Faleminderit
Olimbi Dafa: Pierre-Pandeli Simsia, promovuesi i vlerave të larta mbarshqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
E enjte, 07.12.2023, 07:56 PM
PIERRE - PANDELI SIMSIA, PROMOVUESI I VLERAVE TE LARTA MBARSHQIPTARE NE SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES
Nga
Olimbi Dafa
Unë
Olimbi Dafa, mësimdhënëse e lëndës mësimore Gjuhë Letërsi Shqipe, profesion që
e kam ushtruar për shumë vite me pasion dhe dashuri në shkollat e ndryshme në
Kuçovë që është vendlindja ime dhe më pas në shkollat e mesme në Tiranë, përveç
profesionit tim, gjithmonë kam dëshiruar të shkruaj edhe për njerëz të ndryshëm
që kanë ndikuar në çështjet e mëdha të kombit tonë, në letërsi, art, muzikë...
Rrjetet
e ndryshme sociale na kanë dhënë mundësinë që të njihemi edhe me bashkombas
virtualë me aktivitetet e tyre të ndryshme nëpër vite.
Këtë
herë po shkruaj për një njeri, bashkatdhetar, familjar, bashkëshort, prind që
edhe pse nuk e njoh personalisht, jam njohur në rrejtet sociale për kontributin
e tij nëpër vite në emigracion dhe komentet e ndryshme vlerësuese falenderuese
që shkruhen ndaj tij.
Pierre
Pandeli Simsia, një artist, një atdhetar, një promovues i vlerave, që prej
vitesh jep kontributin e tij të paçmuar në Diasporen Shqiptare në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës me shkrimet e tij të shumta për promovimin dhe zhvillimin
e vlerave më të larta beratase dhe shqiptare, nëpermjet krijimtarisë letrare
dhe muzikologjisë, angazhimit intelektual dhe punës së palodhur që reflektojnë
qartë në tablonë e jetës s tij.
Pierre-Pandeli
Simsia është lindur më 21 Qershor 1960 në qytetin e lashtë dhe historik, në
Berat.
Rrjedh
nga një familje autoktone qytetare beratase me tradita të hershme patriotike.
Të
parët e tij Petro Simsia në vitin 1878 dhe më vonë Jani Simsia në vitin 1906
ngritën shërbimin mjeko-farmaceutik ne qytetin Berat.
Që
në femijërinë e tij të hershme ka qenë i pasionuar pas muzikës, këngëve të
bukura shqiptare dhe letersisë.
Siç
është shprehur edhe vetë zoti Simsia në intervistat e ndryshme në radio,
televizione, gazeta, ka patur fatin e mirë që në shkollën 8-të vjeçare, lëndën
e letërsisë të kishte dy mësuese tepër të pëgatitura: Parashqevi Sahatçi dhe
Elpiniqi Papa
Në
ato vite shkolle ka qenë nxënës që e vlerësonin me noten maksimale në hartime
dhe ka qenë në grupin e krijueseve të rinj të shkollës bashkë me disa nxenës të
tjerë të dalluar në shkollë. Zoti Simsia nuk lë pa përmenduar edhe një shoqen e
tij të hershme të fëmijërisë, shoqe shkolle Elsa Rrapi Dushniku që edhe ajo
nxënëse e shkëlqyer në mësime dhe sjellje ka qenë në grupin e talenteve të rinj
në shkollë.
Më
vonë, në vitet e shkollës së mesme, dy mësuese të tjera të nderuara do
vazhdonin ti jepnin lënden e Letersise, Zyma Berisha nga Kosova dhe Liri Zaka,
ndaj të cilave ai është shprehur me respekt dhe vlerësim për ato katër mësuese
të nderuara.
Në
vitet e rinisë së tij ka patur talent të shkruante vjersha, madje edhe të
bëheshin këngë, sepse kënga për të ka qenë një ushqim shpirtëror që e ka
ushqyer dhe shoqeruar gjithë jetën e tij; madje, ishte vetëm 12 vjeç, kur pa në
televizor për herë të parë Festivalin 11-të e këngës në radiotelevizion, e deri
18 vite më pas, ai do të "regjistronte" në memorien e tij çdo këngë.
Çfarëdo lloj kënge, nga viti 1972 deri në vitin 1990, por edhe disa këngë më
parë dhe pas kësaj periudhe gjendet më shpejt në "arkivin" e tij të
memories, sesa në atë të Radio Televizionit Shqiptar.
Ja
si është shprehur kompozitori i mirënjohur Gazmend Mullahi: "Një kujtesë e
jashtzakonshme e zotit Pierre-Pandeli Simsia për brezat që vijnë më pas,
analizat e ndryshme muzikore dhe të këngëve shqiptare të shkruara plot
dashamirësi nga artisti Simsia. Unë kam punuar përgjatë 30-të vite pa
ndërprerje pranë redaksisë muzikore në Radiotelevizionin shqiptar dhe, së
bashku me plot kolegë të tjerë, krijues , kompozitorë e poetë, të cilët do të
përbënin stafet organizuese të festivaleve të këngës, anketat muzikore të
muajit, koncertet e pranverës dhe shumë aktivitete të shumta muzikore, përgjatë
gjithë asaj periudhe kohe, por një kujtesë kaq brilante, nje paraqitje kaq të
hollësishme dhe me aq përpikmëri sa shkruan artisti Simsia, mbetem vërtetë i
befasuar... "
Diana
Ziu, Kompozitore, Pedagoge e Artit Muzikor Shqiptar, në komentet e saj, midis
të tjerash shkruan: Respekt për ju i nderuar Pierre-Pandeli Simsia, njeri i
zgjuar dhe me kulturë, vlerësim për shkrimet dhe dijet tuaja të pafund si një
enciklopedi për artin shqiptar... Kultura juaj është një vlerë e shtuar për
ne...
Një
tjetër komentuese nga Italia Vjollca Gabaj shkruan: "Arkiv i gjallë je mik
i nderuar Pierre Simsia. Ti të befason nëç gjithka shkruan. Sa herë ju lexoj
ndihem krenare që je bashkkombas i imi dhe më vjen keq që njerez si ju me një
kulturë të gjithanshme i janë larguar Shqipërise. Sidoqoftë, kudo që të
ndodheni, kontributi që jepni është i jashtëzakonshem, një kontribut i një
qytetari me vlera që i ka peshë fjala dhe kor duartrokitjet e mëdha të
lexuesit.."
Dhe
komente vlerësuese janë të shumta nga lexues të ndryshëm.
Në
ditët e para të muajit Prill 1991-të Simsia emigroi në Greqi, Athinë. Në ato
vitet e para, në Athinë doli e vetmja gazetë shqiptare "EGNATIA".
Meritë të madhe dhe të veçantë për daljen, drejtimin dhe mirëmbajtjen e asaj
gazete, siç është shprehur edhe vetë Simsia në intervista të ndryshme, ka
shkrimtari dhe kineasti Kolec Traboini që ka bërë një punë të shkëlqyer, si
edhe bashkpunëtori i asaj gazete shkrimtari tjetër Albert Zholi dhe gjithë
stafi i asaj kohe që punonin me gazetën në kushte shumë të vështira...
Në
vitin 1997 Pierre-Pandeli Simsia si fitues i Llotarisë Amerikane për të qenë
banor i përhershëm i Amerikës, fluturoi drejt "tokës së shenjtë".
Familjarisht shkuan në Nju Jork ku vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Në atë kohë
fëmijët e tij kanë qenë të vegjël, djali i madh ishte 4 vjeç dhe djali tjetër 2
vjeç. Kuptohet në ato kushte fillimi nuk ka qenë i lehtë, madje shumë i
vështirë, për më tepër kur nuk ke njerëz, nuk ke një bazë ku të mbështetesh si
fillim...
Me
pasionin që kishte për letërsinë, me vullnetin e madh që kishte për të shkruar,
mësoi se në Nju Jork botohej e vetmja gazetë shqiptaro-amrikane ILLYRIA, gazetë
e lexuar nga komuniteti brenda dhe jashtë Amerikës, e vlerësuar, me një numër
të madh lexuesish, me një staf profesionist të përzgjedhur për të drejtuar dhe
për të punuar në atë gazetë, e cila vazhdon të botohet me sukses edhe në ditët
e sotme.
E
blinte atë gazetë, e lexonte, i koleksiononte numrat e saj dhe iu duk se gjeti
një dritare të hapur për të komunikuar me botën shqiptare, për t'u bërë edhe ai
pjesë e atij komunikimi.
U
interesua, shkoi në redaksinë e gazetës, e pritën mirë, i ndjeri gazetar i
mirënjohur Dalip Greca dhe i mirënjohuri Ruben Avxhiu dhe, në atë gazetë iu
mundësua botimi i shkrimeve të tija. Pra, ka patur një bashkpunim me gazetën
shqiptaro amerikane ILLYRIA, si edhe me një tjetër gazetë shqiptaro amerikane,
gazeta DIELLI.
Pierre
Simsia është më se injohur në Komunitetin shqiptaro -amerikan ku jeton.
Edhe
pse i larguar për më shumë se tridhjetë vjetë nga vendlindja e tij, nga
familjarët, shtëpia e tij, Pierre-Pandeli Simsia është i lidhur shpirtërisht me
qytetin ku u lind dhe u rit dhe kaloi 30-të vitet e jetës së tij, me Beratin,
madje edhe e ka promovuar në Nju Jork Beratin e lashtë me vlerat e tij të larta
historike, arkitektonike. Nëpër vite ai ka shkruar edhe për figura dhe
personalitete të ndryshme beratas, mjekë, artistë, shkrimtarë, përkthyes...
Shkrimet
e tij të ndryshme përveçse janë botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e
kanë patur mundësinë e botimit të tyre edhe në Londër, në Danimarkë, në Zvicër
dhe, për këto, zoti Simsia shpreh vlerësimin e tij të lartë për Prof. Dr.
Fatmir Terziu, bashkëshortët Elida Buçpapaj, Skënder Mehmet Buçpapaj, Luigj
Shkodrani.
Pierre
-Pandeli Simsia është shkrimtar, tregimtar, prozator i mjaft botimeve të cilat
janë mirëpritur, pëlqyer nga lexues të shumtë dhe janë vlerësuar nga kritika
letrare. Krijimtaria e tij letrare është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme
letrare. Në konkursin letrar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë
juria e konkursit e vleresoi me çmimin " Pena e artë "për romanin
"Një dashuri e vrarë"
Pierre-Pandeli
Simsia, siç e kam parë edhe në rrjetet e ndryshme sociale është aktivist dhe
pjesëmarrës për shumë vite në aktivitetin e përvitshëm të rëndësishëm të
Diasporës Shqiptare: "Ditët e Letërsisë Shqipe" që zhvillohet nga
KUVENDI dhe stafi i tij në Michigan nga organizatorët dhe projektuesit e atij
aktiviteti të rëndësishëm nga çifti bashkëshortor: Shkrimatri Pjetër Jaku dhe
poetja Elinda Marku të mbëshetur nga bashkatdhetarë të ndryshëm që jetojnë dhe
punojnë në Michigan, që kanë ndihmuar në mbajtjen, gjallë të atij aktiviteti.
Për
atë aktivitet të rëndësishëm Zoti Simsia ka shkruar shpesh sa herë që ka shkuar
në Michigan, e ka pasqyruar më së miri aktivitetet dhe, sigurisht ka vlerësuar
projektuesit, organizatorët, mbështetësit e atij aktiviteti të rëndësishëm
letrar të vitit.
Në
një nga intervistat e tij në televizionin në Michigan, Pierre-Pandeli Simsia
është shprehur me shumë dashuri për atë komunitet që jeton atje, për
mikpritjen, dashurinë, respektin sa që e ka ndjerë edhe ai veten si të jetë
pjesë e komunitetit të Michigan-it edhe pse vetë i përket komunitetit shqiptar
në Nju Jork.
Nga
ai aktivitet zoti Simsia është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme letrare,
çmime mirënjohje; përmend çmimin "Petro Marko" në gjininë e tregimit.
Përveçse
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krijimtaria e tij letrare është promovuar
edhe jashtë Amerikës. Kështu, libri monografik: "Dr. SELAHEDIN VELAJ
Legjenda vlonjate në Amerikë" e shkruar nga Pierre-Pandeli Simsia u
promovua në Sallën e Bibliotekës publike "Shevqet Musaraj" në Vlorë,
i cili u prit mirë dhe pati jehonë të madhe edhe në shtyp dhe në televizione.
Librat
e tjerë të tij janë promovuar edhe në sallën e Ministrirë së Kulturës në Tiranë
dhe në sallën e Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve po në Tiranë.
Surprizë
e këndshme ishte në muajin Korrik 2022, ku krijimtaria e tij letrare u promovua
në kryeqytetin e Francës në Paris në qendrën kulturore "La Maison de
l'albenie" i cili u mirëprit nga zotërinjtë e nderuar: Zamir Mati, Gjergji
Themeli, Agron Hasko, Gjergji Leka, Zamira Mati, Georges Lellei, Denis Mati.
Pierre-Pandeli
Simsia është një figurë atdhetare, patriot, shkrimtar, njeri publik që gëzon
respektin dhe vlerësimin tek të gjithë ata që e njohin por edhe ata që nuk e
njohin personalisht, por që kanë lexuar për të. Është njeri inteligjent me
kulturë të lartë qytetarie, i zgjuar, i thjeshtë, i dashur dhe me zemër të
madhe humanitar me një shpirt babaxhani që u bë strehë e sa e sa njerëzve në nevojë.
Duke kërkuar në Google në internet për të shkruar për këtë njeri të nderuar nuk
mundem që, midis shumë rasteve të ndryshme të lë pa përmendur edhe një shkrim
të para disa viteve të botuar në gazetën Balli i Kombit në faqen kryesore
"Emigracioni", një falenderim publik shpirtëror drejtuar zotit
Pierre-Pandeli Simsia, të një letre nga Italia e dërguar nga një zonjë italiane
, te asaj letre të publikua me aq mirësi, me aq dashuri , mirënjohje, respekt
dhe konsideratë të lartë nga një çift bashkëshortor italianë.
Zoti
Simsia, mund të them me aq sa kam lexuar në atë letër falenderimi i shpetoi
jetën nga vdekja me ndihmën e tij që iu dha, pa e njohur Gracielën, zonjën
italiane që vuante nga një sëmundje e rëndë vdekjeprurëse, sëmundje, që vetë
Pierre-Pandeli Simsia e ka përjetuar edhe vetë në njeriun e tij të dashur,
humbja e mamasë së sij në moshë të re.
Vetëm
një telefonatë nga Italia nga zonja Graciela që vuante nga ajo sëmundje, zoti
Pierre-Pandeli Simsia i shqetësuar shkoi vetë në Institutin Onkologjik dhe u
interesua, duke i çuar epikrizën doktorit me të cilin i lidhi duke bërë rolin e
përkthyesit dhe më pas duke i lidhur edhe me një doktor italian dhe, fal atyre
gjendja e italiane Graciela u përmirësua shumë .
Ngjarja
është tepër e dhimshme dhe fal lidhjes dhe interesimit të zotit Simsia vazhdoi
terapia.
Në
letrën falenderuese botuar në gazetën Balli i Kombit, zonja italiane Graciela
përmend se i shoqi i saj kishte djalin e xhaxhait të burrit në Amerikë i cili
me neglizhencë nuk i dha shpresë, por ja që fati e ndihmoi, i doli krahë një
shqiptar i cili as i njihte dhe as e njihnin .
Ata
panë tek Pierre Simsia , jo vetem njeriun krijues, por dhe njeriun kudogjendur,
fisnik, bamirës, njerëzor fisnik me shumë vlera .
Fisnikëria
e çdo njeriu shihet dhe dallohet tek dashuria, respekti , mirësia, vlerësimi që
duhet të kemi tek njeri tjetri, larg egoizmit, cmirës, urrejtjes. Ja pra, këto
cilësi e karakterizojnë këtë figurë të shquar shqiptare zotin Simsia. Në letrën
e saj, Graciela i drejtohet zotit Simsia: "Një falenderim të madh ke nga
unë i dashur, se ndjej një sadisfaksion kur dëgjojmë në punë aty në komunë ku
ne banojmë këtu në Itali, ku bien shembuj pozitivë për shqiptarët, duke prurë
shembull xhestin tënd fisnik .
Ai
e vlerëson këtë akt mirënjohje, të cilin ai e shikon si një akt qendror midis
virtyteve të tjera që cilesova më lart. Inteligjenca e tij nuk është vetëm një
magazinë dijesh, por edhe një gjenerator vlerash .
E
kemi parë dhe kemi lexuar midis të tjerash që Pierre-Pandeli Simsia së bashku
me patriotë të tjerë të nderuar i ndjeri Dr. Selahedin Velaj, bashkëshortët
Rita Sali dhe Adem Saliu përveç pjesëmarjes së tyre në aktivitetet e ndryshme
në shtete të tjera të Amerikës, kanë shkuar edhe pranë Kongresit Amerikan ku
kanë ngritur me forcë zërin e tyre në mbrojtjen e çështjeve shqiptare.
Zoti
Simsia i do dhe i respekton bashkëkombasit e tij. Duke parë në internet dhe në
rrjetet sociale më kanë bërë përshtypje edhe takimet e ndryshme që ai bën me
bashkqytetarët e tij. Një foto e tij dalë me dy njerëz të nderuar Enver
Hasanbelliu dhe Petrit Zylyftari, për të cilin ky i fundit ka punuar dhe jetuar
disa vite në Kuçovë dhe qytetarët flasin me respekt dhe vlerësime për të,
meqenëse këta të tre banojnë në të njëjtën zonë në Nju Jork; fotoja e tregon se
ata të tre janë të rrethuar me dashurinë e njëri tjetrit dhe të qeshur; me një
qeshje që rrezaton dritë dhe shkëlqim.
E
ku ka më bukur se të takohesh me bashkqytetarët e tu në një vend të largët...
Por më kanë pëlqyer edhe fjalët shoqëruese në foto që, midis të tjerash zoti
Pierre-Pandeli Simsia kishte shkruar : Ne të tre miq, bashkëqytetarë beratas
dimë të mirëpresim, dimë të vlerësojmë, dimë të respektojmë shokët, miqtë kudo
qofshin edhe ata të ardhurit me vizë turistike këtu në Nju Jork ne dimë shumë
mirë ti mirëpresim ashtu siç na ka hije neve, ashtu siç është e bukur mikpritja
shqiptare...
Të
shumta ishin komentet për këta njerëz me vlera, Hasanbelliu, Zylyftari, Simsia,
qytetarë me kulturë dhe me zemër të madhe që kishin një miqësi të bukur, të
sinqertë, miqësi vëllazërore, të mirë, e cila kishte brenda dashuri, mirkuptim
dhe mbeshtetje .
Ja
si shkruante historiania e mirënjohur Nini Mano haxhistasa: "Ndjen
kënaqësi tek shikon tre beratas të nderuar në Nju Jork të qeshur, të bashkuar
si tre vëllezër të dashur..." edhe Profesor Roland Dasho shkruan :
"Ngjan pa bëhet shoqëria e mirë" dhe sa e sa të tjera vlerësime për
këta njerëz pozitivë.
Midis
fotove të shumta që unë kam parë në profilin e tij në face book, po e veçoj
edhe një foto tjetër, ku Pierre-Pandeli Simsia dhe bashkëshortja e tij e
nderuar zonja Joanna Simsia, kishin dalë në banesën e një zonje tjetër të
nderuar beratase që edhe ajo banon në Nju Jork, mësimdhënëse e vjetër;
Fatbardha Xheblati, që Simsia e quan me respekt për profesionin e saj të nderuar
dhe për vetë moshën e saj të vjetër që mban mbi supe, Zysh Bardha, për të cilën
ai është shprehur me shumë respekt dhe kënaqesi që kishin ndjerë nga i takim.
Fotot
e takimit në banesën e zonjës Fatbardha Xheblati flasin vetë, por nuk ke se si
të mos emocionohesh kur sheh përqafimet e zysh Bardhës me bashkëshorten e tij
Joanna, përqafimin e ngrohtë të zysh Bardhës me Pierre si të shikoje një puthje
përqafim të një nëne të përmalluar me birin e saj të dashur, sepse, në një nga
komentet e saja edhe vajza e zysh Bardhës, zonja pranvera Xheblati Guri ka
shkruar: Pierre Simsia; je njeri i veçantë. Gjithmonë ku ndodhesh ti sjell
atmosferë gëzimi...
Pierre-Pandeli
Simsia jo vetëm që e do muzikën, por ai edhe e dashuron atë, sepse e ka dashur
që i vogël dhe rrënjët e saj janë në familjen prindërit e tij të nderuar dhe të
ndjerë, janë në shpirtin e tij.
E
kemi parë në fotot e ndryshme kur ai këndon në Nju Jork edhe me këngëtaren e
mirënjohur Kleopatra Dokle.
Këngët
e bukura popullore beratase vazhdojnë të këndohen me shumë dashuri ndër miq e
shokë në Nju Jork.
Kemi
parë në video të ndryshme kur këndojnë këngët e mirënjohura në prezencën e
këngëtares tjetër të mirënjohur Ludmilla Baballëku në Nju Jork: "Mora përpjetë
kalanë", "Ç'u mbush trupi me gjilpëra", "Kur hyj në Magalem
"etj
Dhe,
midis kënaqësisë që ndjen çdo shikues në ato interpretime të bukura dhe
emocionuese, lexojmë edhe kënaqësinë nga komentues të ndryshëm: Ja si shprehet
ndër të tjera Profesori i muzikës, dirigjenti Fatbardh Dervishi: "Ju lumtë
goja! Ju këndoftë zemra", "Ju lumtë goja dhe zemra dhe këndofshi nga
hera këngët e bukura për nga vlera artistike që janë befasuar shume studiues
vendas dhe të huaj, pra, ato këngë janë thesare, perla popullore beratase të
Shqipërisë së mesme.
Bashkia
e Beratit e dekoron me titullin : " Qytetar Nderi I Beratit " , ku
midis te tjerave lexoi : Pierre - Pandeli Simsia , nje artist nje , atedhetar ,
nje promovues i vlerave ,qe prej vitesh jep kontributin e pacmuar ne diasporen
shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per promovimin dhe zhvillimin e
vlerave te larta beratase dhe shqiptare, nepermjet veprimtarise letrare dhe
muzikologjise, angazhimit intelektual dhe punes se palodhur qe reflektojne
qarte ne tabllon e jetes se tij .
Ja
pra ky eshte njeriu intiligjent , vlere , shperthyes , drite qe hap dritat e
mendjes dhe te zemres , tingull jete . Njeriu qe u fal lexuesve boten e tij
shpirtrore , te vetmen pasuri qe ka . Ky eshte shkrimtari qe veprimtarine
letrare te tij e veshe me nje aureole nuhhdrite qe ndricon shpirtin e lexuesve
. Ky eshte njeriu human qe e ka bere zemren strehe te njerezve ne nevoje , dhe
mjeri i vecante , gjithnji me ndjenjen e se drejtes ne shpirt . Ne krenohemi me
njerez te tille kur lexojme vleresimet qe ju bejne personalitete nga Amerika ,
por dhe nga shqiperia , sepse ai eshte nje figure qe larteson veten dhe nderon
kombin e tij . Koha prodhon njerez qe i jep vleren e saj , po dhe njerzit qe
bejne kohen dhe i japin asaj emrin e tyre .
Kur
ke krenari dhe virtyt, figure me nder eshte emri yt.