E premte, 27.12.2024, 02:58 PM (GMT)

Mendime

Hoxhë Zekerija Idrizi: 'Lëvizja e Deçanit' - Pararojë në mbrojtjen e kauzës sonë kombëtare

E premte, 29.12.2023, 07:57 PM


"LËVIZJA E DEÇANIT" - PARAROJË NË MBROJTJEN E KAUZËS SONË KOMBËTARE

Pajazit Jashari, Arber Gashi, Saim Tahiraj, Shefqet Cakiqi-Llapashtica, Vesel Lekaj dhe Abdullah Zhjeqi, të shumëçmuar miq, vëllezër shqiptarë e atdhedashës të flaktë, ju përshëndes përzemërsisht! Në rrugëtimin tuaj drejt shtet-ndërtimit të Kosovës dhe Shqipërisë Natyrale, si dhe drejt orientimit të shëndoshë kombëtar dhe euro-atlantik perëndimor të kombit tonë iliro-dardano-arbëror do ta keni përkrahjen dhe ndihmesën time të pamasë.

Të çmuar miq, ky rrugëtim kërkon punë, aktivitete dhe përkushtim të lartë. E këto virtyte patriotike ju i keni pa dilemë.

Në këtë rrafsh ne bashkë me atdhetarët e tjerë shqiptarë në atdhe dhe në mërgatë, do të bashkëveprojmë ngushtë dhe me zemër. Së këndejmi, do të punojmë edhe me përzemërsi në drejtim të luftimit të të gjitha tendencave fundamentaliste të disa shqipfolësve radikalë e vehabito-selefistë, veçanërisht kundër disa imamëve dhe hoxhallarëve radikalë, të cilët po i bëjnë argatinë djallit dhe shërbimeve anti-shqiptare turko-arabo-serbo-ruso-sllave. Puna e këtyre mercenarëve e tradhtarëve shqipfolës po çon ujë në mulli të pansllavizmit e në dëm të kauzës sonë kombëtare, për arsye se ata mohojnë dhe përdhosin si mos më keq identitetin, shtetin, simbolet dhe personalitetet tona markante kombëtare.

Puna dhe aktivitetet tuaja në këtë rrafsh janë për t'u përshëndetur dhe përkrahur fuqimisht.

Miqtë e mi të shtrenjtë, Lëvizja e Deçanit, që ju e keni themeluar, është ndër organizimet më revolucionare pas Lëvizjes Kombëtare për pavarësi të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Lëvizjes së demonstratave për liri e pavarësi dhe Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive midis shqiptarëve. Lëvizja e Deçanit është kushtrim, pezmë, rebelim dhe protestë gjithëshqiptare për mbrojtjen e kauzës sonë kombëtare nga përdhosja, degradimi dhe rrënimi.

Këto pseudo-vlera anti-shqiptare e fundamentaliste ne do t'i luftojmë bashkërisht pa kompromis dhe pa pardon, sepse islami politik, rigjid dhe fundamentalist është kancer vdekjeprurës në organizmin e Arbërisë. E këtë kancer ne duhet detyrimisht ta imputojmë.

Mos keni dert miq, sepse do ta keni përkrahjen dhe mbështetjen time të fuqishme.

Kjo detyrë është sa prioritare aq edhe emergjente dhe akute për rrethanat në të cilat gjendemi ne sot. Veprimi aktiv në këtë rrugëtim sublim është KRYEIDEAL i yni më i lartë kombëtar. Kjo, njëkohësisht, është edhe detyrë madhore kombëtare e shteteve tona shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë dhe pjesëve të tjera iliro-dardano-arbërore në Gadishullin Ilirik.

Për fund, ju uroj shëndet dhe suksese të shumta në jetë dhe në aktivitetet kombëtare!

Respekt pa fund për Ju!

Zoti ju bekoftë juve dhe gjithë shqiptarët!???

Me respekt të thellë, miqësisht, idealisht dhe vëllezërisht:

Hoxhë Zekerija Idrizi , Berlin /Shkup

https://www.facebook.com/zekerija.idrizi.31



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora