Kulturë
Botime të reja nga Gëzim Murajza, Valbona Banka dhe Preç Zogaj
E merkure, 15.11.2023, 07:57 PM
‘Në librari’/ ‘Tingulli i mbramë’, simfonia e vetmisë së prindërve shqiptarë! ‘Mister Ash’, një udhëtim misterioz me Valbona Bankën! Preç Zogaj me romanin ‘Nata’!
Rubrika
“Në Librari” përgatitur nga gazetarja Anila Dedaj vjen këtë fundjavë me tre
tituj të rinj.
Nga
Anila Dedaj
Titulli: “Tingulli i
mbramë”
Autor: Gëzim Murajza
Shtëpia Botuese: Botimet
Fishta
Çmimi: 800 lekë
Gëzim
Murajza e zhvillon subjektin e romanit të tij të dytë në periferi, ndonëse
temat që trajton, nuk kufizohen në lokacion. Në “Alpe”, me sfondin e jetës dhe
peizazhit në fshat “Tingulli i mbramë”, që njofton agun, nga e hëna në të dielë,
nis e dobësohet... Ndërkaq, Simoni, sjell përmes historisë së tij, simfoninë e
vetmisë së prindërve shqiptarë, ku fëmijët ndjekin rrugën e tyre... Jeta e
ndërtuar me ndershmëri e një ish-minatori dhe gruas së tij Lenës, që
‘kriset’nga një sëmundje e rëndë.
Titulli: “Mister Ash –
Oazi i sekreteve”
Autor: Valbona Banka
Shtëpia Botuese:
Mediaprint
Çmimi: 700 lekë
Një
udhëtim misterioz, bën bashkë një grup të rinjsh. Lexuesi ndjek rrugëtimin e
tyre drejt shtigjeve, prej vitesh të pashkelura, njësoj si të fshehtat që ata
mbartin me vete... Ndërsa autorja Valbona Banka e zbulon gradualisht misterin e
personazhit ‘Mister Ash – Oazi i Sekreteve’... Një libër plot karaktere,
përballje natyrash e brezash, ku autorja u jep të rinjve guxim për të rrëfyer
të fshehtat, vragat që i lëndojnë, duke
i bërë të kuptojnë se në jetën e çdokujt ka ngjarje që u shkaktojnë palumturi,
por pavarësisht kësaj ata s’do të jenë vetëm.
Titulli: “Nata”
Autor: Preç Zogaj
Shtëpia Botuese:
UETpress
Çmimi: 1000 lekë
Gruaja,
fati i saj dramatik, në shoqërinë kaotike shqiptare ‘të mbrujtur’ nga
mentaliteti maskilist, tranzicioni dhe ‘shuplakat’ e moralit, janë në qendër të
romanit më të fundit të shkrimtarit Preç Zogaj “Nata”. Tri motra dhe një
atvrasës, drejt zbardhjes së ngjarjes tronditëse, Zogaj, ‘zhbirilon’ plagët e
shoqërisë, duke nxitur reflektim, apo shpëtimin e munguar të ditës ndaj dy syve
të pafajshëm.
B.V/KT/Shqiptarja.com, 12 Nëntor, 2023
_______
Video
në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=gLC9Di-5IJ8