  Idenë tonë, të doktor  Jaho Pepiq dhe profesoreshës  Sena Tahiroviq, për përkrahjen e  këtyre fëmijëve më në nevojë,  e kuptuan shpirtërisht   dy bashkëshortët  afaristë të shquar, anëtarë të Fondacionit  ,,Trojet Tona,, , Dina dhe Ahmet Kurmehaj, të cilët   janë  njerëz të mirë, humanist të kujdesshëm, sidomos për qytetarët e Malit të Zi. Ata janë njerëz  zemërgjerë,  vizionar  dhe të përkushtuar  për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje. Përveç kësaj ata posedojnë  një shpirt human, sakrifikojnë  pasurinë e  tyre për të tjerët, janë dritë dhe shpresë për të  ata që kanë nevojë për përkrahje.”, theksoi ndër të tjera Lajçi.

Me këtë rast folën  edhe  Dr. Jaho Pepiq dhe profesoresha  Sena Tahiroviq, të cilët  kanë përgëzuar fëmijët përfitues të  ndihmave dhe kanë falënderuar çiftin Kurmemaj  që ndihmuan  me mjete të  veta financiare  fëmijët    e Rozhajës që kanë nevojë për ndihmë.

Familja Kurmemaj  me këtë donacion fëmijëve në nevojë  të Rozhajës  dëshmoi atë që kërkohet prej nesh:  dhembshurinë ndaj të gjithëve, veçanërisht ndaj  fëmijëve që janë të sprovuar nga sëmundjet dhe  dhimbja. Shembulli i tyre fisnik rindez shpresën  për një njerëzim të ri, më të drejt dhe vëllazëror, ku të gjithë mund të ndihen  të paharruar, të dashur e të mirëpritur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora