Kulturë
Hivzi Muharremi: Kolona artistike ‘’Vizioni 2023 UBT’’
E shtune, 16.12.2023, 07:55 PM
KOLONIA ARTISTIKE UBT - “VIZIONI 2023 - UBT”
Me rastin e mbylljës së Kolonisë artistike “Vizioni 2023 UBT” e
cila veprimtarinë pikturale e filloi në Boge të Rugovës dhe hapjës së ekspozitës
me vepra të realizuara gjatë qëndrimit të artistëve në këtë vend piktoresk,
turistik e artistik i rrethuar me bukurit atraktive të imazheve e motiveve
mjaftë inspiruese e mbresëlënëse për shpirtin e krijuesëve të arteve pamore. Në
ekspozitë para artdashësve të shumtë u prezantuan veprat e 22 autorëve të
realizuar gjatë qëndrimit të tyre treditor në ketë ambient.
Kolonia artistike “Vizioni 2023 UBT” Edicioni i parë organizuar
nga Kolegji Universitar UBT e cila funksionimin artistik e ka filluar që nga data
10 -13. dhe e ka finalizuar me organizimin e hapjës së ekspozitës me punime të
realizuara në ambientet e motiveve të nënqiellit të Alpeve shqiptare në Boge të
Rugovës.
Nga Prof. Dr. Hivzi
Muharremi
Duke pasur parasysh kultivimin dhe zhvillimin me dekada të
kulturës pamore në përgjithësi si në vend ashtu edhe më gjerë, krijimtaria
artistike figurative e Kosovës ka arritur ta begatojë edhe më shumë kulturën
kosovare. Kontribut të veçantë për zhvillimin e krijimtarisë kulturore përvec
ekspozitave përsonale, kolektive të organizuara në ambientet institucionale
kulturore të Galerive, muzeumeve dhe ambienteve të tjera kulturore, kontribut të
madh kanë dhënë edhe aktivitetet e tjera organizative artistike sic janë
Kolonitë artistike, ku përmes takimeve koorelative, të drejtëpërdrejta janë
gërshetuar krijues të vendeve dhe kulturave të ndryshme si vendore, mbarëkombëtare
poashtu edhe ndërkombëtare. Në mesin e këtyre aktiviteteve dikur ekzistonin
edhe kolonitë e Deçanit (1957) dhe Grozhnjanit në Istër të Kroacisë. Në këto dy
koloni janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe kanë marrë pjesë
krijuesit më të afirmuar me përmasa evropiane dhe botërore. Si arritje
produktive kanë përfituar organizuesit, krijuesit dhe kultura kombëtare duke
organizuar ekspozita të nivelit mbarëkombëtar e ndërkombëtar. Ndaj, duke parë
një mungesë të organizimit të kolonive artistike me karakter të lartë
profesional, mendojmë që ta vazhdojmë këtë lloj organizimi, kuptohet me një
strategji krejt më ndryshe, në kushte dhe rrethana më të favorizuese sepse një
eveniment i tillë reflekton afërsi shoqërore e kulturore si në rrafshin
individual ashtu edhe atë kolektiv si dhe multinacional.
Duke e marrë parasysh kushtet për funksionimin e një kolonie me
kërkesa vërtetë krijuese dhe kreative, jemi përcaktuar për ambintet e Alpeve
shqiptare, për vndqëndrim krijues në Boge të Rugovës ku Edicionet tjera të
Kolonisë artistike do të organizohen në qëndra të tjera. Këtë Koloni artistike
të Edicionit të parë e kemi filluar me 22 artist krijues. Edhepse numri në
fillim do jet modest, shpresojmë se në edicionin e dytë do ta dyfishojm numrin
e pjesmarrësve. Si zakonisht në këto Koloni dominon fusha e pikturës edhe
kuratori i ekspozitës është përcaktuar kryesisht për emra të tillë nga tri
brezat e artistëve figurative me një përvojë të madhe të këtyre eventeve.
Esad Valla prezantohet me veprën “Peizazh vjeshte” ku me një
struktur koloristike të ngjyrave e shpërfaq ambientin e nënqiellit të bukurive
natyrore të Bjeshkës. Në këtë pikturë dominojnë nuancat e ngjyrave të verdha,
oker dhe atyre të hirta. Piktori Hajrush Fazliu në frymën e introduktit
ekspresiv i evokon ngjarjet nga këto ambiente me një kolorit intensive dhe me
raporte kontrastive ku drita e potencon format kompozicionale të cilat
reflektojnë ngjarjet e ndryshme historike. Piktori Edmond Dhramo gjithnjë në
stilin e vet modern abstract përmes strukturave koloristike që reflektojnë nga
planet e para kompozicionale e deri tek finalizimi kompozicional e arrin me
shkrirjen e ngjyrave ekspresivo-abstrakte të harmonizuara në aspektin e toneve
dhe nuancave të ngjyrave të hirta. Agim Kadillari me kompozimet e veta i praqet
vispamjet e bukura të natyrës nga ambienti i Rugovës duke na shpërfaq një
kolorit stinor me reflekse të ngjyrave dhe formave kontrastive të ambientit
malor. Po ashtu edhe Xheneta Kadillari në dy tablo të realizuara me këto
vispamje të jashtëzakonshme nga nënqielli i Alpeve shqiptare na sjellë dy vepra
shumë të suksesshme si në aspektin koloristik të efekteve poetike e ekspresive
nga stina vjeshtore. Agron Pollovina si zakonisht është i dëshmuar jo vetëm
peizazhist i plenerit po edhe piktor i figuracionit duke filluar nga periudhat
e ndryshme historike ku shpërfaq skenat pikturale si nga periudhat mesjetare, të Rilindjës e deri tek ato të sotmet.
Azem Kucana piktor i ambientit shqiptar gjithnjë i evokon skenat më
të rëndësishme nga e kaluara jonë historike duke filluar nga mitologjia e deri
tek ato të periudhave të ndryshme historike. Kompozicioni “Zanat e maleve”
spikat një atmosferë karakteristike e ambienteve të jetës së tyre me ngjyra të
shkrira tonale ku figyrat spikaten si silueta në spektrin koloristik.
Veprat e Nagip Berishës spikasin me një kolorit ekspresiv me një
hapësirë kompozicionale të raporteve të ngjyrave që si një tërësi janë të
harmonizuara në veti. Isa Alimusaj botën e tij artistike gjithnjë e ka shpërfaq përmes cikleve të “Profileve Dardane”, tani në
këto dy vepra reflekton një frymë moderne si në aspektin e trajtimit të formave
në hapësirë po ashtu edhe të koloritit. Piktori i mbetet besnik trajtimit përmbajtësor
edhe në këto vepra abstrakte.
Xhevdet Dula si në aspektin koloristik të frymës ekspresive
poashtu edhe në atë përmbajtësor na ofron një vepër komplete. Ngjyrat në mëyrë
të furishme janë të hedhura në telajo ku përmes kontrastit shpërfaqin forma të
ndryshme kompozicionale. Në këtë duo piktori e mpleks shpirtin dhe botën e tij
artistike në frymën moderne e abstrakte. Haxhi Kastrati gjithnjë i mbetet
besnik motiveve dhe imazheve si nga e kaluara ashtu edhe nga e sotmja. Figurat
në pikturat e artistit shpërfaqin një të kaluar shumë të hidhur duke pësuar një
kalvar të vërtet gjatë periudhave historike nga dardanët e deri me sot. Eshtë
piktor kolorist dhe i figuracionit. Vullnet Begolli me një pasion të vërtet i
shpërfaqë tonalitetet e ngjyrave në formë ylberi edhepse në shikim të parë dukën
ngjyrat të pastra ato janë të përpunuara në aspektin koloristik. Vepra e Zymer Mulliqit
ngërthen një kolorit dhe ndricueshmëri natyrale që e spikasin motivin autokton
të veprës. Në veprat e Merita Myderrizit-Malokut spikat kontrasti i strukturës
koloristike me primesa të ndricueshmërisë
natyrale që veprave i japing një gjallëri. Vjosa Bujari – Maliqi është piktore e koloritit dhe
formës kompozicionale Në këtë dikitomi mbarshtrohet struktura kompozicionale e
frymës moderniste. Ndërsa piktori Arbnor Morina shquhet përnga invencioni i
shprehjës koloristike. I cili me një devotshmëri e realizon veprën monumentale
në frymën modern. Peizazhet e artistit Tafil Peci- Boletini ngërthejn një notë
të frymës së introduktit postimpressionist me ngjyra të harmonizuara ku
peizazhit i jap një qasje të kompozimit poetiko-lirik. Piktori Njazi Lloncari
frymëzimin për realizim të veprave kryesisht e mbështet në imazhet e vilave dhe
shtëpive të këtij regjioni ku ne ishim të përqendruar. Vepra këto të realizuara
në frymën e koloritit ekspresiv me theksim të formave postimpresive. Fryma
moderne në trajtim të tablove të Liridona Gjuka kryesisht spikat në gamën e
mbylltë të refleksioneve të penelit me akcentime ku struktura koloristike e
formëson vet përmbajtjën kompozicionale të tablove. Tek autorja Ibo Avdiu
reflekton peizazhi me një atmosferë sa idilike po aq impressive me një kolorit
që i përgjigjet vet stinës vjeshtore. Po ashtu e dhe Gëzim Kelmendi e
trajton një imazh mjaftë përmbajtjësor
si në aspektin e strukturës koloristike poashtu edhe të formës.
Në fund mund të themi lirisht edhe koha treditor per realizim te
veprave artistike në një event të tillë të Kolonisë Artistike autorët-pjemarrësit
janë orvatur që cdo njeni në mënyrën e vet ti shpreh këto imazhe nga pleneri i
Alpeve shqiptare dhe posacërisht falemderimi për përkrahjen e organizimit të këtij
manifestimi i shkon Rektorit të UBT Prof Dr. Edmond Hajrizit.