Kulturë
Mihal Gjergji: Samarxhiu
E shtune, 04.11.2023, 04:42 PM
Mihal Gjergji
S
A M A R X H I U
Një
plak qesqin, si mal me borë
Me
sy të qeshur, dritë behari
Urorë
dhe eshkë në njërën dorë
Në
tjetrën strrall me çika zjarri
E
nis bisedën dalëngadalë
E
tjerr si fill i hollë fanelle:
-Pa
merre, dridhe një, mor djal'
(Më
fton të ulem. Mirëseerdhe!)
Qënke
pa punë, se s'ke zanat
Të
mprehësh plor e këmb' parmënde
Po
jeta s'shtyhet me inat
Pa
thuaj plakut, ç'ke në mëndje?
Nuk
ndreqet bota veç me fjal?
Se
ja, dhe plumbi s'shkon vetiu
Nuk
di se ç'ëndërr pret të dalë
Pse
s'hap një qoshe; "samarxhiu"
Harbuar
pela dhe gomarë
Në
zyra, rrugë e trotuare
S'e
paskan hak nga një samar
Nga
një kapistër si kollare?
Ndodh
shpesh të ta rrëmbejnë fatin
Ndonjë
putanë a një sarhosh
Ti
vdes çdo ditë, e flak mëkatin
E
prapë vazhdon të ëndërrosh...
Një
plak si xhind më del përpara
Dhe
më tund shkopin si profet;
-Jo
veç me fjalë, të priftë e mbara
E
do dhe drurin ky milet!
Tiranë, Nëntor 2019