Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Të pikturosh vjeshtën në poezi
E marte, 21.11.2023, 07:56 PM
TË PIKTUROSH VJESHTËN NË POEZI
Nga
Timo Mërkuri
Leximi
i poezisë së Peso Pemzës “mozot e m‘ke harru” e përfshirë në librin “Kuqmi flokët
e thime”(LITERA Prishtinë 2022 fq.38) të mrekullon me atë të verdhën e vjeshtës
së tretë në vargje, një të verdhë të theksuar që ngjyros me vjeshtërinë e saj jo
vetëm fjalët, por edhe imazhin e saj poetik.
I-
Qysh në leximin e parë, e verdha e vjeshtës së bashku me koloritin melodioz dialektikor
të ofron mendimin për të kuptuar poezinë si një “pikturë që flet”dhe ndjen se
kjo është mënyra e duhur për të shpjeguar kontekstin artistik të saj. Ky
koncept është në thelb të interpretimit të poezisë si imazh vizual, e trajtuar
si një pikturë me ngjyra, forma, dhe imazhe që transmetojnë një histori jetësore.
Kur
thuhet se poezia është një pikture që flet, kjo përbën një krahasim mes imazhit
të vizatuar në një pikturë dhe imazhit që krijohet në mendjen e lexuesit nga
vargjet e poezisë, pasi poezia është e pasur me imazhe:"e kâm ngjy/ me dy gishta vjeshtë", "mozot/e s’rrudhet
vjeshta","mozot/e humb/si dielli kur bjen n’ujna të thella",
"m’e fshehë mallin/derisa më diktunë/e më përzunë/lisat".
Këtu,
si në një pikturë që flet, detajet dhe elementet e poezisë (si vargjet,
imazhet, e metaforat) janë pjesët e ndërtimit të një pamjeje të plotë e të
ndjeshme në mendjen e lexuesit, veçse shtojmë se te kjo poezi-pikturë ka
dominimin e ngjyrës së verdhë të vjeshtës,
e cila zotëron strukturën shpirtërore të poezisë, pavarësisht se përmendet vetëm
dy herë: “dy gishta vjeshtë” dhe “s’rrudhet vjeshta”.
Kjo
qasje e poezisë me një pikturë që flet ndihmon në të kuptuarin më të mirë të
thellësisë së poezisë, si dhe në shprehjen e ndjenjave dhe përvojave në mënyrë artistike, që ngjan me aftësinë e një
pikture për të bërë të njëjtën gjë përmes elementëve vizualë. Sigurisht, që
poezia mund të shihet si një imazh i shprehur përmes fjalëve, si një vizatim i
shfaqur me ngjyrat, format, dhe emocionet nëpërmjet vargjeve dhe imazheve
poetike. Në këtë drejtim, vargjet dhe fjalët në poezi krijojnë një imazh, si
piktura në një tablo, duke shfaqur ngjyrat, format dhe detajet emocionale e
shpirtërore të heroinës. Përmes fjalëve dhe imazheve verbale, poeti krijon një
pamje të hollësishme që prek shpirtin dhe imagjinatën e lexuesit.
Poetët
përdorin strukturën e poezisë si një kompozicion artistik që përfshin linjat,
format dhe gjithë elementet për të bërë një vizatim të qartë. Forma e poezisë
(si strofat, rima, apo struktura e lirë) është si baza e një tabloje mbi të
cilën krijohen imazhet dhe emocionet poetike.
Kjo
poezi e Pemzës transmeton ndjenja dhe krijon një atmosferë, ku përdorimi i
ngjyrave, detajeve, dhe metaforave reflekton thellësinë e ndjenjave, duke bërë
që lexuesi të përjetojë ato në një mënyrë vizuale dhe emocionale. Pavarësisht
se interpretimi i një poezie është subjektiv dhe varion nga lexuesi në lexues, koncepti
i poezisë si një pikture që flet ofron një perspektivë të bukur për të kuptuar,
perceptuar dhe ndjekur imazhet dhe emocionet e shprehura në një mënyrë poetike
dhe artistike.
II-
Poezia “Mozot e m’ke harru” është thelbësisht metaforike dhe simbolike në natyrën e saj dhe përmban imazhe që reflektojnë botën e brendëshme
e përvojat duke i dhënë një dimension më të thellë tekstit. Kështu te vargjet: "Mozot (mos për atë Zot)/e s’rrudhet
vjeshta/mbi shuplakë dorë/e vjen ti para bore" përdoren imazhet e vjeshtës dhe dimrit si metafora për të shfaqur një
moment të papritur apo një situatë të vështirë që përjetohet. Vjeshta si stinë
e “humbjes” dhe dimri si një periudhë e ftohtë janë simbole që sjellin një ndjenjë melankolie dhe pritjeje për diçka të
dëshiruar apo të papritur. Poezia ka dhe përcjell njën trishtim vjeshte, një
vjeshtërim do ta quaja unë, pavarësisht se fjala “vjeshtë” përdoret vetëm dy
herë në gjithë poezinë me trishtimin e zakonshëm të stinës. Dhënien e këtij
peisazhi kaqë të gjallë në poezi e ka ndihmuar dhe fakti se vjeshta e trishtimit është stina frymëzuese e
poetëve, jo ndonjë stinë tjetër.
Po
ashtu dhe vargjet "Si dielli kur
bjen n’ujna të thella/me u shukë/edhe unë shpesh e kam marrë malin/m’e fshehë
mallin/derisa më diktunë/e më përzunë/lisat" janë të ngarkuara me simbolika dhe metafora, ku imazhi i
diellit që bie në ujërat e thella shfaq një humbje të fshehur apo ndjenjat që
ndikojnë në mënyrë të padukshme. "Marrja e malit" (vrapimi në mal) dhe
"përzënia e lisave" janë
metafora që shfaqin përpjekjen për të fshehur ndjenjat në shpërthim si dhe
momentin kur ato dalin në dritë në mënyrë të papritur, por njëkohësisht japin
dhe një imazh.
Në
këtë mënyrë shohim se te kjo poezi
struktura artistike shprehet me figura artistike shumëplanëshe, dukuri jo e shpeshtë në poezinë shqipe, të cilën e analizojmë më qartësisht te vargu:"Pllambën e dorës e kam ngjy/ me dy gishta vjeshtë"
ku: kjo metaforë nuk është përshkrim
i drejtpërdrejtë i dorës së heroinës , por është një reflektim i veçantë që
shfaq ndryshime apo përvojat e jetës së saj. Përdorimi i "dy gishta vjeshtë" si elementë që
ngjyrojnë pëllëmbën e dorës ka një konotacion të thellë simbolik të përvojave
vajzërore apo transformimeve të mëpasme. Pëllëmba e dorës e ngyrosur me “dy gishta vjeshtë” shfaq gjithashtu një imazh të thellë dhe ka mundësi të
përshkruajë një kohë të ndryshuar, maturi ose një kthesë në jetën e heroinës.
Emërtimi i ngjyrës së gishtave (vjeshtë) paraqet një imazh të pasur dhe të ndjeshëm, që mund të lidhet me një kohë,
kuptim të brendshëm apo emocional të heroines. Gishtat e ngjyrosur me ngjyrën e
vjeshtës mund të paraqesin një ndryshim në mënyrën e të menduarit apo të
jetuarit, ku vjeshta si stinë e vitit paraqet një kohë të ndryshimeve apo të
përfundimit të një cikli (vajzërisë), ndaj edhe përdorimi i saj si simbol mund të lidhet me kuptim të proceseve të rëndësishme në jetën e
heroinës
Këto
vargje dhe imazhe shërbejnë për të përformuar një pamje të thellë dhe simbolike
të emocioneve e përvojave të autorit dhe përdorimi i simboleve e metaforave bën
që poezia të ketë një dimension më të gjerë, duke e bërë të hapur për
interpretim të ndryshëm sipas përvojave dhe perceptimeve të lexuesit.
III-
Duhet të theksojmë se në poezinë “Mozot e m’ke harru” imazhet përdoren për të forcuar tiparet metaforike dhe simbolike të
poezisë. Kështu në vargje si "Mozot /e
s’rrudhet vjeshta/mbi shuplakë dorë/e vjen ti para bore" dhe "Si dielli kur bjen n’ujna të thella/me u
shukë/edhe unë shpesh e kam marrë malin/m’e fshehë mallin/derisa më diktunë/e
më përzunë/lisat", imazhet e vjeshtës, diellit, ujrave të thella dhe
marrja e malit(vrapimi nëpër mal) janë përdorur si simbole dhe metafora për
të përshkruar ndjenjat dhe përvojat e fshehura.
Vjeshta
duke qënë e asociuar si një periudhë
ndryshimesh, është përdorur edhe kjo si një imazh që përforcon humbjen dhe mungesën, ndërsa dielli që bie në
ujërat e thella është një imazh që simbolizon një humbje të padukshme, një
largim të fshehtë apo një ndarje të papritur.
Përdorimi
i këtyre imazheve dhe simboleve ka për qëllim të thellojë emocionet dhe
përjetimet që përshkruhen në poezi dhe të shprehë tiparin metaforik dhe
simbolik të poezisë, duke ndihmuar
lexuesin të lidhet me një dimension më të thellë emocional dhe simbolik të
përjetuar nga autori në mënyrë më efektive, duke krijon njëkohësisht dhe një
përvojë më të thellë leximi dhe interpretimi.
IV-Tipar
i kësaj poezie është moderniteti poetik,
në një sfond poetik tradicioinal , por vlen të theksojmë se ky modernitet shfaqet
jo vetëm me sfond tradicional por
edhe me shndrimin e elementëve tradicionalë në pjesë të modernitetit poetik . Kështu dialekti
gegnisht, shfaq një kulturë gjuhësore lokale dhe një stad kohor të kaluar, duke
rënduar identitetin kulturor të poezisë. Përdorimi i ngjyrës së verdhë për të
shfaqur vjeshtën është element tradicional që lidhet me perceptimin e vjeshtës
si stinë e verdhë dhe melankolike dhe dihet që përdorimi i ngjyrave për të
përshkruar stinët është një element poetik i hershëm. Referencat ndaj traditave
zakonore si "vade e ndame" e "ngjyerja
e pellembëve" me këna janë
detaje që paraqesin një traditë të caktuar kulturore.
Pavarësisht
këtij fakti duhet të theksojmë se te poezia “Mozot e m’ke harru” elementet
tradicionale kontribuojnë në thellësinë e përvojës poetike dhe në sfondin
kulturor të poezisë. Kështu, përdorimi i dialektit gegnisht, referencat ndaj
zakoneve dhe imazhet që përfaqësojnë një kontekst kulturor tradicional, në
rastin tonë i japin thellësi dhe
autenticitet poezisë. Këto elemente kontribuojnë në modernitetin poetik
duke e vendosur poezinë në dialog midis traditës dhe modernes, duke e bërë atë
tërheqëse për lexuesit e të dy kohërave. Ndërkohë, përdorimi i këtyre
elementeve tradicionale në një mënyrë që i përshtatet kontekstit modern poetik,
e bën poezinë aktuale dhe e përshtatshme për një audienca të gjerë.
Poezia
vërtet përdor elemente të traditës dhe zakoneve kulturore, por i integron ato në një kontekst modern
poetik. Përdorimi i dialektit dhe referencat ndaj zakoneve të caktuara tregojnë
për një rrënjë tradicionale të
thellë. Këto elemente në vend që të kufizojnë poezinë në një kohë të caktuar,
janë përdorur në mënyrë që të krijohet një sfond që forcon modernitetin poetik
të saj. Kështu melodiciteti i gegnishtes
shndrohet në një muzikë për poezinë, e verdha e vjeshtës shndrohet në ngjyrë
zotëruese e ambientit poetik dhe i përcjell lexuesit ndjesitë e saj, kodet
zakonore shndrohen në ambient ku ekspozohen piktura dhe luhet muzikë etj.
Në
këtë poezi cilësisht dhe në gjithë krijimitarinë poetike të poetes Pemza përdorimi
i dialektit dhe referencat ndaj zakoneve tregojnë për një ndërthurje të
kulturës dhe traditës me botën e sotme. Poezia ruan thellësinë e identitetit
kulturor, por në të njëjtën kohë e prezanton atë në një mënyrë të pranueshme
për kohën moderne dhe ky bashkëveprim midis elementeve tradicionale dhe
kontekstit modern krijon një frymë të re dhe aktualizon poezinë për audiencën e
sotme. Dialogu midis traditës dhe modernes në poezi ndihmon në krijimin e një
harmonie midis vlerave të trashëgimisë kulturore dhe nevojës për një ekspresion
aktual. Kështu, poezia përmban në vetvete një sfidë poetike që përfaqëson rrugën e bashkëjetesës së traditës dhe
modernes në një kontekst artistik.
Në
këtë kontekst, moderniteti poetik shfaqet në mënyrën si poezia përdor gjuhën
dhe imazhet për të reflektuar përvojën njerëzore në një mënyrë që është relevante
për kontekstin aktual. Psh. përdorimi i dialektit gegnisht mund të shihet si
një përpjekje për të ruajtur autenticitetin e kulturës dhe identitetit, ndërsa
poezia modernizon këtë aspekt duke i sjellë atij një vlerë të përshtatshme për
audienca të ndryshme. Përdorimi i elementeve të traditës në një kontekst poetik
modern ndihmon në përhapjen e kuptimit të trashëgimisë kulturore në një formë
që është më aksesibile për audiencën e ditës së sotme.
Lidhja
mes elementeve të traditës dhe përvojave moderne, siç janë reflektimi mbi
humbjen, malli, dhe ndjenjat e thella, paraqiten në mënyrë që përfaqësojnë sfidat dhe emocionet e
kohës së sotme. Ky harmonizim midis elementeve tradicionale dhe modernes krijon
një dimension të veçantë dhe të thellë për poezinë. Psh. përdorimi i ngjyrës së
vjeshtës si simbol i ndryshimeve, përballjes me humbjen dhe kërkimit të
identitetit të humbur, paraqet një interpretim modern të një teme tradixionale.
Kombinimi i elementeve të traditës me interpretimin e tyre modern dhe aktual
krijon një shkëlqim poetik që reflekton një kuptim të pasur dhe të gjerë të
përvojave njerëzore.
Poezia
nuk ndjek një strukturë të rregullt
apo tradicionale në lidhje me rimën, mënyrën e organizimit të vargjeve apo
strukturën e strofave, ajo ka liri të madhe në mënyrën se si përdor gjuhën,
ndërtimin e strofave dhe organizimin e mendimeve, madje dhe aspektin
tradicional e përdor si një sfond (të bukur) poetik. Duhet të themi se
pikërisht sfondi tradicional poetik i kësaj poeteje dhe modernizimi i tyre është një risi më vete në poezinë moderne
shqipe, tepër e nevojëshme për tu studiuar më vete.
Ndjesia
e thellë e një harrese, bashkë me kujtesën
melankolike për të kaluarën,
shprehin tiparin modern të poezisë, e cila merret me botën e brendëshme
shpirtërore të individit. Këto ndjenja transmetohen nëpërmjet dhimbjeve dhe
kujtimeve të shprehura në mënyrë të ndjeshme. Poezia moderne reflekton
realitetin e jetës moderne, duke përshkruar sfidat, çështjet dhe kontradiktat e
kohës sonë, ajo ka tendencën të shprehë reflektimin e kushteve shoqërore,
politike dhe kulturore të kohës së saj.
Poetja
përdor figura letrare si metafora, simbolika dhe imazhe për të shfaqur botën e
saj shpirtërore: kujtimet, ndjenjat dhe kërkesat e saj. Këto figura i japin
poezisë një thellësi të jashtëzakonshme dhe e bëjnë atë të shprehë modernisht
emocione të thella dhe komplekse dhe përdoren për të qartësuar mesazhin poetik
dhe ndjenjën që transmetohet.
Heroina
shfaq një dëshirë të fortë për të ruajtur kujtimet e bukura, kërkesë e cila ka
një peshë të veçantë në poezi dhe që shfaq botën e saj të brendëshme. Ajo
përdor detajet e vogla të kujtimeve, si ngjyrat, objektet apo imazhet, për të
shfaqur një kohë të humbur, një emocion të veçantë, detaje që rrisin thellësinë dhe intimitetin e
poezisë, tipar i modernitetit poetik.
Në
këtë poezi, natyra përdoret si një mjet për të paraqitur përvojat njerëzore dhe
për të reflektuar mbi jetën dhe humbjen në mënyrë simbolike dhe metaforike,
duke treguar një lloj moderniteti ku lidhja mes njeriut dhe natyrës shpaloset
në një nivel më thelbësor.
Këto
elemente moderniteti në poezi e bëjnë atë të përshtatshme për të shprehur
emocione, ndjenja dhe përvoja në një mënyrë abstrakte dhe komplekse, duke e
bërë tërheqëse për lexuesit që kërkojnë një përvojë poetike të thellë dhe të
reflektuar. Theksojmë se jo vetëm te kjo poezi, por elementët e modernitetit
poetik në sfond tradicional autorja i ka nerva në krijimet poetike të librit
“Kuqmi flokët e thimë”.
Ndërsa
ka shumë detaje të fshehura në këtë poezi, që përbëjnë dukurinë e misterit poetik, ajo ngjan të
reflektojë përjetimet personale të
heroinës, duke përdorur natyrën si mjet
për të shprehur ndjenjat, botën e saj shpirtërore. Çdo imazh e detaj dhe çdo
metaforë mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, duke i lënë lexuesit
hapësirë për të gjetur kuptime të ndryshme në tekst. Si përfundim, theksojmë se
modernitetin e poezisë e shton dhe e përforcon edhe mënyra se si është
shfrytëzuar dhe përdorur elementi tradicional i sfondit poetik.
V-
Në poezinë "Mozo e m'ke harru" të Pemzës, zbërthimi i metaforave nuk të jep
aspektin linear të një historie, një kohe apo një vendi, kjo për arsye se në
disa pasazhe poetike të saj shfaqet dukuria e misterit poetik apo fshehja e ngjarjes. Poezia ka pasazhe që
shfaqin misterin poetik duke përdorur imazhe të fshehta dhe metafora që nxisin
reflektim dhe interpretim të thellë psh:"mozot
e m’ke harru / lehtë â me m’gjetë / pllambën e dorës / e kâm ngjy / me dy
gishta vjeshtë" ku përdorimi i imazheve të ngjyrave dhe
stinëve për të përshkruar kujtimet dhe emocionet e fshehura krijon një
atmosferë misteri poetik. Po ashtu vargu "të kujtohet / si dikurë çikat ndër vade të
dame / të shejume me pika kane" shfaq një përdorim të metaforës për të
përshkruar një moment të caktuar të jetës së vajzave, duke përdorur imazhin e
lyerjes së gishtave me bojë "këna",
ku metafora sjell një atmosferë ndryshe,
duke paraqitur një moment të veçantë, por duke ruajtur misterin e thellë të
kuptimit të fshehtë. Mund të citojmë dhe pasazhet "mozot / e s’rrudhet
vjeshta / mbi shuplakë dore / e vjen ti para bore"që paraqet një
vjeshtë të padukshme që vjen përpara bores, duke shfaqur një periudhë të
papritur apo një kthesë të fshehtë në jetë dhe krijon një atmosferë enigmatik të ngjarjeve etj.
Këto
pasazhe përdorin metafora dhe imazhe të natyrës për të shfaqur ndjenjat e
fshehta, humbjen, dhe kthesat e papritura në jetë, duke krijuar një atmosferë
të misterit poetik që inkurajon lexuesin të interpretojë dhe të reflektojë mbi
thellësinë e kuptimeve të fshehura në poezi. Në shumë raste, poetët përdorin
misterin poetik për të shtuar thellësi mendimi në poezi, për të shfaqur
emocione , ndjenja, apo ide në një mënyrë të pazakontë. Pesë Pemza, në poezinë
"Mozo e m'ke harru", mund të ketë përdorur këtë mister poetik për të:
-Stimuluar
imagjinatën e lexuesit, pasi ka lënë
shteg të hapur për interpretim. Ajo mund të ketë pasur synimin që lexuesi të
shkojë përtej fjalëve të shkruara dhe të shpërthejë me interpretime të ndryshme
dhe të personifikuara.
-Krijuar
emocione të thella, pse duke e lënë diçka të pazbuluar ose të fshehtë, poetja
mund të ketë synuar të krijojë një atmosferë të ngarkuar emocionalisht që të
rrezatojë ndjenja të forta tek lexuesi.
-Futur
në vepër një dimension të pazakontë, pse përdorimi i misterit poetik mund të
ndihmojë në ndërthurjen e realitetit me sfera të tjera, duke futur një dimension
më të thellë apo më simbolik në poezi, duke dhënë një kuptim më të gjerë apo më
simbolik të temës që trajtohet.
-Shpërndarë mendime të thella mbi jetën, emocionet dhe
eksperiencat njerëzore që mund të jenë të vështira për t'u shprehur me fjalë të
thjeshta.
Dukuria
e misterit poetik është një element i rëndësishëm në poezi dhe ka një lidhje të
fortë me modernitetin poetik. Në poezi, moderniteti ka sjellë ndryshime në
mënyrën se si përdoren gjuha, imazhet, dhe temat për të shprehur emocionet dhe
mendimet. Misteri poetik është një element që shpesh përfaqësohet në poezitë
moderne, që përdorin metafora, simbole dhe imazhe të ngarkuara me kuptime të
fshehta për të sjellë një lloj thellësie dhe për të inkurajuar lexuesin të
reflektojë mbi kuptime të ndryshme dhe të ndërlikuara. Përdorimi i strukturave
të pazakonta, gjuhës së pasur dhe mënyrës së shfaqies së temave të ndryshme
bëjnë që misteri poetik të jetë një element i rëndësishëm dhe të përbashkët në
poezinë moderne.
Në
kontekstin e modernitetit poetik, përdorimi i misterit shpesh ka qëllimin të
përforcojë ndjenja, të nxjerrë në pah konflikte emocionale, dhe të sjellë një
perspektivë të re mbi temat e trajtuara. Kjo dukuri shpesh lë hapësirë për
reflektim të thellë mbi jetën, shoqërinë dhe përvojat njerëzore në mënyra që
ndoshta nuk janë të qarta dhe të drejtpërdrejta. Kështu, në kontekstin modern,
misteri poetik ka lidhje të thella me qëllimin për të shprehur emocione dhe
mendime në një mënyrë të përzier dhe të reflektuar.
Efektet
e këtij misteri i ndjen kur në përfundim të poezisë (dhe librit poetik “Kuqmi flokët e thime”) qëndron i hutuar dhe
pyet veten se: ku ke qënë në atë lexim, në ç’vend, në ç’planet, në ç’kohë që të
paska “zënë” poezia dhe pyet veten se: çfarë ka hedhur kjo vajzë në poezi që na
trullos e mrekullon njëkohësisht?
Sarandë, më nëntor 2023
mozot
e m‘ke harru
lehtë
â me m‘gjetë
pllambën
e dorës
e
kâm ngjy
me
dy gishta vjeshtë
të
kujtohet
si
dikurë çikat ndër vade të dame
të
shejume me pika kane
mozot
e
s’rrudhet vjeshta
mbi
shuplakë dore
e
vjen ti para bore
mozot
e
humb
si
dielli kur bjen n’ujna të thella
me
u shukë
edhe
unë shpesh e kam marrë malin
m’e
fshehë mallin
derisa
më diktunë
e
më përzunë
lisat.
2022