| E hene, 18.12.2023, 07:56 PM |
E. Hoxha: Zogu dhe Fishta ishin shovinistë, na
armiqësuan me jugosllavët, Kosovën nuk e duam
Pjesë
nga fjalimi i Enver Hoxhës më 18.12.1946:
Pse
populli jonë i shtypur, i nxitur (dikur-shënim) nga ndjenjat shoviniste, i
shkelmoi këto parulla, i kuptoi qartë udhëzime e drejta të partisë sonë,
populli nuk shihte (tashmë-shënim) atë që i kish paraqitur Zogu, Fishta,
fashistët, etj...
Sikurse
në zhvillimin e luftës ashtu edhe këtu në ekonomi, nuk tiganisemi me dhjamin
tonë. Një vend i prapambetur, në një vend ku bujqësia ish e braktisur dhe
ekziston akoma kjo situatë, nuk mund të kuptohet ngritje pa një bashkëpunim
ekonomik, pa ndihmën e Jugosllavisë. Në këtë kohë Komiteti Qendror ka marrë
vendim për akordin ekonomik.
Në
lidhje me këtë, është edhe një çështje tjetër se unë mendoj se disa anëtarë
partie që duan të na filozofojnë se mos thotë populli se ç’bëhet me Kosovën. Në
rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, ai e ka të qartë edhe çështjen e
Kosovës. Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi jonë është që ajo që
jetë e fortë. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është
progresive. Pra në këtë situatën, përkundrazi duhet të bëjmë ç’është e munduar
të kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi. Tash vjen çështja këtu kur ne të
kemi arrirë në socializëm, do të thotë se atje dhe këtu mbeturinat e
kapitalizmit kanë ngrënë dru. Ahere në një situatë të tillë Kosova dhe të
bashkohet me Republikën Socialiste të Shqipërisë. Kjo është vija, këtë na mëson
marksizmi.
Ne
do ta shpjegojmë. Kush nuk e kupton ne kemi për detyrë ta luftojmë. Kur ne
bëjmë një akord, hapim doganat, është një hap drejt socializimit e
marrëdhënieve të Kosovës me popullin shqiptar. Populli i Kosovës i ka të gjitha
liritë, ai ka marrë tokën, kanë shkolla, jemi miq më të mirë, forca e
argumenteve tona është më e madhe.