Kulturë
Edison Ypi: Anglia ime
E merkure, 06.12.2023, 07:57 PM
Anglia ime
Nga
Edison Ypi
Anglia
jote është e kollajtë, e sheshtë, e thjeshtë.
Anglia
jote është Anglia e turmave që ikin të çartallosura në vendin ku ka aq shumë
pare sa xhepat nuk mjaftojnë, duhet me i mbledh me fshesë dhe me i fut nëpër
thasë.
Anglia
jote është Anglia e shtëpive të barit ku hyn e rri brenda nja tre muaj, pastaj
del me ca strerlina ndër duar, dhe mushkri e zemër përgjithmonë të
shkatërruara. Aq keq sa s'mjaftojnë miliarda për t'i ndrequr.
Anglia
jote është Anglia e llogarive të fshehta bankare të hajdutave shqiptarë që ty
të rre menia se një ditë do bëhesh edhe ti si ata.
Anglia
jote është Anglia e rrenave burracake nëpër zyrat e emigracionit dhe të tjera
zyra.
Anglia
jote është oturaku yt ku ti shkon e 10.
Anglia
jote virtuale mashtruse që ekziston vetëm në kokën tënde, të ka çmendur.
Anglia
ime është pak më ndryshe se Anglia jote.
Anglia
ime është Anglia e Revolucionit industrial për të cilën na fliste me pasion
babai anglofil qëkur ishim fëmijë.
Çudia
qe' se, për fillimet e atij Revolucioni, bashkë me spjegimet e babait, s'dihej
se nga kishte depërtuar vargu i një poeti komunist rus: "Trikoja feudale e
shtrëngonte liksht". Me zor e gjetëm nga cili shteg kishte depërtu ky
varg. Nuk kishte hy nga shtegu i rrenës që e mbanim gjithë kohës të mbyllur.
Kishte hy nga shtegu i së vërtetës që e mbanim kurdoherë të hapur.
Për
të mos shkaktuar çorroditje, novacionet teknologjike Anglia ime i shoqëronte rregullisht
me caqet etike të përdorimit, si shtypshkrimi, treni, telefoni, Interneti, etj.
Përveçse
vend i politikanëve vizionarë, strategëve historikë, shkencëtarëve të shquar,
Anglia ime është vendi i dramturgut dhe Poetit më të madh të Botës. Atij që analizoi
dhe pavdekësoi individin e përsosur, dyshimtarin më të llaftarisur që derimësot
nuk është tejkaluar prej asnjë të gjalli, të vdekuri, apo të trilluari.
Aty
nga mesi i viteve '80 dikush që punonte në Tregëtinë e Jashtëme më tha: A të ka
mbetur nga të babait që ka bërë Shkollën Teknike ndonjë manual që tregon me
shembuj si shkruhen letrat e biznesit ? Mes pak librave të mbetur nga babai, e
gjeta një të tillë me nja 200 faqe, dhe ja fala.
"Business
Letters" të viteve të Mbretërisë për tu përdorur nga shteti komunist në
agoninë e tij ? Kjo sa më mahniste aq dhe më gajaste.
Shoku
Richard, kemi fasule, tranguj, domate, speca, mollë, dardha, manaferra. A mund
t'i ndërrojmë me hekurishta ?
Mikut
të manualit të letrave i paskësh punuar mirë nuhatja.
Në
shtëpi na kishin mbetur ca katalogë me fletë të zverdhura nga koha me reklama
biçikletash.
Me
gjasa, Babai ndoshta kishte blerë ndonjë biçikletë dhe pjesë ndërrimi në
Anglinë e tij, asgjë më tepër. Biznesi me Anglinë time dhe të babait tim ishte
pothuaj zero. Ama British History and Culture vu në shtëpinë time.
Eksploratorët,
shpikësat, makinat, lundërtarët, udhëtarët e poleve, shkrimtarët, poetët, dhe
të tjerë e të tjerë, hynin e dilnin në shtëpinë tonë si në skenat e teatrove të
Londrës.
Në
këto e sipër, babai na tha diçka që edhe sot pak shqiptarë e dinë. Pensionin e
Moshës, pra pensionin e gjithkujt që ka punuar si kalë dhe duhet të vdesi si
human, nuk e kishte shpikur Rusia, as Kina, as Kuba, por Anglia ime.
Birminghami
i fabrikave mbiquhej Qyteti i Zi. Se çfarë ngjyre ishte Liverpul, Glasgow,
Manchester, Sheffield, nuk e mësuam kurrë.
Anglia
ime nuk ka shumë Beatles.
Anglia
ime ka më tepër, Rod Stewart, Phil Collins, Joe Cocker, Paul Simon, Peter
Gabriel.
Anglia
ime s'kishte komitete, plenume, kongrese, parakalime, zbore, punë vullnetare.
Anglia
ime kishte meritokraci dhe ndarje të kompetencave, kaq, dhe kjo na shkaktonte
marramendje.
Anglia
ime është ajo që më bëri mua ky që jam; Inxhinierin që tornot dhe të gjitha
makinat metalprerëse ku ka punuar, nuk i mban ment si tornoja sovjetike, freza
kineze, etj. por sot e kësaj dite e identifikon secilën symbyllur nga aroma.
Për
ty dhe Anglinë tënde mua më vjen për të qarë.
Për
mua dhe Anglinë time ti ske asnjë ide.
Anglia
jote është e thjeshtë si tabela e shumzimit që e di përmendësh çdo kalama.
Anglia
ime është e sofistikuar si tabela e Mendelejevit që ende s'është eksploruar
plotësisht.
Anglia
jote është mish.
Anglia
ime është pastërma.
Mishi
i Anglisë tënde nuk hahet, është si baltë.
Pastërmanë
e Anglisë time ke qef ta hash me fasule ose trahana.
Anglia
jote është një vend ku ti vete të vjedhësh.
Anglia
ime është tempull, ku unë vete të falem, që Anglinë time ta respektoj dhe ta
dua edhe më tepër. Por kurrë më tepër se e shenjta dhe e shtrenjta Shqipëria
ime.