Speciale » Andrea
Fotaq Andrea: Pena të arta franceze për shqiptarët (6)
E diele, 29.10.2023, 08:00 PM
Pena të arta franceze për shqiptarët (5)
Nga
Fotaq Andrea
Guilliaume
ADAM
Gijom Adam, i njohur ndryshe Gulielmi i
Adës (1270-1341), kryepeshkop katolik francez i Tivarit në vitet 1324-1341. Ka
lënë dëshminë më të hershme të njohur deri më sot se gjuha shqipe kishte
arritur nivelin e gjuhës së shkruar të paktën gjer në gjysmën e parë të
shekullit XIV.
NË
LIBRAT E TYRE PËRDORIN SHKRONJËN LATINE
Në një relacion dërguar mbretit të
Francës, Filipit VI Valua, më 1332, Gulielmi i Adës shkruante :
“E
di që arbërit kanë një gjuhë të ndryshme nga ajo e latinëve, e megjithatë, ata kanë
në përdorim dhe në tërë librat e tyre shkronjën latine” *.
Directorium
ad passagium faciendum ad terram sanctam, 1332,
S.
Pollo, A. Puto, Histoire de l’Albanie,
Editions
Horvath, Roane, 1974.
Skënderbeu, princ i Epirit, gravurë sipas një stampimi të vjetër, botuar në monografinë “Një hero shqiptar –Skënderbeu”, të Germain Lefèvre-Pontalis, 1913.
Michel
Eyquem de MONTAIGNE
Montenj (1533-1592), shkrimtar e analist i shquar, e
fillon veprën e tij prej tre vëllimesh, titulluar “Ese”, pikërisht me një
episod shumë kuptimplotë nga jeta e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, duke
dashur të pasqyrojë idenë se “ Me mënyra të ndryshme arrihet qëllimi i
dëshiruar”, që është edhe vetë titulli i kreut të parë të kësaj vepre madhore.
SKËNDERBEU DHE USHTARI I
TIJ
Mënyra më e zakontë për të zbutur zemrat e atyre që kemi
fyer e që, duke patur hakmarrjen në dorë, na mbajnë në mëshirë të tyre, është
të dish t’i mallëngjesh duke iu drejtuar përdëllimës e shpirtbutësisë së tyre.
Megjithatë, trimëria dhe qëndresa, mënyra gjithë të kundërta, kanë shërbyer
herë-herë për të njëjtin qëllim.
Eduardi,
princi i galëve, ai që qeverisi aq gjatë Gienën*
tonë, personazh, kushtet dhe pasuria e të cilit kanë mjaft anë të dukshme
madhështie, duke qenë fort i fyer nga Limosinët**
dhe duke e marrë qytetin e tyre me anë të forcës, as që kish ndër mend të
ndalej prej thirrjeve të popullit, të grave e të fëmijëve të braktisur në
kasaphanë, të cilët i kërkonin mëshirë edhe i lëshuteshin para këmbëve, sikur,
duke shkuar më tej nëpër qytet, të mos kish vënë re tre fisnikë frëngë, që me
guxim të pabesueshëm i bënin ballë të vetëm goditjes së ushtrisë së tij
ngadhnjimtare. Vlerësimi e nderimi i një virtyti aq të shquar e zbuti
fillimisht kulmin e zemërimit të tij; dhe duke filluar qysh nga këta të tre,
mëshirë tregoi për gjithë banorët e tjerë të qytetit.
Skanderbeck,
princ i Epirit, pas iu qep një ushtari nga të vetët për ta vrarë, po ky ushtar,
pasi u përpoq me çdo lloj përulësie e lutjeje për ta qetësuar, vendosi, për çdo
përfundim, ta priste atë me shpatë në dorë. Kjo vendosmëri e tij e ndali në
vend tërbimin e të zotit, i cili, duke e parë atë të merrte një qëndrim aq të
nderuar, e priti me falje. Ky shembull do të mund të lejonte ndoshta tjetër
interpretim për ata që nuk do të kenë lëçitur dot mbi forcën edhe burrërinë e
atij princi. […]
Ese, vëll.1, f.1, 1588.
Pierre de RONSARD
Pier dë Ronsar (1524-1585), poet dhe
humanist i ndritur, shpallur “princ i poetëve”; drejtoi Plejadën në mesin e
shekullit XVI. Soneti i tij i fuqishëm “O shqiptar prej fatit sjellë!” çel
veprën “Histori e Skënderbeut” të Jacques de Lavardin, botuar disa herë me
radhë duke filluar nga viti 1593.
O
SHQIPTAR PREJ FATIT SJELLË!
Sonet
i Z. de Ronsard, për Jacques de
Lavarden, Zotëri i Plefis-Burrotit.
Epiri
veç në kuaj është i pasur,
Të
aftë çmimin për t’ia zhvatë zemrës Olimpiane :
Pale
në burra luftëtarë, gjak i lashtë i të cilëve,
Krenohet
që del i guximtë, prej trimit Akil.
Pirron
kam për dëshmitar që shfarosi plot qytete,
E
për varr pati murin e lashtë argjin,
Dhe
Skënderbeun, fitimtar ndaj popullit skith
Që
nga tërë Azia dëboi Ungjillë.
O
nder i shekullit tënd ! O shqiptar prej fatit sjellë* !
Dora tënde, turqit mundi njëzet e dy herë,
Tmerr
i radhëve të tyre, llahtarë e kështjellave të tyre :
Dhe
prapë, i vdekur do ishe, prej fatit përpirë,
Sikur
vepër fort e zgjuar e të diçmit Lavardin,
S’do
kish rilartuar betejat e tua, vdekjen tek ta mposhti.
Jacques
de Lavardin,
“Histori e Skënderbeut”,
Avec
Privilège du roy, Paris, 1621.
Histori
e turqve, Gjergj Kastrioti apo Skënderbeu, Mbreti i Shqipërisë*
Mrekulli
e trimërisë, i pamposhtur Samson**,
E
vetmja mburojë e të Krishterëve, përherë i pathyeshëm,
Ç’të
qenë vallë ato bëma të krahut tënd të tmerrshëm?
Që
turqit i bënë t’ia mbathnin, emrin tek të ndjenin.
Théodore Agrippa D’AUBIGNE
D’Obinje ( 1552-1630), humanist, erudit e luftëtar i
guximshëm, shkrimtar e poet i madh lirik, një nga figurat më shprehëse të
shekullit XVI, hartoi një vepër letrare të larmishme, ku spikat epopeja e
fuqishme « Tragjiket », në të cilën bën thirrje për drejtësi hyjnore
në mbështetje të protestantëve të persekutuar. Përmend në këtë poemë edhe
virtytet dhe bëmat e Skënderbeut.
SA
SHUMË LUFTRA, SA SHUMË BËMA, SA SHUMË LAVDI
……
Princë,
që villni mëshirë të ndyrë,
Drejt
qiellit ktheni kurrizin, drejt ferrit fytyrë ;
Këtu,
skllevër ju shohim tek mbretëroni,
Po
as vetë nuk dini në do humbisni a do fitoni,
Këngët
tuaja veç në tempuj buçasin,
Kur
hundët të thyeni, lakejtë do ulërasin ;
Sa
herë mashtroni, gjithçka e bëni përshesh,
Po
kur Zoti inat t’ju marrë, me gjak do t’ju veshë ;
Si
ateistët profanë e keni bërë zakon,
Festë
mbretërore si parajsë u lumturon ;
Qumësht
i skllaves veç ju nënshtron,
Arsyeja
gjakun mposht e ju huton.
Kështu,
Skënderbeut iu rrëmbye fëmijëria
Nga
të këtillë mësonjës, iu robërua lumturia
Në
saraje mbushur gjithë ëmbëlsi ;
Për
qumësht thithi t’Orientit madhështi,
Myfti
pas myfti, veshët ia grinë plot llafollogji,
Me
bëma Mehmetësh dhe me do plakash mrekulli ;
Por
gjykim i shëndoshë mposhti çdo kotësi,
Gjysmëhënat
shpalosur i përbuzi gjithsesi,
(Po
dhe armët që përkulnin tokën mbarë)
Që
në emër të perandorit hapnin varr,
Për
çdo kope të hallakatë e të ngratë ;
Prijës
u bë për ata që e njihnin pak.
Por
sa shumë luftra, sa shumë bëma, sa shumë lavdi,
Që
kushdo mund t’i lexojë plot habi.
Për
çdonjë nga krijesat tona qielli po ngushtohet,
Bujari
e tij përherë po pakësohet,
Vetë
soji ynë do ish plot madhështi,
Sikur
çdo mëmë e shekullit të mos kish mëkati. […]
Tragjiket,
1616.
Anne de La ROCHE-GUILHEM
Anë dë LA ROSH-GIJIN (1644-1707), ka
shkruar një numër të madh librash, shumica e të cilave janë përkthyer në
anglisht, gjë që flet për suksesin e tyre tek publiku francez dhe i huaj.
Përgjithësisht janë ose novela të gjata, ose tregime të shkurtra, të tipit
kalorsiak, që trajtojnë aventura të dashuruarish a personazhesh historikë, me
fate tragjikë apo sentimentalë, ku hasen shabllohet romaneske të shekullit
XVII, ndonëse vetë shkrimtarja e kundërshton romaneskun në veprat e saj.
Në veprën letrare « Skënderbeu i
madh* »,
megjithëse nuk merret parasysh rendi kronologjik i fakteve apo ngjarjeve
historike, autorja synon të japë madhështinë e Heroit duke mishëruar tek ai,
krahas virtyteve e vlerave të larta, edhe modelin e të dashuruarit të përkryer.
Në këtë novelë, Skënderbeu i hap zemrën për të dashurën e vet princit Topia,
dhe… kjo e dashur e tij, e quajtur këtu
Arianisa, nuk është tjetër veçse gruaja e ardhshme e Skënderbeut, Donika…
SKËNDERBEU
I DASHURUAR…
Ju e dini që nëna ime ishte bijë e Princit te Triballëve,
dhe që Zhan Kastrioti, im atë, mbretëronte në Perandori e në Shqipëri. Vlera e
tij ngacmoi dëshirën tek Amurati, që u bë i frikshëm në Greqi, pasi bëri të
dridhej krejt Azia. Kastrioti, i shtrënguar të tërhiqet para shpejtësisë me të
cilën tjetrit po i ecte fati, bëri paqe me të, dhe na dërgoi si peng në
Andrinopol, tre vëllezërit e mi dhe mua, duke lënë katër motrat që kishim pranë
Mbretëreshës Voisan [Voissava], ime më, për t’i fshirë lotët natë e ditë. Ajo
kishte shpresuar shumë me lindjen time, nëpërmjet një ëndrre që kish parë, që
kur kish pasë qenë shtatzënë. Kish pasë ëndërruar se prej saj kish lindur një
gjarpër aq i madh, sa e mbulonte krejt Epirin ; i zgjaste kryet gjer tek
turqit, që i përpinte njëpasnjë, dhe që e përplaste bishtin në det, nga anë e
venedikasve. Gjoni, tek dëgjoi rrëfimin e kësaj ëndrre që i bëri Voisana, e
siguroi këtë se do nxirrte në dritë së shpejti një njeri fatal për turqit dhe
të domosdoshëm për Krishtërimin. E megjithatë, ja që u desh të dorëzohesha peng
së bashku me të tjerët. Im atë nuk e bëri këtë pa dhimbje në shpirt ; por
ishte i shtrënguar për të siguruar qetësinë e shteteve të tij. Vëllezërit e mi
ishin më të mëdhenj nga unë, kur unë vetë nuk isha më shumë se tetë vjeç, dhe
në këtë moshë, m’u desh të përvuaja tërë ritet e turqve, që ma shndërruan edhe
emrin, nga Zhorzh në Skanderberg, që do të thotë në gjuhën turke Fisniku
Aleksandër ; sa për tim vëllezër, vitet që kishin më shumë nga unë, i
kursyen nga tërë ajo dhunë trupore e shpirtërore që u ushtrua ndaj meje.
Sulltani, që e shihte me sy të mirë njomësinë e moshës
sime, bëri gjithçka të nevojshme që unë të bëhesha njeri i ndershëm. I ngrati
Aradin ishte edukatori im, dhe kurrë nuk pati ndonjë që të ushtronte detyrën e
vet me aq shumë zell e përkujdesje. Por, edhe pse trajtimi i mirë më bënte të
harroja se në të nuk kish gjë tjetër përveç skllavërisë, prapëseprapë, nuk
harrova asnjëherë kujtimin e së shkuarës sime, as edhe gjurmët e para të Fesë
që më ish dhënë.
E ç’t’ju rrëfej më parë se ç’ndodhi me mua nga mosha
tetëvjeçe gjer në gjashtëmbëdhjetë ; mësova ushtrimet e trupit dhe gjërat
e nevojshme të mendjes ; e Aradini nuk harroi asgjë për të më futur në
mendje lavdërinë e virtytësinë. Perandori, që kish qejf herë-herë të më shihte
tek ushtrohesha, apo të më dëgjonte tek arsyetoja, dukej përherë i kënaqur nga
unë. Pata fatin të shquhesha mbi të tjerët para syve të tij që në luftimin e
parë kur më lejoi të merrja pjesë në luftë ; dhe fati i mirë më shoqëroi
ngado, aq sa, kur mbusha nëntëmbëdhjetë vjeç, Amurati më bëri Sanxhakas,
domethënë drejtues, si dhe më dha pesëmijë kalorës për t’i komanduar. Menjëherë
më pas, u emërova bassa [pasha], dinjitet që vinte nën vartësinë time një numër
sanxhaqesh. Po përparoja me shpejtësi ; mirëpo sulltani, që parashikonte se
do t’i isha i nevojshëm për të, tregohej
shpërfillës ndaj rinisë sime.
Në atë rang të ri që arrita, Anadolli më bëri të fitoja
përherë e më shumë lavdi dhe, në një kohë kur armiqtë më kishin frikë, turqit
më donin e Perandori më kish me sy të mirë, dhe më kujtohet fare mirë se si,
pas fitoresh të mëdha, ku Amurati domosdo do kish ndikim të madh, ai më
cilësonte krahun e tij të djathtë, zemrën, syrin e tij dhe mbrojtësin e
qyteteve të veta. Ndjeja në vetvete tërë kënaqësitë që të falë liria, sepse të
tërë më vështronin si turk. Skllavëri e vëllezërve të mi më jepte do çaste
hidhërimi, por duke qenë se nuk i kisha para syve për t’i parë si vuanin dhe
duke e pasur mendjen vetëm drejt së ardhmes së ndritur, asgjë nuk mund të më
ndalte në synimet e mia.
Mirëpo Qielli më ndëshkoi për këtë ashpërsi, dhe deshte
atëherë që sfilitjet e dashurisë të ndanin zemrën me ato të luftës, madje edhe
ta zotëronin të tërën. Kishte kohë që nuk i afrohesha më Sarajit të Grave dhe
që mosha m’i kish hequr përkëdhelitë që sulltaneshat e përzemërta më kishin
dhuruar gjatë fëmijërisë : ndjehesha si i ftohtë ndaj tyre ; dhe në
këtë mospërfillje të paqtë, tërë kohën e lirë që gëzonim në Andrinopol e
përdorja për lojrat ushtrimore të trupit, që Perandori i kish për zemër. Ata që
zinin përherë vendin e parë ndër të parapëlqyerit e tij ishin Myslimi,
Bostanxhibashiu apo Kryekopshtari, Mustafai, Pashai i Detit, dhe Orkani, sot
Veziri i Madh. Pasuritë e tyre ishin të pafunda, pallatet të mrekullueshme dhe
familjet në shkëlqim të plotë. Myslimi i tejkalonte tërë të tjerët, dhe kudo e
në çdo kohë, i hapeshin ngado dyert për t’u pjekur me Sulltanin, qoftë në
Kabinet, qoftë në Këshill apo në Kopshte ; dhe teksa ndihej krenar për
këto përparësi të vetat, ndaj gjithë Oborrtarëve të tjerë nuk tregonte veçse
ftohtësi, që shkonte gjer në përbuzje. Dhe, duke qenë se Amurati më donte
shumë, Myslimi, për të mos i prishur qejfin këtij, më trajtonte ftohtë, si
gjithë të tjerët. Domosdo që do ndjeja
neveri për të, por kisha mësuar nga ana tjetër si të mos e jepja veten
në një Oborr ku më duhej të hiqesha e të tregohesha ndryshe.
Erdhi një ditë në Andrinopol një princ tartar, i nxitur
thjesht nga kërshëria ; kurrë nuk qe parë ndonjëherë njeri si ai. Shtatin
e kishte të jashtëzakontë, duke e kaluar një këmbë trupin e më gjatoshëve në
radhët e turqve. Duke qenë i tillë, mbahej kapadai, dhe Amurati nuk mungoi ta
presë si princ të vërtetë. Flitej se tërë Tartaria qe e mbushur me bëmat e tij
dhe se kishte korrur ngado vetëm fitore. Një nam i tillë e bënte të shpërdoronte
mirësjelljen që tregohej ndaj tij. Dhe turqit filluan ta shikojnë vëngër. Për
fatin e tij të keq, nuk bënte tjetër veçse më kundërshtonte një e dy në
gjithçka që thoja. Sherroseshim shpesh për çështje të luftës, dhe një ditë u
fry aq shumë sa më tha se fitorja ndaj njëzet vetëve si unë s’i kushtonte as
mundin më të vogël. E meqë s’m’u durua, i lëshova sfidën për dyluftim të
veçantë përpara Perandorit. Tartari u çudit nga guximi im dhe e pranoi sfidën.
Amurati, që kish frikë se mos e paguaja me jetën time, në fillim kundërshtoi,
por unë iu luta aq shumë për të ma dhënë atë liri, sa ai pranoi.
Pabarazia që shfaqej midis meje dhe armikut, i bënte të
dridheshin të gjithë ata që më donin, dhe ndoshta isha i vetmi që nuk po
alarmohesha. Fusha e ndeshjes u caktua në një shesh të madh përpara Sarajit.
Perandori u lejoi sulltaneshave e skllaveve të tyre të ngjiteshin mbi bedena
për të parë shfaqjen ; po ashtu, edhe gratë e tjera, shtëpitë e të cilave
binin mbi shesh, e gëzuan të njëjtën lejedhënie.
Jost Amman, 1577, gravurë për librin “Histori e Skënderbeut” të Marin Barletit (botim gjermanisht)
E pra Topia, më në fund, erdhi çasti i ndeshjes dhe ne u
shfaqëm përpara një numri të pafundë shikuesish të të gjitha rangjeve ;
tartari më lëshoi një shpoti të hidhët lidhur me moshën dhe fizikun tim të
dobët në krahasim me të. Nuk do vononte dhe do ta ndëshkoja për atë që tha.
Goditjet e mia qenë aq fatbardha sa, pas një qëndrese mbi një orë, ai dha
shpirt në sytë e tërë të pranishmëve. Kurrë nuk ishin dëgjuar tërë ato britma
gëzimi që turqit lëshuan pas fitores sime. U dukej si një mrekulli dhe më
vështronin me më shumë respekt. Lëshova kordhën e gjigandit para këmbëve të
Perandorit, dhe ky më rrëmbeu në krahët e tij. E teksa ndoca smirzinj ma lakmuan nderimin që m’u bë atë
ditë, ata që ishin të ndershëm ndoqën të gatshëm shembullin e Amuratit.
Tartarët hoqën trupin e mjeshtrit të tyre, dhe nuk e di
se ç’bënë me të, kurse unë, i rashë pas Sulltanit në Saraj. Princi Mahomet
[Mehmeti], djali i tij i madh, ka marrë nga Qielli cilësi goxha të vyera, që iu
përpunuan dobishëm për formimin e tij. Jetonim bashkërisht, të çlirët dhe,
megjithqë s’ekzistonte midis nesh ai taban miqësie e çiltër që lidh ngushtë
zemrat, përsëri e vlerësonim shoshoqin dhe ai nuk mungoi të ngrinte lart bëmën
time, duke më përgëzuar me zemër.
Po atë darkë, për të shmangur turmën e njerëzve, që kish
filluar të më lodhte, shëtitëm së bashku nën dritën e hënës përgjatë bregut të
Marizës, pikërisht nga pas Sarajit të Grave. U endëm një kohë të gjatë në
vendin më të këndshëm në botë anashkaluar nga lumi dhe nga një gjerdhishtë e
lartë përgjatë Sarajit, aq e dendur sa i bënte kopshtijet të padepërtueshme, si
një muranë e vërtetë. Po bëheshim gati të largoheshim, kur një zë i këndshëm na
bëri të ndjejmë shkoqur këto fjalë në gjuhën greke :
Nëse brengë vdekjeprurëse më nget,
Në këtë mynxyrë të tejtejë,
A u dashka vallë ty të rigjej,
Dashuri mizore që po më tret ?
Tingulli i atij zëri më goditi në veshë në mënyrë të
tillë që më depërtoi gjer në zemër. Kurrë më parë nuk kisha ndjerë emocione të
ngrohta, dhe i lirë e pa përgjërime mund të ndjeja në vetvete gjithfarë
përmallimesh. Kënga u përsërit shumë herë, dhe Mehmeti e dëgjoi po aq i
vëmendshëm sa dhe unë : e dinim mirë që kishte në Saraj mjaft sulltanka të
bukura e skllave hirëplota, që i kishin parë të lindnin Evropa dhe Azia ;
por për ne, ato nuk qenë veçse objekte të panjohura. Cilësia e të qenit bir apo
favorit i Sulltanit nuk të jep as më të voglin privilegj lidhur me Sarajin, dhe
xhelozia se mos cënohen bën që të mbahen aq mirë të fshehura sa askush s’e merr
vesh ç’ndodh atybrenda po qe se nuk vepron rastësia.
Pasi Princi dhe unë dëgjuam atë zë që na magjepsi,
kuptuam se personazhi që këndonte nuk ishte vetëm, sepse një tjetër e mori
fjalën, përsëri në gjuhën greke ; veçse, me shqiptim të huaj.
- Mos vallë kënduat gjë për vete ? – pyeti tjetra. –
Mos vallë zemra ju është degdisur përtej këtyre anëve ku nuk shohim veçse do
gjëra jo fort të këndshme ?
- Po të më kish zemra diçka për të thënë, – ia ktheu tjetra
– nuk do ta kish aq të kollajtë për t’u shpjeguar me anë të një kënge. Ju më
kërkuat të këndoja, dhe unë e këndova atë për t’ju plotësuar dëshirën.
- Duhet të ndiheni
e lumtur, Arianisa, – foli gruaja – që nuk jeni shpirërisht e skllavëruar, dhe
që arrini të shprehni edhe dhimbjen e të tjerëve, pa pasur frikë se mos
ndikoheni ! Jeni vërtet e lumtur, kur unë, e shkreta, jam për të qarë
hallin !
- Po ju, Selimana,
gëzoni tërë ngrohtësinë e Sulltanit, – u përgjegj Arianisa – kjo duhet t’ju
sjellë kënaqësi në këtë qoshk të rehatë ku ndodheni, dhe që, me sa duket, e
keni të përjetshëm. E ç’dëshironi më shumë Zonjë, kur e sundoni në mënyrë
sovrane pikërisht Atë që ka në dorë gjithçka ?
- Eh, – ia ktheu Selimana, duke psherëtirë, – ambicia
është njëra anë, dhe gjithçka është vërtet në dobi të saj, por një shpirt i
brishtë si i imi nuk kënaqet prej saj, dhe veç po të keni dashuruar me gjithë
fuqinë e zemrës, do mund të kuptonit më mirë atë që dua të them.
- Mjerisht, Zonjë, – e rimori fjalën Arianisa me një
ëmbëlsi prekëse – kam pësuar mjaft të këqija në rrjedhën e jetës sime të re,
dhe me vetëdije kam hequr dorë nga një përvojë e tillë.
- E po atëherë, – e ndërpreu Selimana – kur nuk e
njihni aspak tërë atë që më bën të vuaj, s’keni pse e dënoni. Një fuqi, të
cilën nuk arrij dot ta përballoj, mban përbrenda të fshehtën time, duke e
tejkaluar edhe turpin. Ja që dashuroj, Arianisa, dashuroj Princin Skanderberg,
dhe fitorja që ai korri ndaj tartarit nuk është e vetmja që e nxjerr atë sot
ngadhnjimtar. Ishte po aq i ëmbël për sytë e mi sa ç’ishte edhe i tmerrshëm me
armiku që kishte përballë, dhe ato pak çaste nuk bënë gjë tjetër veçse rrëmbyen
përgjithnjë zemrën time për të.
Me thënë të drejtën, Topia, edhe tani po skuqem i tëri që
po ju flas për këto ëndësi të Selimanës ; dhe nëse po jua tregoj, këtë e
bëj thjesht për të kuptuar se sa u çuditëm Sulltani i ri dhe unë ; pra
dashurohesha, por pa e njohur atë që më dashuronte. Një tjetër në vendin tim,
mund të krijonte iluzione nga më të këndshmet nga kjo e papritur ; mirëpo,
tek unë, Selimana shfaqej me një pasion të tillë të rrëmbyer, sa e vuri në
vështirësi që në fillim zemrën time, për më tepër ngaqë e shihja si objekt të
shenjtë, duke qenë se ishte Sulltanesha e parapëlqyer e Amuratit. Kurse
Arianisa, më e thjeshtë, më prekte shumë më tepër, dhe nëse asaj nuk ia uroja
tërë hovet e shpirtit të Selimanës, përsëri prej saj do desha të mos ishte e
pandjeshme ndaj meje. Në një çast, u ndie zhurmë, dhe ato u tërhoqën. Princi u
afrua pranë meje kur nuk i dëgjuam më gratë dhe, tek më shkoi krahun mbi sup,
më ngacmoi :
- E sheh, Skanderberg, ç’i thonë të kesh merita ! Me
sa duket, vetë Marsi dhe Dashuria janë
bërë bashkë për t’ju favorizuar në të njëjtën kohë.
- Fisnik, – ia ktheva buzagaz – sikur të ishim në
Andrinopol më të lirshëm në të folur, për tërë këtë të papritur do thoja se nuk
është veçse një shaka e thjeshtë.
- Po ju e shihni fare mirë, – shtoi Mehmeti – se gjithçka
ndodhi mëse natyrshëm ; koha, vendi, dhe personi që u shpreh, gjithçka
flet për fatin tuaj të mirë, dhe për këtë, duhet të ndjeheni krenarë.
- Ah, Fisnik ! – thirra – po qe se zemra do më
tregohet aq e ndjeshme sa do nisë e do merret aq lehtë me projekte dashurie,
një gjë nuk do harroj kurrë : atë çka i detyrohem Sulltanit. Selimana mund të
jetë vërtet magjepëse, dhe më vjen mirë për atë që tha ; por Amurati ama,
është Perandori dhe i denjë për besnikërinë time.
- Mos vallë pandehni se duke u dhënë me mish e me shpirt
pas pasionit tuaj, unë do t’ju tradhtoja juve ?
- Jo, Fisnik, – e ndërpreva aty për aty –, e di që jeni
me zemër të madhe dhe i përmbajtur, por unë vetëm sa shpreha atë që mendoj.
U futëm atëherë në Saraj, dhe aty u ndamë.
Asnjëherë nuk bija për të fjetur pa parë Aradinin. Atë
ditë, i kënaqur nga nderimet që më ishin bërë, ai nuk mungoi të vinte në dhomën
time. Duke qenë se nuk njihja asgjë nga Saraji i grave dhe se gjithçka aty
kishte ndryshuar që nga kohë e fëmijërisë sime, fillova t’i bëj pyetje, të
cilat e çuditën, madje i kërkova edhe të dhëna për Selimanën. M’u përgjigj se
ajo ishte përherë objekti më i dashur i zjarrmive të Amuratit, që deri në atë
kohë kish shpërfillur të gjithë të
tjerat, si dhe më bëri portretin e saj me mjaft përpikmëri. Pasandaj, kalova
tek Arianisa, dhe përsëri ai shqeu sytë tek më pa aq kureshtar pas një skllaveje,
që duhej të ish krejtësisht e panjohur për mua.
- Nuk e di, Skanderberg, – më tha ai – se ku doni të dilni ; por çka dua t’ju them është se ndër tërë gratë e kësaj bote, nuk besoj të ketë më të përzemërt nga Arianisa, dhe me atë bukuri të përsosur që ka, me atë mendje të admirueshme e virtyt të lartë, çuditem se si Perandori ende s’i ka përqëndruar sytë tek ajo.
E dëgjoja Aradinin me një trazirë shpirtërore që kurrë
nuk e kisha ndjerë më parë. Gjithçka që më thosh për Arianisën ishin si shigjetime
të ëmbla zemre, dhe mund të them që u dashurova pas saj ende pa e parë. Pas një
bisede disi të gjatë, e pashë të arsyeshme të mos i fshihja Aradinit asgjë nga
sa kish ndodhur ; ai u hidhërua, duke e ditur fare mirë se sa i lidhur qe
Sulltani pas Selimanës, dhe duke njohur nga ana tjetër cmirën dhe egërsinë e
tij në kësi rasti ; andaj edhe ç’nuk bëri që të më bindte se sa e rrezikshme
ishte një kundërvënie e tillë nga ana ime. E sigurova se nuk ndjeja kurrfarë
ngohtësie për Selimanën. Por nuk dhashë asnjë shpjegim lidhur me Arianisën, dhe
tërë natën e kalova duke e shkuar atë ndër mend ashtu siç ma kishte përshkruar
eunuku.
Ditët që pasuan, as që e ndjeja më veten të lirë sikurse
më parë. « Po sikur të vë në dijeni Arianisën për çka ndjej ? – thoja
një e dy me vete duke psherëtirë. – Meqë ma ka rrëmbyer zemrën, a s’kam të
drejtë të besoj për të ? » Këto fjalë, edhe pa i shprehur me zë, m’u
dukën të padenja për një njeri si unë, që kishte qëllime të larta në jetë. E
dija fare mirë që pasionet tepër të zjarrta shihen si dobësi, dhe isha i bindur
se nuk kish gjë më të çuditshme e më të dënueshme se ajo lidhje shpirtërore nga
ana ime për një objekt* të fshehur. E megjithatë, ishte i tmerrshëm, dhe s’mund të ngadhnjeja
ashtu si më kish ndodhur me tartarin.
Më duhej t’i çelja zemrën Aradinit, që më dënoi me fjalë
të ashpra për të mos e shkuar kurrsesi ndërmend Arianisën, me të cilën nuk
kisha kurrfarë shprese për ndonjë lidhje.
Mirëpo ngjau asoherë një gjë e jashtëzakontë në
Andrinopol, që shkaktoi diçka të rrallë tek turqit. Sulltani i Egjiptit dërgoi
në Oborr një shpurë të shkëlqyer mbretërore, me dhurata nga më të çmuarat për
Amuratin, i cili, për t’u treguar të huajve madhështinë e tij në Selinë e
Perandorisë, dha urdhër që të bëhej Pritje publike. Atë ditë, tërë gratë kaluan
nga saraji i tyre tek saraji i Sulltanit, zbukuruar me gjithçka të rrallë nga
të Orientit. Selimana, e parapëlqyera e Sulltanit, siç ju kam thënë, u shfaq
aherë gjithë shkëlqim e spitullim, në tërë bukurinë e vet natyrore, veshur
krejt në stoli. Njëqind vasha të tjera e shoqëronin me të njëjtin salltanet, si
dhe një numër i pafundë të rejash skllave veshur me më pak art, por jo me më
pak pispillosje. Për ta bërë këtë paraqitje edhe më të bukur, ato mbanin
vargare të florinjta, qenë ngarkuar me parfume e shporta plot lule që i
përhapnin gjithandej nëpër sallonin e madh, në skaj të të cilit sulltaneshat
zunë vend mbi ndenjëse të praruara. Skllavet qëndronin në këmbë përreth tyre,
kurse Perandori u ngjit mbi një fron gjithë llamburimë, teksa oborrtarët e
lartë zunë shkallaret.
Ja pra, Topia, në çfarë rrethanash arritëm të shohim
Oborrin e fshehtë të Amuratit, duke qenë se hyrja për në sallon ishte e lirë si
për egjiptianët, ashtu dhe për turqit. Selimana ishte në një vend më të ngritur
se të tjerat, dhe bukuria që kish, ishte e denjë për vetë rangun e lartë që
mbante. Mirëpo, ndër skllavet që e rrethonin, vasha Arianisa, e lënë pas dore
dhe e sikletosur që po shfaqej para tërë atyre dëshmitarëve, në një gjendje të
tillë të padenjë për të, binte në sy padashje, me tërë atë hir të Qenies së
saj. As që e mora për Arianisën ; mirëpo, zemra e pikasi menjëherë, si një
objekt të adhuruar në çast, nxitur nga vetë mendimi që kisha në kokë nëpërmjet
rrëfimit të Aradinit. Uroja me shpirt që Arianisa dhe ajo skllave të ishin e
njëjta gjë. Dhe duke e parë pa ia ndarë sytë, u ndeza i tëri nga ai pasion që
nuk do të shuhej kurrë.
As që jam në gjendje t’ju them se çfarë u bë, duke qenë
se nuk ia hodha asfare sytë ceremonisë. Arianisa më rrëmbeu krejt vështrimin e
mendjen. Madje nuk e di nëse Selimana më hodhi ndonjë vështrim, që as që do ta
dëshiroja atë çast, duke qenë se unë vetë e kisha mendjen gjetiu.
Renda për tek Aradini sapo sulltaneshat e skllavet u
tërhoqën. Ai pasion që më kish përgatitë për të dashuruar aq fuqimisht, pas
asaj të papriture të çastit që më kish ndodhur, më kish pushtuar të tërin.
Eunuku veç të shqyente sytë tek më pa të marrosur nga pasioni dhe gati sa nuk u
zemërua me mua.
- Skanderberg i dashur, – më tha ai – ju e dini fare mirë
që unë ju dua, dhe e s’keni pse e merrnin për keq nëse ju flas hapur. E ç’do
prisni nga një lidhje e tillë që nuk mund të mos ketë veçse pasoja
mjerane ? Fati i Arianisës është të qenit e saj skllave e
përjetshme ; mos vallë u dashka ta kufizoni lavdinë e jetës suaj duke
dashuruar pa më të voglën shpresë ? Dhe të hequrit dorë nga arsyeja, a nuk
meriton qortesë ? Arianisa, vërtet është krejt e veçantë ; nga
ç’shihet, nuk është nga derë dosido, por qoftë edhe nga Gjaku i parë në botë,
qoftë me origjinë nga e otomanëve, e ç’mund të prisni prej saj në sarajin ku
është mbyllur dhe ku gjithçka duhet të marrë frymë vetëm e vetëm për
Amuratin ? A do shkonit vallë ta kërkonit Arianisën përmes tërë atyre
njerëzve që e ruajnë atë me fanatizmin më të madh vetëm për Sulltanin ?
Dhe a do guxonit të meritonit urrejtjen e tij, duke shkelur Ligje të shenjta,
kundër të cilave nuk mund të hidhet asnjë hap pa merituar vdekjen ? Ejani
në vete Skanderberg, harrojeni Arianisën, që mund t’ju sjellë vetëm fatkeqësi
dhe mendoni më mirë që jeni Princ i paracaktuar për diçka të jashtëzakontë,
duke qenë që sot i mbuluar me lavdi të tillë që duhet ruajtur.
Ligjërata e Aradinit, frymëzuar nga dashuria e tij për
mua, ma çoroditi mendjen, por pa më turbulluar zemrën. Atij s’i mbetej veç të
mposhtte Arianisën, sepse me këshillat e tij nuk arriti të më detyronte të
ndryshoja mendim. E shihte fare mirë që e kisha mendjen humbur pas saj, dhe
duke parë që s’po ndryshoja, këmbënguli që të mos e shfaqja me anë të qëndrimit
verbërinë e mendjes, por të kisha gjithmonë parasysh, si një Ligj, ashpërsinë e
Amuratit.
Ndjeva tërë mundimet e Dashurisë me të bërë lidhjen se
kush ishte Arianisa. Pamundësia për ta parë u kthye në torturë të egër. Kur i
sheh gjërat të pamundura, ndodh që heq dorë prej tyre ; mirëpo mua, më
ndodhi krejt e kundërta, sepse vështirë-sitë nuk bënë gjë tjetër veçse më
ndezën të tërin.
Por prapë, të tëra këto që ju tregova, nuk ishin asgjë,
sepse fati do qe i tillë që do më vinte përpara tre kundërshtarë të
tmerrshëm : Perandorin, i cili kurrë gjer atëherë nuk e kish parë
Arianisën, dhe që u dalldis pas saj që ditën e pritjes së egjip-tianëve, teksa
Selimana nuk ia mbushte më syrin ;
Theodore de Bry, «Portret i Donika Kastriotit », sipas një monografie për Skënderbeun të Jean Jacques Boissard
princin Mehmet, i cili gjer atë çast ëndërronte vetëm për
të ardhmen që i rezervonte fati, sikurse shumica e princërve me gjak të pastër
që kujdeseshin si e si ta kishin mirë me Sulltanin për të mos shkaktuar
zemërimin e tij, por që u thye para bukurisë së Arianisës, duke dashur të japë
për të gjithçka që mund të japë një zemër e ndezur ; Myslimin, i cili,
edhe pse duhej të ishte i kënaqur për postet e larta që mbante falë zotësive
dhe pasurisë së tij, u rrëmbye edhe ai nga i njëjti pasion që na kish ndezur
edhe ne.
Për një farë kohe, as që isha në dijeni të ndjenjave të
tyre, dhe tregoja kujdes të madh që të fshihja sa më mirë ndjenjën time.
Mehmeti përherë e më shumë po pushtohej nga trishtimi, kurse unë përherë e më
shumë po bëhesha vetmitar dhe asgjë nuk më hynte në sy nga tërë argëtimet e
dikurshme. Madje, sikur s’po ua vinim më veshin as ushtrimeve trupore
luftarake. Nuk shfaqnim kurrfarë entuzia-zmi për kënaqësitë e dikurshme dhe
gjithsecili po mbyllej në vetvete çdo ditë e më shumë. Duke mos pasur mundësi
të hynim në sarajin e grave, s’na mbeteshin tjetër veçse rruginat përreth tij.
[…]
Skënderbeu i madh, novelë,
Amsterdam, 1688.
* Et je soit que les Albaniens ayent toute une autre langue diverse de celle des latins, toute foi ils ont usage et en tous leurs livres la lettre latine. – përkthim më 1355 në frëngjishten e vjetër nga teksti latinisht i vitit 1332. Shih gjithashtu në këtë vëllim f. 599.
* Provincë e lashtë franceze, sot Akëtena.
** Episodi i rrethimit të Limozhës më 1370.
* Botime të mëparshme të sonetit japin
një tjetër variant të këtij vargu : « Ô très-grand Epirote !
Ô vaillant Albanois ! » (O
epirot i madh ! O trimi shqipëtar !)
* Ymer Haka në veprën e tij madhore “Skënderbeu në historiografinë frënge” flet për një “Histori të turqve” të Jacques de Lavarden, përkthyesit frëng të Barletit, si dhe për “poezi rasti” për Skënderbeun, shkruar në fillim të shekullit XVII nga Florent Chrétien e Amadis Jamyn, poetë të njohur të Plejadës franceze.
** Në Bibël, i përkushtuari i Perëndisë që luftoi kundër filistinëve.
* Vepra letrare “Skënderbeu i madh”, si dhe Opera “Skënderbeu” në vijim të këtij teksti, ashtu sikurse mjaft vepra të tjerat të kohës, u frymëzua nga monografia e Martin Barletit “Histori e Skënderbeut” përkthyer në disa gjuhë të huaja, dhe bën pjesë në vargun e gjatë të krijimeve letrare e artistike, me përmbajtje të lirë e fantaziste, pa iu përmbajtur besnikërisht fakteve historike.
* Në origjinal : “pour un objet caché”,
gjë që flet dukshëm, sikurse edhe në raste të tjera, për vetë pozitën shoqërore
të ulët të gruas në Mesjetën e hershme.