E shtune, 21.12.2024, 01:09 PM (GMT)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Rugova - "Kosova ka zot shtëpie. Zyrtarët e Tiranës të mos përzihen në punët e saj!"

E hene, 13.11.2023, 07:50 PM


RUGOVA: "KOSOVA KA ZOT SHTËPIE. ZYRTARËT

E TIRANËS TË MOS PËRZIHEN NË PUNËT E SAJ!"

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Lëvizja Vetëvendosje është një organizatë heterogjene. Disa thonë se është produkt i PDK-së. Por, kjo relativizohet, ngaqë nuk e kanë -huqin- e krimit vrastar dhe të vjedhjes galopante. Përndryshe, do t`i trashëgonin nga e "ëma" PDK-e? Dihet, të përbashkët kanë patologjinë për Presidenti Rugova. Fjala është për një pjesë të lidershipit të LVV. Dhe, kjo u pa disa muaj më parë, në një takim ndërkombëtar në Zvicër, me ç`rast liderët e LVV, në fjalimet e tyre, vlerësuan lart disa ushtarë të Rugovës, duke e anashkaluar Kryekomandantin Suprem Rugova. Kjo la shije të hidhur në Shqiptarinë demokratike të përbotshme, sepse djemtë e LVV ende nuk po shkëputën nga dogma e së majtës ekstreme, që e karakterizon PDK-në, sintezë e krimit.

Por, nëse LVV ta bënte një shkëputje të prerë, nga partitë-banda të PAN-it, duke i dhënë Rugovës vendin e parë në historinë e Kosovës, duke mësuar nga trashëgimia e tij, do t`i ndihmonte shumë në shërbimin për Kosovën.

Social-komunistët shqiptarë, ose neokomunistët, asnjëherë nuk u shkëputën nga ideologjia sllaviste e atit të tyre shpirtëror, filosllavit Enver Hoxha. Ata manifestuan urrejtje patologjike ndaj Presidentit Rugova dhe LDK-së së tij. Filluan luftën agjitative dhe e përfunduan luftën me plumba ndaj ushtarakëve, veprimtarëve dhe aktivistëve të saj!

Në Mërgatë u lidhën me sojin e tyre, LPK-në enveriste-staliniste, e cila protestonte kundër bashkimit të dy gjermanive, "sepse, -sipas tyre-, dobësohet sovjetizmi rus dhe komunizmi botëror!" Thjeshtë, disa nga krerët e LPK-së, ishin hafije të hershme të UDB-së, të dërguar, enkas, për ta përcjellur, përgjuar dhe spiunuar Mërgatën shqiptare. Më vonë u bënë agjentë të dyfishtë, pra, edhe agjentë të Sigurimit kriminal Shqiptar. Po rendisim disa nga -të bëmat"- e LPK-së dhe të Tiranës zyrtare social-komuniste:

1) Përçarja ndërshqiptare ishte moto e përbashkët e LPK-së dhe e Sigurimit Shqiptar;

2) Përveç "diplomatëve" sigurimsa, Tirana zyrtare, gjithnjë, social-komuniste, dërgoi në Mërgatë kalemxhinj profesional, të cilët, të porositur nga shefat e Tiranës, agjitonin kundër Rugovës dhe LDK-së tij, gjithnjë në koordinim me disa krerë të LPK-së, fort të dyshuar si hafije të hershëm të UDB-së;

3) Të bashkuar, LPK dhe Sigurimsat, sabotuan të gjtha aksionet, në ndihmë të Kosovës për mbijetesë;

4) Fondin shtetëror, të shprehur në 3%-shin nga paga mujore, e sabotuan, duke ia kundërvënë Fondin ilegal, tërësisht abuziv, me emërtesën emocionale "Vendlindja thërret";

5) Sabotuan dhe shpërdoruan bazën materiale dhe armatimin për Luftën e Kosovës. 43 kamionë ushtarakë, me ngarkesë materiale për luftën, të sjellur nga Gjermania dhe Zvicra, në kohë lufte, i bllokuan në Portin e Durrësit. Pasi e vodhën zyrtarisht mallin, hodhën sheqer në serbatorët (rezervarët) e makinave, për të bllokuar motorët, me qëllim të shitjes me çmime simbolike, ndërkohë që më vonë, ngeshëm, u bë pastrimi dhe zhbllokimi i tyre;

6) Në vlugun e luftës, LPK, në koordinim me zyrtarët social-komunistë, pushtuan -Redaksinë e Kosovës-, e cila vepronte brenda -Radiotelevizionit Shqiptar-, duke filluar sulmin e hapur propagandistik, kundër LDK-së, në veçanti, dhe të djathtës të Kosovës, në përgjithësi;

7) Kundër ministrit të Informacionit, Xhafer Shatri, i cili reagoi për aktin e banditesk të uzurpimit të Redaksisë në fjalë, u përgaditë një atentat, i mbetur në tentativë kundër ministrit Shatri. Asaj dite makabre, ministri nuk u ndodhë në zyre, por u plagosë roja i kësaj ministrie. Për atentatin u përkujdes, personalisht, Hashim Thaçi, duke paguar 150 000 marka gjermane. Si shpërblim shtesë, për aktin vrastar, Hashimi e dekoroi ndërmjetësin në vrasje me titullin kulmor "Hero i Kosovës", edhe pse ai vdiq, natyrshëm, pas luftës!

8) LPK dhe SHISH e dështuan Marrëveshjen e Osllos. Pas kësaj, kupola shtetërore i ultimatoi oficerët e karrierës të Kosovës, që ishin larguar nga Armata jugosllave, "të largohen  nga Shqipëria mënjeherë, përndryshe do të vritën!"

9) Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Petro Koçi, nga foltorja e Kuvendit, i kërkoi Parlamentit "t`i përzënë nga ushtrimorja në Drojë të Mamurrasit, rrethi i Kurbinit, të gjithë kontigjentin e ushtarëve, në përgaditje e sipër për luftë". Dhe, arsyetoi se "Kolonel Tahir Zemaj, me porosi të kryeministrit Bujar Bukoshi, po përgaditët për puç ndaj qeverisë socialiste, për ta sjellur Prof. D. Sali Berishën në pushtet!" Ushtria shqiptare provokoi me avion luftarak sipër kazermës të Drojës. Por, trimi Kolonel Zemaj kërcënoi zagarët provokatorë të presidentit Rexhep Mejdani, se "provoni edhe një herë të na provokoni, do ta merrni përgjigjën ushtarake, madje, paparalajmërim!"

10) Gjykata e Hagës duhej të fillonte hetimet për krime të luftës, pikërisht, në Tiranë. Më 1997, gazetari dhe zëdhënësi i parë i UÇK-së , Ali Ukaj u vra në Tiranë. I akuzuari i parë, për vrasjen e tij, ishte Hashim Thaçi, i cili u arrestua në Shqipëri. Eksponenti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë publikisht se "i telefonova një gjenerali të Sigurimit, SHISH-it, dhe Hashimi u lirua nga burgu!" Vrasjet e para politike dhe serike u bënë në Shqipëri dhe të gjitha ishin zyrtare. Sepse SHTAB-i i "Rogner"-it i hartonte listat dhe në bashkëpunim me SHISH-in shqiptar, i ekzekutonin oficerët dhe ushtarët e FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe veprimtarët tjerë të LDK-së.

11) Ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Halil Bicaj, në një intervistim nga një televizion në Kosovë, akuzoi SHTAB-in-bandë të LPK-së dhe Tiranën zyrtare, për vrasjet politike në Shqipëri. Ai tha se "në shenjestër ishin ushtarakët e Kosovës dhe luftëtarët, me bazë partiake LDK-në. Të paktën 11 ushtarë na janë zhdukur, të cilët cak të rekrutimit luftarak e kishin Kosharën", - deklaroi ministri Bicaj. Ai ishte i qartë, i saktë i informuar dhe "akuzoi Klosin me SHISH-in e tij dhe disa oficerë komunistë shqiptarë, si mercënarë, të cilët, së bashku me SHTAB-istët e Kosovës e kanë përgjakur dhe zhvatur Kosovën".

12) Dhe, për këtë përgjakje, cinikisht dhe marrëzisht, sot shpërblehen me "dëshminë e veteranit të UÇK-së"! Kryetari i OVL të UÇK-së, gjeneral Spiro Butka, - i ka dorëzuar Komisionit përkatës në Prishtinë, një listë emërore prej 186 personave, pjesëmarrës në Luftën e Kosovës dhe emërgjencën e saj, nga Shqipëria-. "Por, sot marrin -pensionin e veteranit- 3.000 veta. Dhe kjo shifër vazhdon të rritet"- shkruan ai!" Gjeneral Butka denoncimin tmerrak e shoqëron me fakte dhe emra konkret, madje të përveçëm!

13) Avokat Tomë Gashi, së bashku me Edvin Ramën, janë në një linjë, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve. E ashtuquajtura "Shtëpia e Verdhë", nuk është një përrallë, përkundrazi, është një realitet. Nuk e besoj të jenë bërë operacione e transplante organësh, sepse komandantët i grabitën miliona euro nga fondet e Mërgatës. Por, në kontrollin e parë gjurmë gjaku janë gjetur. Kontrollet tjera nuk janë lejuar, sepse janë sulmuar fizikisht, me organizimin e LPK-së dhe të SHISH-it.

Arsyetimi se janë therë bagëti, janë broçkulla. Kampin stërvitor ushtarak, në Fullqet të Klosit, Mat, e ka pasur në zotërim LPK-ja. Ajo që thotë Tomë avokati se "kanë dashur ta marrin me qera, për ndërtimin e "Rrugës së Arbrit", është shpikje dhe shpifje e tij. Nëse Dick Marti ia ka huq për organet njerëzore, faktet janë tjera në librat e tij dhe të Carla del Ponte, përputhën plotësisht, me varret politike anekënd Kosovës.

14) Vrasja zyrtare e ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, e bërë nga LPK-ja dhe shtetarët kupolë të Shqipërisë, i trimëroi kriminelët në pushtet. Sepse askush nuk u muar në përgjegjësi, edhe pse faktet nuk mungonin. Bardhyl Mahmuti, në një takim masiv me mërgimtarët, në Malmoe të Suedisë, tha se "Ahmet Krasniqi i ka ditët e numëruara, do ta vrasim!" Dhe, ashtu ndodhi! Ku e dinte Mahmuti se ato ditë do të vritej njeriu i parë i UÇK-së?! Pse nuk u hetua nga askush dhe asnjëherë, zotëria në fjalë, ndërkohë që mbulonte postin e Punëve të Jashtme të LPK-së?!"

15)Andaj, lidershipi i Tiranës zyrtare u trimërua dhe provoi ta eliminojë fizikisht edhe Presidentin Rugova. Përgaditja u dekonspirua dhe Rugova nuk zbriti fare nga avioni në Rinas. Për të amortizuar dhe mbuluar krimin e mbetur në tentativë, presidenti Mejdani, me hipokrizi klasike, i bëri vizitën e paftuar dhe të padëshiruar nga presidenti Rugova, në Aeroportin e Rinasit, nga ku priste fluturimin për në Prishtinë! Dhe, vetëm pak muaj më vonë, kur Rugova u kidnapua dhe u dërgua, dhunshëm, në Beograd, me urdhër të kryekriminelit Millosheviç, ishte i pari presidenti Mejdani, ai që e quajti "tradhtar" - Presidentin e Kosovës së pushtuar!!

16) Tirana zyrtare social-komuniste themeloi në Shqipëri organizatën ilegale kriminale SHIK, tashmë, e faktuar për ekzekutimet serike politike, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, gjatë dhe pas luftës. Gjithashtu, kompozoi në Tiranë Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, model i qeverisjes komuniste të filosllavit Enver Hoxha, me elemente të bollshme të fashizmit. Pas luftës, dërgoi në Kosovë ish-oficerët e Sigurimit monist, për instruktimin e bandave vrastare, për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, me dajak e plumb, në Kosovë.

17) Presidentin shqiptar, Akademik Rexhep Mejdanin, shqiptarët e kudondodhur e akuzojnë për fajësinë e madhe, fyerjen e turpshme dhe kriminale, që i bëri Presidentit histrorik, Ibrahim Rugova, duke e quajtur "tradhtar", pikërisht, në ditën e kobshme të kidnapimit të tij, nga policia e kryekriminelit Millosheviç dhe izolimin e Tij në Beograd! Presidenti Mejdani, e lëshoi këtë "tullumbace", si -lopa bajgën-, me porosi të gardës së vjetër fashizoide të stalinistit Hoxhë, të prirë nga Ruçi, Gjinushi me lukuninë ideologjike, sllavo-komuniste!

Dhe, për të gjitha këto krime numerike e makabre, Qeveria social-komuniste e Shqipërisë, kurrë nuk i kërkoi falje Kosovës dhe popullit të saj të përgjakur!?

Të paktën, LDK dhe Lista -GUXO-, nuk duhet të pushojnë së kërkuari llogari, qoftë për fyerjen e rëndë të bërë Rugovës, respektivisht, Kosovës, qoftë për sabotimin e Luftës së Kosovës dhe krimeve faktike, përfshi edhe vrasjet politike, në bashkëpunim me LPK-në, krahun enveristo-stalinist të saj.

Hitleri nuk i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, të cilën e nismoi, pikërisht, ai me kriminelët e tij. Por, të gjithë Kancelarët gjermanë të pas kësaj lufte fatale, u kërkuan falje, shteteve, popujve të tyre, për krimet naziste. Të njëjtën gjë duhej të bënin edhe zyrtarët e lartë, presidentë dhe kryeministra shqiptarë, të cilët pasuan kriminelët komunistë, Enver Hoxha dhe Rexhep Mejdani.

Për këto prapësi dhe pabesi të Tiranës social-komuniste, kishte informacion Presidenti Rugova. Për të pamundësuar çfarëdo ndërhyrje direkte apo sekrete, të lidershipit të shefit shqiptar, Prof. Rexhep Mejdanit, me shokë, mori vendimin e prerë, duke u deklaruar publikisht: "Kosova ka zot shtëpie. Zyrtarët e Tiranës të mos përzihen në punët e saj! Përfaqësimet e paautorizuara politike, për Kosovën, nuk janë valide dhe nuk duhet marrë në konsideratë nga askush!"

Kjo deklaratë e mençur, e bërë tej një çerek shekulli më parë nga Dr. Rugova, stopoi Tiranën social-komuniste dhe të tjerët, për të përfituar reputacion vetjak, në kurriz të Kosovës. Njëkohësisht, Presidenti Rugova i ndërpreu të gjitha komunikimet me lidershipin social-komunist të Shqipërisë. Por, ishte shumë i lidhur me popullin e saj dhe shumë mirënjohës, për gjithçka që bënë shqiptarët, në përballimin dhe mirëpritjen e ikanakëve të Kosovës, në kohën e ekzodit masiv, megjithë varfërinë e skajshme që kishin shqiptarët e Shqipërisë londineze.

Kam jetuar dekadat në Shqipërinë tonë, e njoh mirë popullin tim, në të dy anët e kufirit të dhunshëm. Andaj, kam bindjen se shqiptarët e Shqipërisë së Vjetër, prijnë me -gajretin- e madh në mikpritje.

Majtistët enveristë të Kosovës, si në kor bretkocash, u sulën kundër Dr. Rugovës, me akuzën se "po na prishë me Shqipërinë", njësoj siç e anatemojnë sot opozita aktuale kryeministrin Kurti, edhe pse e shohin se kryeministri shqiptar, Edvin Rama, është bërë palë me BE-në, Vuçiqin dhe opozitën PAN-iste, kundër  Kosovës!

Ralisht, lidershipi i sotëm dhe i djeshëm i Shqipërisë, me nostalgjinë për Enverin dhe stalinizmin e tij, nuk kanë të bëjnë fare as me Shqipërinë dhe as me popullin shqiptar të kudondodhur. Sepse, dje dhe sot, e kanë përçarë dhe katandisur popullin e Shqipërisë dhe shqiptarët e saj, në kufijtë e skajshëm të mbijetesës. Dhe, këtë e dëshmon emigracioni masiv i tej gjysmës së popullatës të saj.

Të refuzohet kryeministri shqiptar, për çështjet e Kosovës!

Ngjashmërinë tipike të çerek-shekullit më parë, të negativitetit të Mejdanit, sot e ka kryeministri shqiptar, Edvin Rama, i cili u pozicionua hapur në krah të Serbisë dhe kundër Kosovës! Dhe, shembullojmë me fakte gojore e shkrimore:

a) E filloi me "Ballkanin e Hapur", që e bënte Serbinë lidere politike dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor, duke i hapur dyert edhe për Rusinë dhe Kinën komuniste;

b) "Nga veriu i Kosovës të largohet Policia e Kosovës dhe atje të vendoset KFOR-i", - çirret Rama, që nënkupton vënien nën protektorat dhe heqjen dorë nga sovraniteti i 17 % të territorit të Kosovës, edhe pse pavarësia e Kosovës është shpallur në kufijtë ekzistues të saj;

c) "Veriu i Kosovës është tokë e askujt", - thotë Rama, duke e mohuar pronësinë e Kosovës, në atë pjesë të Atdheut;

d) "Për Veriun e Kosovës kërkoj organizimin e një Konference Ndërkombëtare", - ngulmon Edvin Rama, duke e kthyer Kosovën para Rambujesë dhe para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e njohu Kosovën në kufijtë klasikë të saj, përfshirë edhe 8.200 hektarët tokë, të dhuruara Malit të Zi, nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj. Në këtë kërkesë, Rama është në një linjë me dostin e tij, Sergej Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë, i cili, gjithashtu, kërkon Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën, me qëllimin final për ndarjen e Kosovës;

e) Rama mori në mbrojtje Vuçiqin sdhe Serbinë, duke i kërkuar BE-së " të mos i bëhet presion Serbisë, për vënie sanksione Rusisë";

f) "Borrell dhe Lajçak kanë të drejtë për Asociacionin", - ngulmon Rama, edhepse ata aprovojnë -draft-statutin e Komisionit serb, që "serbëve në Kosovë t`u jipet -autonomi territoriale dhe të drejtën për referendum-, që nënkupton të drejtën e shkëputjes nga Kosova dhe bashkangjitjen e veriut Serbisë;

g) "Albin Kurti nuk ka të drejtë që kundërshton dhe refuzon planin e binomit ndërmjetësues, Borrell-Lajçak. Dhe me kryeneçësinë e tij po bllokon procesin e normalizimit Kosovë-Serbi dhe po provokon Evropën dhe Amerikën";

h) Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, është një padrejtësi për Kosovën dhe duhet të zhbëhet, sepse ata që janë në burgun e Hagës, nuk kanë bërë krime lufte, nuk ka pasur vrasje politike në Kosovë", - ndërkohë që  janë vrarë 1.826 persona, në Kosovë dhe Shqipëri, pikërisht, për motive politike, për ta sjellur LPK-në, respektivisht, PAN-in e sotëm në pushtet! Dhe, "xhevahire" tjera, thellësisht, armiqësore dhe rrugaçërore kundër Kosovës, duke qenë në të njëjtën linjë me presidentin serb Vuçiq, opozitën PAN-iste dhe me armiqtë tjerë të Kosovës.

i) Kryeministri aktual shqiptar është pjesë aktive dhe cytës e shtytës i trinomit namkeq, Thaçi-Rama-Vuçiq, për këmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, respektivisht -ndarjen e Kosovës-. Vërtet, Rama nuk është i parë në këtë nismë të tradhtisë kombëtare, siç mendon ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Sepse, para Ramës, ishte zhytur në këtë batak tradhtie Hashim Thaçi, ngaqë ishte dhe mbetet i shantazhuari i drejtëpërdrejtë i Serbisë dhe i ndërkombëtarëve, të prirë nga Sigurimi francez DGSE.

Dosja e krimeve e Hashim Thaçit, me disa "komandantë" të tij kriminelë, ishte dhe është e begatë dhe faktike. Karakteri i dobët i Hashimit, si brrylaxhi politik, nuk arriti ta sfidojë shantazhin, për të mos rënë në pazaret e pista të ndarjes të Kosovës, madje, deri me lobimin me pagesë, për përshpëjtimin e kësaj ndarje, në këmbim të lirisë personale! Duke qenë larg luftës, ai nuk ishte pjesë e saj, por ishte hartues i listave vrastare dhe i komunikatave diabolike, në emër të SHTAB-it të Përgjithshëm të UÇK-së të LPK-së, që u paraprinin vrasje të kundërshtarëve politikë shqiptarë, për ta marrë pushtetin me dhunë.

Shqiptarët në Shqipëri, duhet të turpërohen për votën që i japin Ramës me bandën e tij. Rrënues i pluralizmi politik në Shqipëri; shpikja e teorisë të patronazhizmit, për blerjen dhe vjedhjen e votave dhe poshtërsi dhe pisllëqe të tjera serike, janë të mjaftueshme edhe për botën demokratike ndërkombëtare, për ta ndëshkuar Edvin Ramën. Është absurdidtet dhe imoralitet i skajshëm, përkrahja e kryeministrit batakçi shqiptar, për interesa pragmatike aktuale, në veçanti, në raportet Kosovë-Serbi.

Janë shtuar zërat e shqiptarëve të përbotshëm, që Edvin Rama të shpallet -non grata- dhe t`i ndalohet hyrja në Kosovë. Unë mendoj ndryshe, edhe pse kërkesa e shqiptarëve qëndon. Por, nuk duhet dramatizuar çështja, deri në at shkallë. Mjafton t`i referohemi urtësisë të Presidentit historik, Ibrahim Rugova: "Kosova ka zot shtëpie dhe askush tjetër, pa qenë i autorizuar, nuk mund të flasë në emër të saj".

BE-ja, SHBA dhe kushdo tjetër, nuk duhet të provokojnë mëtej shqiptarët, me referencat tek Rama, siç vepruan, cinikisht e marrëzisht, me marrjen në konsideratë të një "biçim" Asociacioni, të paraqitur nga kryeministri shqiptar, pa pasur asnjë konsultim dhe asfare autorizim nga lidershipi dhe populli i Kosovës! Përkundrazi, refuzimi i këtij batakçiut, për t`u përzier në punët e Kosovës, ka qenë dhe mbetet konstant, i prerë dhe qartësisht i njohur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora