Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Kaq shumë ikje...
E enjte, 16.11.2023, 07:40 PM
KAQ SHUMË IKJE…
Nga
Visar Zhiti
Po
ikim… Koha apo neë
Ku
po shkojmë?
Në
ditë tjetër, në tjetër atdheë!
Në
valixhe nuk futet koha,
As
më të rëndësishmet
s’i
marrim dot,
Më
të çmuarat desha të thosha,
Më
të shenjtat,
nga ç’kanë mbetur sot.
Do
të ngjitem në qiell i gjallë
Siç
isha i gjallë dhe në ferr.
Vërtet
kam mall,
Për
ç’ikën apo për ç’vjenë
E
shkuara me të sajët njerëz
E
pret të ardhmen për më keqë
Ata
që i dita vëllezër,
Ishin
“Judë”, të palodhur dhe pleq.
Puthja
u qe thartuar
Si
koha që bëmë bashkë.
Pa
flatra, duke fluturuar
I
ika një ditë
për të arritur në
natë.
Natën
time
si jashtë globit,
horoskop-thyer,
me globalistë
e horizonte…
Valixhen
ma kishin hapur në aeroport,
A
ishin librat,
kujtesa,
emocionetë
Lashë
shumë
atje ku s’më presin shumë…
Nga
Bibla doli një Marie
të më japë shpresë…
Në
ballin tim ndiej gjumë,
Por
ç’ëndërr nga kryqi do më zbresë?
Se
koha s’ikën, ikim ne…
Dhe
është po ajo ditë
Dhe
është i njëjti dhè.
Chicago,
Roselle, 15 nëntor, 2023