Kulturë
Tomë Mrijaj: Klajd Kapinova - Nëpër faqet e historisë së klerit katolik”
E enjte, 14.12.2023, 07:52 PM
Libri “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik” në faqet online të kompanive Amazon, Barnes and Noble etj.
Vepra modeste, është fryt i një pune shumë vjeçare, qysh
nga koha kur autori punonte si redaktor në revistën kulturore fetare dhe popullore
shkodrane “Kumbona e së Dielës”
(themeluar nga Kardinal Mikel Koliqi në vitin 1942) në Arqipeshkvinë
Metropolitane në Serreq, Shkodër, në vitet 1991-2002, së bashku me dy miqët e
tij imzot Zef Simoni Ipeshkev Ndihmës në Arqipeshkvinë Metropolitane dhe studiuesin
e shquar shkodran Kolec Çefa, të cilëve u ka kushtuar artikuj nderimi dhe
respekti, në faqet e këtij libri. Libri ka 594 faqe dhe shumë foto me ngjyra,
që botohen për herë të parë. Literatura e pasur e përdorur për hartimin e
librit në fjalë, është në disa gjuhë të huaja dhe ka shumë fusnota dhe
dokumente historike, që publikohen për herë të parë. Libri, është shtypur me
standarte dhe cilësi bashkëkohore amerikane nga miqët e tij në New York dhe
California.
Për t’a porosirut librin në
Barnes and Noble duhet të klikoni këtu:
https://www.barnesandnoble.com/w/book/1144464610?ean=9798218330538
Nga Tomë Mrijaj
Autori shqiptaro amerikanë Klajd
Kapinova në librin e ri: “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik”,
trajton temat e larmishme historike të krishtërimit ndër shqiptare, si:
histori kishe, figurat e klerit katolik ndër vite, hulumtimin dhe analizën e disa prej tyre,
reçensione
mbi librat e klerikëve katolikë,
shkruar ndër vite dhe këndvështrime të reja, në të gjithë veprën e tij të re voluminoze.
Ai e fillon librin me disa
momente historike të persekutimit të hierarkisë kishatare, të prelatëve dhe klerit katolik, duke dhënë faqe pas faqeje episode shifra dhe fakte konkrete nga
burime historike shqiptare dhe të huaja.
Më pas ai e fillon veprën hulumtuese shumë vjeçare, duke e përshkruar nënën humaniste në një këndvështrim të ri historik, sipas burimeve botërore dhe më së shumti amerikane, për shqiptaren etnike Gonxhe Bojanxhi.
Shkrimtari ynë, i
shqetësuar
nga historitë e pakëndshme
që
ndodhin shpesh me veprime te turpshme kontradiktore me realitetin në
trojet shqiptare mbi figurën, jetën dhe veprën e Shenjtneshes, qysh kur ka lindur në qytetin e Shkupit
të
Maqedonisë Veriore,
është rritur dhe është dorëzuar si murgesh qysh në moshën e adolishëncës (në
shërbim të Zotit dhe popullit të Tij), Ajo asnjëherë nuk ka mbajtur burqa, një veshje
karakteristike e vendeve sheriatiste ekstreme islame otomane, arabe dhe në rajonin
e Lindjes së Mesme.
Autori ynë i
prekur nga fakti absurd mbi ngritjen e një statuje turpi, fatkeqsisht realizuar me
qëllim ose aksidentalisht nga një “artist” shqipfolës, skulptori e paraqet
turpërisht Gonxhen tonë para botës shqiptare dhe mbarë njerëzimit sikur Nënë
Tereza nuk është shqiptare etnike,
por arabe apo otomane, me etnicitete dhe veshje këto tipike dhe klasike
orientale, që s’kanë asnjë histori lidhjeje me zakonet e lashta brenda territorit etnik
iliro-arbëror-shqiptar.
Ajo ishte një person i dashtun për
të gjithë, sepse ndihma e Saj me përkushtim për të sëmurët, nevojtarët, të pastrehët, hapja e shkollave dhe zhdukja
e analfabetizmit, ndikuan që e gjithë bota të njohë shpirtin human të shën Nënë
Terezës.
Shën Nënë Tereza e Kalkutës,
përmes veprave pozitive, edhe njherë u tregoi të gjithëve, që përmes
përkrahjes, vullnetit jemi më afër Zotit.
Pikërisht figurës brilante të kombit tonë dhe mbarë njerëzimit
me emrin e shenjtë shën Nënë Tereza, autori
i librit të ri Kapinova i ka kushtuar edhe një libër me titull: “Engjëll
vuatjeje dhe shprese” (2002).
Autori, duke bërë
paralelizëm mes
Shqipërisë dhe
SHBA-së, ai
tregon faktin se Nanë Teresa është “Qytetare
Nderi” e SHBA-së dhe ka marrë në Shtëpinë e Bardhë vlerësimin më të lartë,
që jep shteti amerikan, me titull: “Medalja
e Lirisë” nga Presidenti republikan Ronald Wilson Reagan.
Studiuesi shkruan: “Duke shëtitur me kujdes në disa kisha
katolike në Bronx, New York dhe shtete të tjera të SHBA-së, kam parë shumë
piktura murale me tematikë shqiptaren e madhe të përmasave botërore, të cilat i
kam fiksuar me aparat fotografik dhe ndoshta ka ardhur koha t’i bëj publike,
për bashkatdhetarët tanë në vendlindje, lexuesit dhe biografët e shquar të
humanistes së famshme shën Nënë Terezës etj.”
Butësia, buzëqeshja,
identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese më të varfër midis më të varfërve,
më të përbuzur, midis të përbuzurve, më të uritur midis të uriturve, njerëzve
të braktisur si mbeturina të mbeturinave nga familja, komuniteti, të afërmit e
tyre dhe shoqëria në këtë planet.
Ajo, u shtriu dorën e
ngrohtë të përjetshme të mirësisë kristiane dhe shpirtit të pastër human. Të
varfërit e shumë shtetëve të botës së tretë dhe disa vendeve të zhvilluara, të
braktisurit përgjithmonë në rrugë prej shumë vitesh, i mori në krahët e saj të
ngrohtë human.
Por ajo që është
interesante në vepër, është përshkrimi për herë të parë i vizitës së Saj të
parë në Shqipëri më 23 gusht 1989 dhe rrëfimi special i ish të persekutuarit politik shkodranit Marçel Hila.
Aty mësojmë se Ajo ku u prit nga e veja e
diktatorit ateist diktatorit Enver Hoxhës, Nexhmije, ministri i Jashtëm Reis
Malile, Ministri i Shëndetësisë Ahmet Kamberi, Kryetari i Kuvendit Popullor
Petro Dode dhe zyrtarë të tjerë
shtetërorë e partiakë, duke vendosur më pas një buqetë me lule në varrin e
diktatorit Enver Hoxha si dhe vendosi një kurorë në statujën e Nënës Shqipëri,
tek vorrezat e deshmorëve të kombit shqiptar.
Shumë shqiptarë dhe
shtresa e ish të persekutuarve politikë asokohe protestuan dhe nuk kanë qenë
dakord me këtë veprim të humanistes sonë Nënë Tereza.
Arsyeja mësohet
se ka qene fakti, se varri i diktatorit
Enver Hoxha lëkundej dhe toka dridhej sikur të kishte xhind brenda tij. Kjo
shpiegohet me faktin se edhe pse mbrohej nga ushtarë dhe një officer (24/7 për
365 ditë të vitit) të gardës së
republikës shqiptare, sërisht varri sikurse tregojnë ushtarët
vibronte dhe dukej sikur nxjerrte nga brendësia klithma të
frikshme…
Mbas vizitës
tronditëse të Nënë Terezës në Shqipëri mbi varrin e diktatorit Hoxha, humanistja
ka pësuar një goditje në zemër, e cila e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së Saj.
“Ne kishim frikë se
ai ishte spiun”, thotë Hila. Megjithatë, një ditë
ushtari i ardhur nga Garda e Republikës i rrëfeu arsyen e vërtetë përse e
kishin ulur në gradë.
Poeti Kombëtar Atë Gjergj Fishta
o.f.m., është një
temë e preferuar e shumë
studiuesve shqiptar sot në vendlindje dhe diasporë, sepse ai ishte i pari që hapi klasat qytetëse, duke
futur gjuhën shqipe në mësim, në kohën që ishte emëruar drejtor i shkollës
fillore françeskane.
Më pas poeti i madh nacionalist
Fishta, ishte kryetar i Komisionit të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir
(1908), si dhe themelon dhe drejton deri sa mbylli sytë revistën e njohur
kulturore-shkencore “Ylli i Dritës” në Shkodër, në vitin 1913 si dhe hapi
Shtypshkronjën Françeskane, nga ku nisën të dalin rregullisht periodikë
cilësorë të shtypit fetarë katolikë dhe me përmbatje të mirëfillta kulturore në
qytetin e Shkodrës, që asokohe dhe deri më sot mbahet si djepi i kulturës
mbarëshqiptare traditë të cilën e ruajti vazhdimisht ndër shekuj, etj.
Kur eshtrat e tij, ishin
pajtuar me lumninë e pasosun, ndodhi ai akti absurd më antinjerëzor, kur
zhvarroset nga regjimi ateist dhe antishqiptar i Enver Hoxhës, ashtu sikurse
kishin vepruar turqit me eshtrat e arqipeshkëvit imzot Pjetër Bogdanit autorit të Çetës së Profetëve, serbët me babain e grumbulluesit të zellshëm të kodifikimit të
Kanunit të Lekë Dukagjinit atë Shtjefen Gjeçovit o.f.m. dhe së
fundi përsëri komunistët shqipfolës eshtrat e Dedë Gjo’ Lulit fatosit trim të
Kryengritjes së Malësisë së Madhe (më 6 prill 1911), të cilat mizorisht dhe me
përbuzje i hodhën menjëherë në ujërat e ftohta të lumit Drin.
Publiçisti ynë bashkëkohor, ka një pasion të veçantë për historinë si disiplinë humane dhe rrëfimin shumë shekullor të zhvendosjes së afreskut mrekullibërës të Zojës së Këshillit të
Mirë nga qyteti antik i Shkodrës, në drejtim të dheut latin në Genazzano
të Italisë.
Ai shkruan, se: “Historia e saj, është vetë historia e
katoliçizmit ndër shqiptarë, e cila, me vdekjen e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon
Kastriotit, më 1468, nisi udhën ose kalvarin e mundimeve në kryq. Duke mos parë asnjë rreze
shprese nga këta njerëz pushtues barbarë
islam otomanë, populli shqiptar iu drejtua qiellit:
mbushte tempujt e shenjtë, shumëfishonte lutjet shpirtnore publike, mbante
kreshmë të rreptë dhe i lartësonte Hyjit premtime të çdo lloji, që ta ndalte
fatkeqësinë e zemërimit të tij.”
Si bashkautorë me autorin e këtij libri në disa libra monografik kushtuar liderit fetar dhe atdhetar
të komunitetit tonë shqiptaro amerikanë dom Anton Kçira, sërisht në këtë vepër në disa tema të veçanta rreth kësaj figure, studiuesi e ka zbardhur me
detaje gjithë jetën dhe veprën e madhe në shërbim të komunitetit tonë në SHBA të atdhetarit meshtar.
Asokohe
mësojmë se familja e tij etnike shqiptare bënte një jetë mesatare
ekonomike. Ajo ishte një familje shumë e përparuar katolike gjakovare për
kohën, në të cilën gjithmonë kultivohej me traditë dhe krenari dashuria dhe
respekti për Atdheun dhe devocioni tradicional fetarë shumë
shekullor katolik.
Hulumtuesi
Kapinova e përshkruan kështu ambentin atdhetar dhe fetar të familjes Kçira:
“Edukata atdhetare e fetare, të cilën
prindërit i dhanë vazhdimisht Antonit të vogël dhe prirja e tij qysh fëmijë për
t’i shërbyer thirrjes së Zotit, bënë që tek ai të lind dëshira e madhe dhe e
përjetshme për t’i shërbyer Zotit, gjë e cila u bë realitet shumë vite më
vonë…, në rininë e tij. Jeta dhe zhvillimi i ngjarjeve historike ecën me
shpejtësi edhe për familjen e personazhit të studimit tonë dom Antonit.
Sot, në shekullin XXI, në Kosovë janë
më shumë se 100 shtëpi, të cilat mbajnë mbiemrin Kçira. Banorët e saj edhe pse
ndodheshin 9 kilometra larg Shqipërisë deri në vitin 1990 kanë qenë të privuar
të vizitonin tokat e të parëve të tyre.”
Patrioti
dhe bariu i mirë i grigjës së vet, ka ndihmuar me strehime dhe ushqime, me
mijëra të shpëngulur dardanë, gjatë eksodit biblik të vitit 1999 drejt
shtetit amë, për t’i shpëtuar makinës ushtarake shfarosëse serbe, ku, autori i
këtij libri ka qenë dëshmitar okular, në shumë
qendra të sistemit të tyre, pranë kishës katolike, në qytetin e Shkodrës.?
Të
gjithë ne, që jetojmë dhe punojmë prej shumë vitësh në Amerikë, e dimë se pa
inisiativën dhe mbështetjen e pakufishme të këtij meshtari të përkushtuar, për
Fe e Atdhe në Detroit, qysh nga viti 1989 dhe deri më 2011, nuk do të ishin
bërë shumë mitingje, demostrata, grumbullime fondesh për çeshtjen shqiptare të
Dardanisë, ndihmën e pakursyer
direkte për Shqipërinë, popullin e masakruar martir dardan në vitin 1999, kur
dihet, se ky klerik patriot, shumë kohë më parë ka qenë “persona
non grata”, për ish Jugosllavinë titiste, si i perndjekur politikë, për t’a vrarë dhe zhdukur me gjithë familje.
Një requiem të vonuar për
mikun dhe studiuesin e kulturës dhe klerit katolik Kolec Çefën (1937-2021), në shenjë mirënjohje
dhe respekti, që i buron nga zemra e tij
për njerëzit e kulturës studiesi Kapinova, i ka përkushtuar shkrimin studimor edhe kolegut të tij, i cili dy vjet më parë kaloi në amshim.
Kultura
e madhe e studiuesit Kolec në zbardhjen e kontributit të klerit dhe elementit
katolik, ishte një dhunti dhe talent, që u fik shpejt nga kalimi i tij para
kohe në amshim.
Mons.
Zef Simoni Ipeshkëv e kishte Kolecin si një këshilltar
të sinçertë, me vizion, kulturë dhe njeri me zemër shumë të mirë, me cilësi dhe
virtyte pozitive tipike të një shkodrani etnik shembullorë.
Njohja
e thellë e historisë, kultura e pasur dhe e thellë, letërsia dhe figurat
brilante historike të klerit dhe elementit katolik ndër shekuj, ishin një
pasion, që i buronte natyrshëm nga thellësia e pastër e shpirtit fisnik qytetar
shkodran.
Personaliteti
im i preferuar meshtari dhe lideri i
shquar e i paharruar mons. dr. Zef Oroshi, rivjen mbas shumë viteve para komunitetit shqiptaro amerikanë,
me një libër origjinal të mirëfilltë atdhedashës, me titull kuptimplotë: “Long Kuvendit në trinomin Fe-Atdhe-Perparim”
(New York, 2019).
Pikërërisht për këtë autori
Kapinova, në librin e tij vlerëson se: “Eshtë
e rëndsishme të theksohet, se ndërsa në Shqipëri dhe në vendlindjen e tij
Mirditë (Orosh), nuk është shkruar mbas viteve 1990 asnjë libër mbi historinë e
tij plot kalvare vuajtjesh, që fill nga vendlindja e tij dhe deri në diasporë,
këtu dhe më saktë në SHBA dhe shtetin e New York-ut, janë shkruar pesë libra,
nga aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro amerikanë Tomë Mrijaj, një
studiues dhe publicist zemër mirë nga Klina e Kosovës, ku të gjitha i ka
shkruar dhe botuar me shpenzimet e veta personale.
Fatmirësisht, sot është ngritur në qytetin historik të Lezhës (e cila sot popullohet nga një komunitetit shumë i madh
i ardhur nga krahina e Mirditës) dhe
hijeshon krenar busti (përmendore) nderimi dhe respekti për jetën dhe
veprimtarinë e bashkatdhetarit të tyre, më të shquar të botës shqiptare në vendlindje
dhe diasporën e SHBA-së, i cili pa ndërprerje deri sa kaloi në amshim nuk e
hoqi nga mendja, zemra dhe goja vendlindjen e tij të lavdishme dhe dashur të
Oroshit, kur dihet se ai është figura më e madhe dhe e rëndësishme e klerit
katolik në Mirditën e Derës së famshme të Kapidanëve, shumë shekullor, i cili,
me pushkë në dorë iu prini çetave nacionaliste
kundër komunizmit në malet e krahinës së tij, asokohe dom Zef Oroshi dhe
më vonë
prelati i shquar imzot dr. Zef Oroshi, ku ai bëri histori, duke
themeluar Kishën e Parë Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Këshillit të
Mirë” sot “Zoja e Shkodrës”.
Ky libër voluminoz dhe
shumë serioz, me shkrime të karakterit historik, kulturorë, shkencorë,
enciklopedik, tradita, zakone, gjuhësorë e kulturorë etj., u botua në Jubileun e 50-vjetorit të kalimit në amshim.
Një tjetër studim
interesant, është paraqitur me shumë kulturë dhe nivel të lartë përshkrimi nga
autori në përkujtim të shkrimtarit geg imzot
Zef Simoni (1928-2008) Ipeshkëv, që u dha dritë përjetësie vëllezërve të
tij në Krishtin, përmes refleksioneve për
disa librat në vitrinën e botimeve shqiptare dhe jeta e bariut shpirtëror mes
kalvarit të mundimeve.
Monsinjor Zef Simoni Ip., i përket atij brezi klerikësh katolikë, i cili edhe pse vuajti jo pak në burgjet
komuniste dhe u torturua në mënyrën më ç’njerëzore, do të gjente forca të
mbijetonte dhe pas ardhjes së demokracisë si hierark do të vihej në shërbim të
kishës katolike të Shkodrës.
Për më tepër, portreti i
tyre plot madhështi e merita konkrete njerëzore e devocioni të vazhdueshëm fetarë zbresin në rreshtat e librit në mënyrë të natyrshëm, përmes pendës
së shkrimtarit nga lartësitë qiellore, ku ato pushojnë për të biseduar me
grigjën apo popullin e tyre, me brezat, që me dashurinë popullore i mbajtën
përherë në gji.
Si mik i hershëm i familjes
Simoni në qytetin e Shkodrës, shkrimtari Kapinova,
po me këtë dashuri dhe respekt të thellë tregon edhe për vëllain e
imzot Zef Simonit Ipeshkëv në jetë dhe Krishtin dom Gjergj Simonin (1933-2022), cili
ishte portreti i martirit të fundit të gjallë, duke rrëfyer për
herë të parë episode të jetës së
tij dhe ofron edhe një vështrim mbi
librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak”,
mbasi ishte edhe redaktori dhe shkruesi i parathënies së poezive të meshtarit të paharruar.
Dhe autori vlerëson, se: “Frymëzimi apo fryma, që përshkon anë e tej vjershat dhe poezitë e dom
Gjergjit, është sa e padukshme dhe aq e pranishme njëherësh, duke u përfshi
natyrisht në letërsinë e traditës së shkrimtarëve klerikë katolikë gegë, treve
të plleshme, që lëvruan me sukses në shumë gjini artistike shkrimore.”
Me
shumë kënaqsi lexuesi mund të kundroj analizën
sintetike të autorit mes dy intelektualëve disidentë brilantë shqiptaro
amerikanë: Prof. Arshi Pipa dhe mons. dr. Zef Oroshi.
Sikurse dihet këtu në New York, se prof. Arshi Pipa (1920-1997) dhe
mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989), janë dy
intelektualë gegë erudistë cilësorë të kalibrit europianë dhe amerikanë; njëri
nga qyteti antik Shkodra, ndërsa tjetri geg stoik dhe largpamës nga Mirdita
zëmadhe e Oroshit, të Kapidanëve shtatë shekullor të Mirditës (1416).
Pipa-Oroshi,
ishin miq të ngushtë të idealeve antikomuniste, patriotë konservator, për gjuhën,
letërsisë të traditës së shkollës dhe kulturës zëmadhe gegë, lëvrues pasionantë
të palodhur të gjuhës së ëmbël shqipe geg, që flet me pak ndryshime nën
dialektore nga ¾ e popullsisë shqiptare në trojet etnike iliro-dardane.
Duke ndjekur nga afër gjithçka që është
shkruar dhe po botohet në anglisht për figurën e Nënë Terezës, autori, në këtë libër ka
ofruar dy autorë amerikanë, që kanë shkruar një libër për humanisten e madhe botërore, duke analizuar dhjetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza, në një libër të
ri nga Ruma Bose & Lou Faust: “Nënë Tereza CEO” (2011, Berrett-Kohler
Publishers, Inc. San Francisco, California), f. 127.
Studiuesi Kapinova shtron
pyetjen retorike se: Si e ndërtoi një
murgeshë, që kurrë nuk mori ndonjë arsim formal në biznes një organizatë kaq
mbresëlënëse globale!!!?
I sinqertë, realist dhe i
bazuar në praktikë, stili i udhëheqjes së Nënë Terezës ndihmoi në frymëzimin
dhe organizimin e njerëzve në mbarë botën.
Nënë Tereza, mund të ketë qenë një shenjtore, por suksesi i saj spektakolar
nuk ishte produkt i Providencës Hyjnore. Gjeniu i Saj ishte në thjeshtësinë e vizionit të Saj dhe përkushtimin e
Saj për zbatimin e Tij.
Kjo ishte në mënyrën shumë
e mirë, se si Ajo i trajtonte njerëzit e Saj, duke refuzuar të distancohej nga
puna e përditshme e një motre tipike të Misionarëve të Bamirësisë.
Autorët amerikanë, vijnë para publikut vendas me një
libër shumë serioz dhe cilësor në përmbajtje, për të cilin kanë shkruar artikuj
vlerësues gazetat e njohura amerikane Finanacial
Times, New York Post, etj.
Sipas studiuesit Kapinova, është rast i vetëm, që një
meshtari katolik shqiptar këtu në New York t’i përkushtohet një festival
kombëtar tradicional shqiptar.
Dhe këtë histori, për herë të parë e zbardh shumë bukur
autori dhe gazetari i palodhur i komunitetit tonë Klajd Kapinova, kur shkruan
mbi mons. dr. Zef Oroshin dhe sofrën e Festivalit të
30-të shqiptar të muzikës dhe valleve popullore në New York., duke riktheksuar se
prelati
ynë Oroshi ishte themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA, duke
kontribuar gjithë jetën plot devocion për kishën dhe grigjen e tij shqiptaro
amerikane.
Kisha dhe kleri shqiptar, do t’a pësonte më shumë
nga gjenocidi komunist dhe kalvarin e mundimeve me persekutime, duke i dhuruar
sot kombit tonë mbi 38 martirë elteri të kishës.
Më
31 maj 2023, Qendra Kulturore Nënë Tereza, pranë kishës katolike Zoja e
Shkodrës në New York, përkujtoi 45-vjetorin e krijimit të grupit të parë
artistik Rozafati, në Qendrën Katolike Shqiptare Zoja e Këshillit të Mirë në
vitin 1978 në New York.
Dihet
se institucionet e hershme të artit dhe kulturës në Shqipëri e kanë pasur
zanafillën e tyre nga kisha katolike, gjë që dëshmohet nga burimet e shumta
historike ndër shekuj.
Sipas
dëshmive historike, del se në diasporën shqiptare në SHBA dhe posaçërisht në
shtetin e New York-ut dhe rrethina në këto përgatitje si gjithëmonë rol të
rëndsishëm kanë luajtur klerikët: mons.
dr. Zef Oroshi (1912-1989), imzot Rrok Mirdita (1939-2015), dhe dom Pjetër
Popaj sot.
Sofra muzikore dhe koreografike kulturore në vitin 2022,
fatmirësisht iu përkushtua bariut shpirtëror brilant mons. dr. Zef Oroshit, që
gjithë jetën punoi si misionar i Krishtit, pa u lodhur për komunitetin
shqiptaro amerikanë deri sa kaloi në amshim.
Kujtojmë, se ky
shkrim me autor studiuesin Klajd Kapinova si editorial, është botuar në
librin-broshurë të Festivalit XXX, që u mbajt në vitin 2022 në Bronx, New York,
dhe më pas edhe në numërin special të revistës “Jeta Katolike”; kushtuar
personalitetit të shquar të diasporës së SHBA-së prelatit katolik mons. dr Zef
Oroshit, realizuar nga Shoqata “Trojet e Arbërit” me qendër në Prishtinë në
vitin 2022; gjatë Simpoziumit Shkencor Historik, kushtuar figurës së prelatit
imzot dr. Zef Oroshit, mbajtur në e qytetin historik të Lezhës në Shqipëri, si
dhe në disa gazeta e
revista në Kosovë dhe disa shtete dhe website në Europë dhe SHBA.
Për t’a porosirut librin në
Amazon.com duhet të klikoni këtu: