E enjte, 26.12.2024, 10:11 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: E vërteta tmerron dështakët politikë!

E diele, 19.11.2023, 07:46 PM


E vërteta tmerron dështakët politikë!

Shkruan: Florim Zeqa

Në kohën nëpër të cilën po kalojmë si komb dhe si shoqëri njerëzore, më e vështirë është bërë të thuash të vërtetën sesa të këputësh çelik me dhëmbë! E vërteta vret më shumë se plumbi për politikanët e papërgjegjshëm, ndërsa kritika e shëndoshë është ilaçi më i mirë për reflektim dhe përmirësim të politikanëve të përgjegjshëm.

Dallimi mes kritikës dhe akuzës është sikurse dita me natën

Nuk është i vogël numri i atyre që nuk e kuptojnë kritikën, si të tillë çfare janë kritiken e marrin si shkas për të shantazhuar dhe kërcënuar kritikuesin! Kjo ndodhë tek injorantët dhe dështakët politikë që janë mësuar të pranojnë vetëm duartrokitje nga mbështetësit e tyre morbid.

Kur dështakët e politikes kritikohen, ata lemeriten aq shumë, sa që nga frika e humbjes së privilegjeve të pushtetit ju bëhet terr para syve, nuk e shohin as driten e Diellit.

Në vend që të ballafaqohen me kritikën, liderët partiakë i lansojnë militantët e tyre për të linçuar dhe kërcënuar me jetë kritikuesin (analistin apo gazetarin)!

Në mungesë të argumenteve për ballafaqim e përdorin kërcënimin si mjet “qetësimi” për mbylljen e gojës për kritikuesit dhe oponentët politikë!

Për fatin e mirë të vendit, gazetarët dhe analistët e pavarur dhe me përvojë janë të guximshëm, të palëkundur dhe të pathyeshëm në rrugën e tyre për të tejkaluar sfidat e kohës nëpër të cilën po kalon populli ynë në këto dekadat e fundit.

Gazetarët dhe analistët e pavarur janë më të fuqishëm dhe më të guximshëm sesa ata që paguhen nga grupet e interesit, e thonë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, të pakamufluar, të pazbukuruar dhe të pacenzuruar nga politikat partiake.

Lum ai gazetar që arrinë ta ruaj pavarësinë e shprehjes së lirë dhe paanësinë partiake.

Gazetari nuk guxon të tërhiqet nga misioni i tij fisnik

Futja e shpirtit të një gazetari dhe analisti nën grilat e pushtetarëve apo nën kthetrat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është ngulfatje e shpirtit për së gjalli!

Në kohën kur linçimi dhe kërcënimi janë bërë standard i jetës dhe i veprimeve të politikanëve të papërgjegjshëm, thënja e së vërtetës nga ana e një gazetari apo qytetari konsiderohet akt revolucionare dhe patriotik.

Edhe përkundër linçimit dhe kërcënimve, gazetari nuk guxon të tërhiqet nga misioni i tij fisnik. Për arsye se, sa më e lartë të jetë shkalla e rrezikshmërisë, aq më i lartë do të jetë niveli i kënaqësisë dhe katdhedashurisë. Në kohën kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore e sociale, gazetarët janë ata që duhet të thonë të vërtetën për gjithçka, për të zbardhur të vërtetën e kamufluar për të gjtiha prapësitë që ndodhin në skenën politike dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.

Një fjalë e urtë Gjermane thotë: "Gazetarët shenojnë lindjën dhe përfundimin e një kohe", që do të thotë se roli i gazetarëve në një shoqëri demokratike është krucial dhe i pa zevendësueshëm. Thënja e së vërtetës tmerron dështakët politikë!

Florim Zeqa

17.11.2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora