Kulturë
Ilir Muharremi: Gjithçka për një grua të bukur
E premte, 03.11.2023, 07:32 PM
Gjithçka për një grua të bukur
Nga
Ilir Muharremi
Gjithçka
është thyer te unë edhe dashuria. Jam i bindur në këtë. Dëgjoj muzikë nga
kaltërsia e qiellit, kompozim natyror edhe kjo me vret. Më fal që të dua, Zoti
vet me dënoj për këtë, të fali ty te unë dhe prapë të mori për vete, dashuria
ime. Në zemrën time rrjedhin helme të ndryshme, shohë që s’ka shpresë më,
mendoj që je ti brenda aty. Andaj vdesë e dashur, kërkoj falje. Dëgjoj meloditë
e qiellit njëra shprehë dhimbejn e tjetra shpresën, të parës i besoj unë. Jam
ai që të do dhe vuan për ty, dy gjëra të njëjtën kohë. Çdo natë ëndrroj qe je
këtu dhe nuk je e dashur, koha eleminon dhimbjen, unë nuk po pajtohem, vuaj
vuaj sepse e dua dashurinë.
Ëndrroj kuajt e zi, humnerën, mesjetën. Jam e s’jam e
dashur dije. Ëndërr e keqe, jeta e bukur, dashuria keq që lind nga jeta. Nuk je
më e dashur dhe i zgjuar gjithmonë ëndrroj në çarçafët tonë aty ku aroma jote
ende ndjehet. Djersen tënde e shijoj e bëjë pjalmë në mushkëritë e mi. Gjithçka
sonte është sonetë, vibrim i shpirtit e dashur. Fatin e rrokullisë vet nga
vetja nuk por nuk mund të heq dorë ende.
Gjithçka po ndodh për një grua të bukur e të mrekullueshme. Dielli lind për të,
rretë qajnë për të, ylberi krijon ngjyra nga drita e saj. I fsheh lotët unë e
ajo jeton thellë në errësirë. Gjthçka për një grua të bukur me flokë ngjyrë
kafe fytyrë rrumbullake, sy të tërhequr, mollëza të fryra natyrale. Zemra e
ndjen diellin brenda e pikturon horizontin dhe përtej.
Prisja,
prisja autobusët se e dija që zbret ti. Shpërqendrimi i kuadrit ndodhte kur e
dija që vije ti e zemra pomponte gjak shpejt, ora lëvizte njëjtë, Koha ime
kishte rëndësi. Autobusët ndroheshin ti nuk zbrisje e qielli ishte skuqur shumë
sikur qante lotët ishin ca re avujsh afër. Shikimi im ishte i metaltë mbi këtë
skuqje. Isha thyer shumë nuk erdhe ti edhe pse e dija kohën tënde të ardhjes.
Gjithçka që kam nga fati dhe ti janë kujtimet. Ta fal shpirtin e tash asgjë nga
ti. Jeta kthehet si një fazë të vuatjes pa gëzim thuajse asgjë s’ka më kuptim
dhe është fundi pa fund përtej e dashur.
Në
thellësinë time plagë, ishe dashuria e vetmja. mollë e skuqur e kafshuar veç
nga unë në fillim. Lehtë vdes unë në kujtimet tona, zhdukem shkrihem e dua këtë
asgjësim gjithmonë jeta ime ishtë në tehë të thikës e dashur. Maja e saj tashmë
në zemër ngulitë të kaluarën. Lehtë vdesë unë në kujtime tona. Kënaqu, kënaqu
ti edhe pse besoj që nuk kënaqesh. Rinia jonë ishte fat për ne të dy.
Shkëlqenim nën këtë hapësirë. Lehtë i bashkuam buzët për faj të dashurisë. Ende
aromën e kujtoj, dhëmbët tua të vegjël. Parfumin e kam të ngulitur në mushkëri
dhe në kujtesë. Parfum plot kujtime dhe jetë. Jeta jonë shumë kuptim dashuri,
moshë e re plot shpirt. Sikur engjëjt me krahë të tyre grithin kaltërsinë e
qiellit dhe projektojnë imazhin tënd. Fytyrën rrumbullake të vogël, trupin e
gjatë.