Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Babadimri
E merkure, 27.12.2023, 07:34 PM
BABADIMRI
NGA
KALOSH ÇELIKU
TUNGJATJETA
Male me lisa – fusha me grurë
Zogj me këngë – kulla me
flamur.
Gurra me ujë – trima në çeta
Lumenj me shelgje – liqe e
këneta.
Tungjatjeta!
Natë me hënë – diell me rreze
Qiell me yje – dyer me reze.
Bujq me plugje – shitëse me
gazeta
Burra me armë – dasmorë me
trumbeta.
Tungjatjeta!
Nëna me djepa – grigje me
baresha
Shkolla me nxënës – poetë me
vjersha.
Atdhe me trima – fëmijë me
biçikleta
Biblioteka me libra – buste me
gërsheta.
Tungjatjeta!...
MOTI I KEQ
Era kur fryn – shahet qielli
Shiu kur pikon – qanë qielli.
Breshëri bie – top lozin yjet
Bora bie – të ftohtë kanë
pyjet.
Rrufeja kur shti – zemërohen
retë
Lumi vërshon – s’e tërheqin
qetë...
STËRNIPI I SKËNDERBEUT
Bora bie, fryn era me
shtrëngatë
Unë fletore, libra fus në
çantë.
U them prindërve: lamtumirë
Udhembarë, o djalë i mirë!
Burrërisht si trim dal nga
dera
Ktheu prapë, më thotë era!
Jo, oj erë s’kthehet prapë
trimi
Me një vjershë më thërret xha
Naimi.
Dua t’i dal zot edhe unë
Atdheut
Se, jam stërnip i Skënderbeut.
Obo-booo, ç’u zemërua era e
malit
Turr të egër seç i bëri
djalit.
Po trimi me gjoks e grushte
para
E bëri erën të ikë nëpër ara.
Shiko babi, shiko si ecë
shkollari
S’e ndal shiu, era, bora, as
acari.
Përpara o bir, me libra në
dorë
Suksese të reja për të
korrë!...
DIMRI ME QERRE
Vargu i gjatë me çanta në dorë
Krah për krahu në erë, e
dëborë.
Acari u vë pusi pas një ferre
Dimri rrugëve endet me qerre.
Armët dorëzoni, mos bëni asnjë
hap
Pushka e dimrit: shkrrap –
shkrrap...
SHARRI PLAK
Sharri plak folë me lisat
Sharri plak fol me bishat.
Sharri plak folë me burimin
Sharri plak folë me trimin.
Sharri plak folë me gurin
Sharri plak folë me flamurin.
Sharri plak folë me shpezët
Sharri plak folë me rrezet.
Sharri plak folë me bariun
Sharri plak shahet me
veriun...
BABADIMRI
Babadimri,
Natyrës ia sjell pajën
Lepujt mezi e tërheqin sajën.
Valles ia merr bashkë me
fëmijë
Qielli fishekzjarre s’di sa
mijë.
Fëmijëve u shpërnda dhurata
Yhahaaa – i ka duart e gjata.
Babadimër,
Lisave më pak erë veriu
Maleve gjithmonë këngë
bariu!...
DORDOLECI ME LLULLË
Fëmijët dordolecit i vunë
kësulë
Goni tha: jepni edhe një
llullë!
Duhanin vetëm mos ia ndizni
trimit
Se hutohet s’di nga t’i fryej
tymit.
Kollitet, mund t’i dhëmbë
barku
Fyti i bëhet më zi se oxhaku.
Karrota si bënë keq në vend të
hundës
Pullat ku i latë, mbërthenja
gunës!
Fshisën ia veni, mos e leni pa
armë
Nata e gjatë, mund të ketë
zjarmë.
Gon Hutaçi tinës me kësulë në
kokë
Ndize he burrë, bëmu edhe ti
shok!
Dordolecit, po sa iu tymuan
flokët
Faqeve teposhtë i rrëshqitën
lotët.
Lepuri që i përcillte këto
veprime
Fëmijët, tha vërtetë bënë dy
gabime:
Një: dordolecit i dhanë llullë
duhani
Dy: Karrota i takonte këtij
azgani...
PLEPAT NË LUHAJË
Vu e vuuu... Unë jam era
Librat mos i lini te dera!
E nëse u mërzitën, o Nikollë
M’i jepni mua t’shkoj në
shkollë!
Fiu – fiuuu, fishkëlloj me pip
Me vete barti letra e grip.
Udhëtarëve pluhur u hedh në sy
Po m’hidhërove të sulmoj edhe
ty.
Kësulën ta marr vrik – shallin
Dhe shëtis me të livadhin.
Pemëve gjethet tinës ua vjedh
Edhe unë, si ju di të bredh.
Bustave u vë kurora lulesh
Fluturave, ti kur u turresh.
Kështu vrapoj vu e vu, haj –
haj
Majat e plepave i hip në
luhajë...
MALEVE TE BURIMI
Krah për krahu – taborre,
taborre
Faq më faqe, o dorë për dore!
Urra! Do të dalim maleve te
burimi
Shtrigës sulm me libra
këndimi!
Ca të ndalemi me barinj
n’bregore
Cung më cung si në banka
shkollore.
Fytas të rrokemi sikur burrat
Hapi ynë të eci nga gurrat...
PAK NËPËR VERË
PAK NËPËR DIMËR
O do të turrem andej nga mali
Kodrës, majave me hapa djali.
Pak nëpër verë, pak nëpër
dimër
Se, jam djalë, o me libër.
Që, s’trembet fare nga veriu
Më rritë bora, më rritë shiu.
E do të pij ujë te një burim
Ta shuaj etjen, të bëhem trim.
Sharrit plak t’i ngjitem në
majë
Mes dy lisash të bëj luhajë!
Malësorçe t’ia them si bariu
Le të bie bora, fryj veriu...
PLEPAT LEXOJNË QIELLIN
M e madhe e shtypit, m e vogël
e shypit
MJEGULLAT
Pikat e shiut lëshohen
teposhtë rrypit.
Bari sytë i lanë me shtama
Shelgut në lumë i laget këmba.
Lulja derën vrik ia çelë
bletës
Vjollca në ferrë u prinë
çetës.
Flutura livadhit kërkon
ombrellën
Zogu ngutas e vesh fanellën.
Leximi vazhdon në tjetrën faqe
Tymi ngrihet mjegull mbi
oxhaqe.
Kryerresht.
Shkollari ngutet nga shkolla
Lahu e lahu lisi, ftoi, molla.
Natyra i vesh rrobat e ngushta
Lulet zgjasin duart grushta,
grushta.
Plepat gjithmonë me syza të
fshime
Qielli qenka plot vjersha e
tregime...
EJA PAS MEJE
Gur më gur e kaloj lumin
Gjoksin para e pres sulmin.
Dora-dorës ballë kësaj beteje
Eja pas meje!
Lule më lule eci si bletë
Vjershën time kërkoje në çetë!
Vullnetare doli pas një reje
Eja pas meje!
Mal më mal atje, te burimi
Shkollarëve t’u prij te
këndimi.
Klasë më klasë me zë rrufeje
Eja pas meje!...
TË LINDË DIELLI
Vjersha jemi, ecim librave
t’këndimit
Gazetave, herë fletoreve të
trimit.
Shkollave me nxënës i hapim
dritaret
Marrim malet.
Verës – dimrit me shoqe e shokë
Qafë për qafe e kokë më kokë.
Armë e fortë jemi në këtë botë
Kemi të ftohtë.
Xhep më xhep e dorë më dorë
Gjoksin para në shi e dëborë.
Hapi ynë ecën nga qielli
Të lindë dielli!...
VJERSHË PA NJË VARG
Festave rri kaçaku në mes
lulesh
Babi, ndal! Me këta vargje ku
turresh?
Bustin dua të përqafoj
fluturim
Zemër më jep, e më bënë trim!
Librave m’i zgjon vjershat
kalavesh
Vocrraku një varg më tha në
vesh:
Mua poetit faqja seç m’u lag
Vjershës sime i mungon një
varg...
VËLLEZËRISHT
Rrugës ma ndërsen qenin
Veten e lëvdon vazhdimisht.
Kësaj i thuakan vëllazërisht?
Fajtor më bënë para nënës
Nga unë bënë me gisht.
Kësaj i thuakan vëllazërisht?
Vjersha ime të zemron në libër
Faqeve i turresh egërsisht.
Kësaj i thuakan vëllazërisht?
Banane për vete do çdo ditë
Mua lëvoret m’thua merri
lirisht!
Kësaj i thuakan vëllazërisht?
Dita - ditës në shtëpi e
shkollë
Lojën time e vjedh tinëzisht.
Kësaj i thuakan
vëllazërisht?!..
Nga
libri me poezi për fëmijë: Ujku e di një
lojë, 1985).