Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Me Izraelin a me Palestinën?

| E enjte, 16.11.2023, 07:57 PM |


Me Izraelin a me Palestinën?

(Një grup pro-palestinez (islamik) kishte kërkuar leje nga Policia e Kosovës për protestë kundër Izraelit ditën e ndeshjes, që u hodh poshtë)

Nga Gani Mehmetaj

Izraeli e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Palestina Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë.

Izraeli e mbështeti luftën e shqiptarëve kundër Serbisë. Palestina i mbështeti krimet e ushtrisë e të policisë serbe kundër shqiptarëve.

Hebrenjtë e Amerikës e krijuan Dardaninë. Myslimanët e Palestinës dhe të Arabisë e mbështesin Serbinë.

Jaser Arafati e ftoi kriminelin serb Miloshevic në vizitë kur ai akuzohej për krime e gjenocid ndaj shqiptarëve. Shteti hebre ia bëri me dije Miloshevicit se po e kapi do ta arrestonte.

Palestinën e përkrah Serbia, Rusia, Irani dhe Kina.

Izraelin e mbështet Evropa Perëndimore dhe ShBA-të.

Kush është me Izraelin është me Evropën Perëndimore e SHBA-të.

Kush është me Palestinën është me Serbinë, Rusinë dhe me Iranin.

Ka grupe të rrëzikshme në shtetin tonë të ri.