Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: A po përjashtohen arbëreshët?!
E hene, 20.11.2023, 07:58 PM
A PO PËRJASHTOHEN ARBËRESHËT NGA I ASHTUQUAJTURI SAMIT I TRETË I DIASPORËS NË TIRANË?!
“Nuk kemi kujt t’i ankohemi. Për marritë që
kemi bërë, po bëjmë edhe do të bëjmë vetë. Lutemi që Zoti na dhëntë durim edhe
koha harrim” -Ekrem Vlora
Nga Frank
Shkreli
Është e vështirë të besohet një gjë e tillë, por siç mund
të lexoni më poshtë artikullin e botuar sot
në gazetën Dielli të Federatës Pan-Shqiptare VATRA në Nju Jork të
autores Ornela Radovicka nga Qëndra mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe,
themeluar nga Arbëreshi i madh, Antonio. Bellusci në vitin 1980. “Pak ditë më
parë, çuditërisht, lajmi për pjesëmarrjen masive të botës intelektuale
arbëreshe u anullua. Shumë prej atyre arbëreshëve kishin prerë biletat e
udhëtimit drejt Shqipërisë dhe kjo situatë e krijuar nuk ishte për faj të
Qëndrës, por për shkak të vendimarrjes së një organi tjetër, flitet për
Akademinë e Shkencave në Tiranë”, shkruan ajo mbi këtë akt banal e të turpshëm,
të një enti, sipas meje, me prirje ende bolshevike edhe pas më shumë se tre
dekada pas shembjes së komunizmit zyrtar në Shqipëri. Ja linku i artikullit të plotë botuar në
gazetën Dielli: Në kuadërin e Summit të III të Diasporës, annullohet pjesëmarrja masive e arbëreshëve! – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)
Nëqoftse pretendimet në këtë artikull të autores
Radovicka nga Qëndra mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe e të Madh, Antonio
Bellusci, janë të verveta, atëherë diçka nuk është në regull me organizimin e
të ashtuquajturit Samiti III i diasporës që do mbahet javën që vjen në Tiranë,
e që, sipas Zonjës Radovicka përjashton pjesëmarrjen e përfaqsuesve të
diasporës më të vjetër shqiptare të “gjakut të shprishur” që nga koha e Gjergj
Kastriotit – Skenderbeut.
Ky vendim nga Tirana zyrtare për të anulluar pjesëmarrjen
e arbëreshve në Samit po me qëllim ose aksidentalisht në ditëlindjen e Poetit
të madh Arbëresh Jeronim De Radës (29 Nentor, 1814), “Apostulli i parë i
Rilindjes sonë kombëtare”, dhe “pararafolës i ringjalljes sonë kombë tare”
(Ernest Koliqi). More njerëz, a ini në vete që merrni vendime të tilla, për të
anulluar pjesëmarrjen e arbëreshëve nga ky I ashtueuajtuzr samit i
diasporës! A e dini se Jeronim De Rada
rreth 100-vjet para Naimit e Fishtës “ka ndezur ne zemrën e brezave të kaluar,
zjarrin e atdhedashjes, shpresën dhe besimin në fatin e popullit shqiptar”,
Ekrem Vlora). Dhe në javën e 28-Nentorit, Ditës së shpalljes së Pavarësisë së
Shqipërisë dhe gjithë Shqiptarëve, përfshir Arbëreshve, sidomos, diasporës
Arbëreshe, kësaj “oaze rilindjeje kombëtare në diasporë”, (Mons Dr. Zef Oroshi)
– të cilët gjatë historisë 5-shekullore kontribuan më shumë se çdo kush tjetër
për Ditën e bardhë kombëtare të 28 Nentorit, 1912, që festohet javën që vjen.
Po a e dini ju se sa borxhe i kanë Arbëreshve, brezat
kaluar të shqiptarëve – përfshir ata sot, anë e mbanë trojeve shqiptare dhe
kudo që janë: arbëreshve – “gjakut të shprishur” dhe Jeronim De Radës me shokë?
Po si është e mundur që sot, më shumë se 500-vjetë më vonë,
pasardhësit e atyre arbëreshve që me shekuj ruajtjen gjuhën e traditat,
gojdhanat e kulturën – u anullohet pjesëmarrja në samitin e diasporës?!
“Pesqind vjet Arbërshët në tokçn mikpritse të Italisë
ruajtën gjuhë e doke gojdhanore. Nji mendje skeptike mund t’a pleqnonte të kotë
besniki të çuditshme”, do të shkruante Ernest Koliqi, i cili mund të ketë bërë më shumë se çdo shqiptar tjetër mbi tokë
për të kultivuar dhe ruajtur gjuhë e kulturë të arbëresheve për më shumë se
30-vjet sa ishte gjallë. Ai Ernest
Koliqi, i cili, ashtu si edhe arbëreshët e përjashtuar sot, vzahdon të jetë i
përjashtuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si anti-kombëtar e
tardhdëtar. Këta “akademikë”, përfasques
të Tiranës zyrtare sot, a janë “mendje skeptikë”, apo diçka edhe më keq, që
sipas Zonjës Radovicka anullojnë pjesëmarrjen e këtij brezi arbëreshësh në një
takim të diasporës shqiptare në kryeqytetin e të gjithë shqiptar[ve pa dallim,
në Tiranë. A janë të vetdijshëm, këta që
marrin vendime të tilla, ndaj borxhit që Kombi shqiptar u ka, historikisht,
arbëreshve për besnikërinë e tyre shekullore ndaj Shqipërisë dhe
shqiptarëve. Borxhi është i madh dhe
vështirë për tu paguar duke përjashtuar brezin e sotëm të arbëreshve nga organizime
kombëtare të diasporës.
“Na
Shqiptarët që morëm në dorëzim nga De Rada amanetin e lanun Arbëreshvet prej
Skanderbegut, d.m.th. pasqyrimin e Shqipërisë së lirë, duhet t’i jemi
mirënjohës Poetit të Makjit, por edhe vëllazënvet gjuhe e gjaku, që nen qiella
të huaja, atë amanet ruajtën me besniki të patrandëshme…Nëpër poezi e
apostullatë të Jeronim De Radës, Arbëreshët e Italisë, kryen at vepër të
mistershme shpërblimi njerëzor e kombëtar, që i Nalti Perëndi u përcaktoi
atyre, kur në një stinë duhije e tmeri, lanë brigjet e Atdheut dhe mërguan në
një vis të huaj, me ikona fetare e me hire shqiptare”. Kështu është shprehur Ernest Koliqi në
një editorial kushtuar De Radës, me rastin e 150-vjetorit (1964) të lindjes së
tij.
Unë nuk i dijë arsyet e anullimit të pjesëmarrjers së
arbëreshve në samitin e diasporës në Tiranë, javën që vjen, por e kam të
vështirë të besoj një gjë të tillë. Si
është e mundur?! Prandaj të gjithë duhet
të kërkojmë përgjigje nga autoriteteti organizues i samit të -- pyetjeve që bën
në artikullin e saj Zonja Ornela Radovicka:
“Si mund të lësh jasht këtij Sumiti
kërkues, autor tekstesh, studiues, hulumtues shumë nga ata individë që kanë
dhënë vërtetë një kontributë kolosal mbi botën arbëreshe aq sa shpesh ia
tejkalon edhe asaj istitucionale!
Si mund të flasësh për dhe mbi
gjuhën e tyre e të lësh jashtë Sumiti sportellet linguistike,të botës
arbëreshe?!
Si mund të lësh jashtë sumitit shumë
associazione, organizata, shoqëri që janë zemra, pulsi i jetës arbërore, të
cilët mbledhin në gjirin e tyre botën reale arbëreshe?!
Si mund të lëshë jashtë këtij
sumiti, publicistë, historianë, gazetare, poetë, shkrimtarë, intelektualë, të
ndershëm të botës arbëreshe?!
Si mund të lëshë jashtë këtij
summiti grupet artistike arbërshe, të cilët ruajnë folklorin, mbajnë gjallë
etnografinë, gjuhën nëpërmjet rapasodive?!
Si mund të lini jashtë botës
arbëreshe arkitekt,(me sa di unë asnjëherë nuk ka patur ndonjë projekt
universitar mbi arkitekturën arbëreshe)!
Si mund të lini jasht përfaqësues të
bibliotekave të cilët janë monumente të botës arbëreshe!
Si mund të lini jashtë arbëreshë
qytetarë të thjeshtë por aktivist të dalluar të cilët mbështesin çështjen e
ruajttjes së identitetit duke ditur vështirësit që hasin çdo ditë këta
arbëreshë në asimilim ashtu edhe për shkak të politikave gjeopolitike të
shpopullimit?”, pyet ndër të tjera autorja e
artikullit botuar të shtunën në gazetën Dielli të Nju Jorkut.
Unë për veten nuk kam ndonjë përgjigje as hamendje se pse
ndodhë një gjë e tillë. Por një gjë e di
se ky është një vendim – jo i të huajve --por i shqiptarëve dhe askujt
tjetër. Diçka që më kujton fjalët e
Ekrem Vlorës, një veprimtari të çeshtjes kombëtare i cili gjithashtu me rastin
e 150-vjetorit (1964) të lindjes së De Radës. “Çdo popull duhet të paguajë tagrin e caktuar
nga natyra e vet për të kaluar sëmundjet foshnjore që ia turbullojnë fillimin e
një jete të re. Edhe ne po e paguajmë këtë tagrin: Herë në mundime të
brendshme, herë me vështirsinat që na shkakton moskuptimi i jashtëm. Nuk kemi
kujt t’i ankohemi. Për marritë që kemi bërë, po bëjmë edhe do të bëjmë vetë.
Lutemi që Zoti na dhëntë durim edhe koha harrim… Mos kuptimet e të huajve
na kanë ndaluar ose vonuar zhvillimin e plotë të idealeve kombëtare. Dikush na
ka kujdesur, dikush na ka pasur besim e dikush nuk na ka druajtur. Me dashje
ose pa dashje, të gjithë na kanë dëmtuar!”
Për anullimin e pabesueshëm të pjesëmarrjes së arbëreshve
në samitin e diasporës në vitin 2023 në Tiranë, me çudi dhe zhgënjim, Ekrem
Vlora do të shprehej, se “Duhet të flasim haptazi, se kështu sigurisht nuk e
kanë ëndërruar De Rada edhe shokët e tij zhvillimin e kulturës kombëtare
shqiptare!”, ka shkruar Eqrem Vlora me rastin e 150-vjetorit (1964) të
lindjes së Arbëreshit të njohur.
Nuk kemi kujt t’i ankohemi për marritë tona! Megjithë
natyrën time prej optimisti kur mësoj për lajme si ky, kam drojë se edhe Zoti e
ka humbur durimin me marritë e shqiptarëve!
Jeronim de Rada ;(Maqi, 29 dhjetor 1814 - 28 shkurt, 1903), ishte mësues, botues,
folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar italo-arbëresh, themeluesi
i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Ornela Radovicka --
Qëndra mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga A. Bellusci 1980. -- Në kuadërin e Summit të III të Diasporës, annullohet pjesëmarrja masive e arbëreshëve! – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)