| E marte, 31.10.2023, 07:56 PM |
Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa e XXVI
PSE VETEM SHKODRA?!
CILA
ISHTE DETYRA E
SEKSIONIT
KATOLIK
PRANË
DEGËS SË MBRENDSHME TË
SHKODRES
NË 1946,
I
VETMI N’BOTË ?
-ZHDUKJA
E PERJETËSHME E HISTORIS? S? SHQIPNIS?
S? VERIUT. THONIN: E “KA NGRENË AKREPI!..”
Artistët
e mëdhej, porsa e shohin filmin, dijnë me tregue edhe autorin, që me aq shumë
mjeshtri e ka luejtë rolin e “Kalit të Trojës” në historinë moderne të shek.
XX. Një nga kolosët e kinematografisë amerikane arrijti me njohë edhe artistët
që kanë daltue dhe lustrue drunin e tij, madje edhe nallbanët. Ky ishte i
Pavdekshmi Ronald Reagan.
Kur
në Leningradin e Rusisë cariste hyni “Kali i Trojës” në 1917, gati askush nuk
mori mundimin me i tregue atij populli, se në barkun e tij, ishte helmi ma i
mënershëm, që do të provonte njerëzimi kur ai të derdhej jashtë e të përhapej
edhe ndër kalldramet e skutat e kështjellave dhe ndër rrugët e asfaltueme t’
Europës plakë, e cila e pat punue vetë atë “Kalë”. Dukej i madh, sa me t’u
mbushë mendja se mbi shalen e bukur populli, që asht nën barkun e tij, ka me
vue aq kalorës, sa me besue se me të vertetë iku koha e carëve dhe e mbretenëve
diktatorë.
U
patën mundue edhe disa klerikë që studjuen në universitetet e Europës, që në
Shqipni u mendonin për të ditun me i shpjegue Shqiptarëve se ky “Kalë”, po t’
ishte që sillte dobi, nuk do të ishte nevoja me e ble nga serbët, mbasi Troja
ishte në deren e shtëpisë, po si gjithmonë tek na: “Leni, brè, dokrrat e
pallavrat e Klerit Katolik...Ai atë punë ka!”.
E
bleme “Kalin e Trojës” aq të bukur e të pashem, që shkapercente edhe Xhamija e
Kisha; e kishin zgjedhë marangozët e Beogradit, që dinte me folë masonishten
franceze, e kishin mathë me patkoj ari prej sterlinash angleze dhe i kishin vu
në dorë frenin me kamxhikun jugosllav. Rusët bolshevikë i kishin dhurue edhe
spaleta gjenerali bashkë me shalen e bukur, që ia kalonte edhe kolltukut
perandorëve. Thuhej se parzmoren e kishin gjetë ndër podrumet e Gjinokastres,
të harrueme nga një bulykbash turk, që kishte jetue aty nga vitet 1908.., e që
kishte mendue me lanë trashigimtarin e vet në Shqipni, mbasi ky vend i famshëm
për kuaj, terhiqte edhe vemendjen e Turkut. Vetëm bishtin e kishte me lesh
skjapi të sjellun nga Azia prej tregtarëve të pazarit të Tiranës. E kishin
zgjedhë me atë erë të qelbun, se mblidheshin rreth tij gjarpinjë dhe hagrepë,
që i preferonte aq shumë, sidomos kur i lidheshin për kambë; mandej, nën
tingujt e patkojëve ju shtypte koken dhe knaqej kur i shihte tue u perdredhë e
rropatë në agoni e tue thirrë “rroftë kali!”. Hagrepët futeshin nder skuta e
plasa të drunit e shpesh nën shalen e lëkurës ku rrinin e knaqeshin kur kali
futej me u la në pishinen e shtëpisë, mandej kur ai shtrihej ndër shilte në
rrasat e freskta të mermerit, ata dilnin dhe e rrethonin. Ai defrehej kur i
shihte ata që shpesh tue dashtë me ju afrue ma shumë se tjetri, fillonin me
hanger shoqishojnë.
Kur
ndonjë hagrep ishte fort i helmuem e ky e njihte në ngjyren që merrte, po në
disa rasa, kur ai i shtihej se asht fjetë, “Kali” kishte marak me e rrethue me
gaca dhe i shkelqenin sytë kur hagrepi fillonte me kërkue me ça rrethimin me
zjarr e dëgjohej në gjithë Tiranën të “gajasurit” e tij, porsa hagrepi kthente
bishtin e mbyste veten. Kur nuk kishte durim me pritë, atëherë i afronte
zjarrin dhe i digjte për së gjalli. Muzika ma e kandshme e tij asht kenë
ulurima e ujkut. I pelqente se kur hynte në vathë, i dukej vetja “Kalë Arabije”
dhe jo “Kalë frikacak Troje”, mbasi ulurima e ujkut i bante të gjitha kafshët
përrreth me u dridhë e me u strukë nga frika.
Kopetë
e mëdha që i kishte nën sundimin e vet, fillonin e s’ dinin me pushue me vite
të tana “rroftëëëë kali-eeee!”.
Nga
loja me gjarpinjë dhe hagrepë ndër ambjentet e errta e manija për me mbushë me
pare dhe kapitale të çmueshme barkun e labirintet e tij, sollën si pasojë që
aty nga viti 1974, “Kalit” i ra të fikët. Gjaku i ishte përzi me helm e i duhej
me doemos me u pastrue me gjak foshnjesh. Mbyten disa fëmijë të porsalindun në
maternitetin e Tiranës dhe e sheruen “Kalin”. Këte sekret të faraonëve të
vjeter e kishte mësue nga një hagrep që i rrinte afer, e kishte marrë shumë të
vogel, e kishte mësue me eren e urinës së vet që me u knaqë kur ulej pranë tij.
Këte ia pat sjellë një mjeshter hagrepësh që ishte i ardhun nga një familje
turke në Bosnje, por kishte pi sherbetin në një “sallahane” të njohun sovjetike
për këte mjeshtri në Moskë, kur ishte padroni i tyne gjallë atje . Ky ishte
deri vonë gjallë.
Mbas
atij të fiktit “Kalit” i mbeti manija e lojës me monedha ari, aqsa pat blé një
lojë të quejtun “monopol” dhe luente me kuaj të rijë, që na i thërrasim maza.
Hynin tek barku i “Kalit të Trojës” dhe aty shtroheshin në këte lojë. Dukej si
lojë me zare, po në vetvete kishte banka, pallate, hotele, roje, rrugë me emna
herojsh, sheshe e një zyre sekrete sa tue pa Tiranën sot të duket se jé tue
luejtë “monopol”, veç me një ndryshim se “eurot” sot i mbledhin vetem ata që
janë kenë qyshë atëherë në barkun e “Kalit”.
Ké
knaqësi kur sheh mazat tue u krenue se kujtojnë se po arrijnë me shpikë edhe
bankat kur kanë rasë e u bije dopjogjashta, e shpesh u del e shkrueme se
“biljoneri më i madh i kësaj loje sonte deri tani është mazi i vajzës ‘kalit të
Trojës!”. E ajo me ironi dhe gjakftohsi u thotë: “U zgjuan kafshët”!!
I
kujtohet pamja para Bankës së Tiranës me 20 shkurt 1991, kur turmat e njerzëve
kishin zhgulë “Kalin e Trojës” prej bronxi që dukej si t’ ishte një zhele që po
e çonin me e tretë dikund ndër brraka llomi pranë Lanës.
Shumë
vetë vazhdojnë lojen e “monopolit” sot pa u kujtue se poshtë nën barkun e
“Kalit” janë aq shumë njerëz që nuk kanë
pasë fatin e tyne kurrë me luejtë as me “letra me vlerë” dhe as me “kuajt e
firmave piramidale”, të pakten me shue idenë e pasunisë së “Kalit të Trojës”,
ose me kujtue veten “të pasun” të pakten për pak minuta të shtrimë ndër shilte.
E kur atyne u kujtohen “shiltet” ua mësojnë lojen e forumeve rinore islamike, dhe
nga vrimat e synit të “Kalit” kobra plakë, që vazhdonte me jetue, shikonte me
andje turmat e mazave të bamë synet tue u shkrrye në Tiranë, Prishtinë e
“gjetkë” për pak euro që ua dhuron banka islamike me i pa edhe një herë
Shqiptarët si para 100 vjetësh.
Egoizmi
i Shqiptarit asht i pakuptueshem edhe nga vetë Shqiptarët! Disa shesin nderin,
tokën dhe “Hartat e Shqipnisë” të ruejtuna ndër muzeume për me pasë disa “Kuaj
Troje” në Tiranë, Prishtinë, Shkup e deri poshtë përballë Butrintit plak. Ky
egoizem, për kolltuk, pasuni dhe drogë model tradhëtije në paraden e vendeve ma
të mbrapambetuna ka sjellë idenë tek muhaxhirët e vehabistët e Ballkanit, që
“Kalit të Trojës” me i ndrrue emnin: “Kali i Bllokut”! E shkreta Shqipni me ke
i ka mbetë e zeza orë!
Melbourne, 29 Tetor
2023.