Mendime
Florim Zeqa: Paralajmërime kobzeza për Kosovën!
E shtune, 28.10.2023, 04:10 PM
Paralajmërime kobzeza për Kosovën!
Nga
Florim Zeqa
Deklaratat
e emisarit evropian për dialogun, sllovakut Mirosllav Lajçak: “Nëse s’ka dialog
mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përseritje të përshkallëzimit” dhe
“Asociacioni të bëhet pa vonesa, pa të Kosova s’ka progres drejt BE-së”,
paraqesin kërcënim të hapur për Kosovën!
Ndëshkimi i viktimës dhe
shpërblimi i agresorit
Serbia
në krye më Vuqiqin nuk po ndëshkohet nga BE-ja për sulmin në Bajnskë. Në anën
tjetër, kërcënimi i Kosovës dhe heshtja e kësaj ngjarje tragjike nga pesshja e
diplomatëve të vendeve të ‘Quintit’ është më tepër se shqetësuese.
Me
një fjalë, qasja e gabuar e Bashkimit Evropian me presion vëtëm ndaj Kosovës
vazhdon, duke e ndëshkuar me masa ekonomike viktimën dhe shpërblyer agresorin,
i cili po synon ripushtimin e Kosovës!
Insistimi
i pesshes së BE-së për implementimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive
sipas Marrëveshjes së të vitit 2013 duke e anashkaluar aktin terrorist në veri
të vendit, jo vetëm që është kundër interesave të Kosovës, është në kundërshtim
me vendimin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së 17 Shkurtit 2008 dhe
njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.
Nuk
mund të ketë normalizim të marrëdhënjeve në mes të dy shteteve duke shpërfillur
njohjet ndërkombëtare të Kosovës si shtet unitar brenda kufijve ekzistues.
Pa
dënimin e Serbisë për agresionin terrorist në veri, shumë shpejtë mund të kemi
përballje me agresion dhe luftë të re të përmasave ballkanike dhe evropiane!
Deklaratat
e Lajçakut se mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit në veri të vendit,
janë tendencioze dhe kanë për qëllim frikësimin e Kosovës, që ajo të pranojë
çdo gjë që i ofrohet, në të kundërtën, do të akuzohet si fajtore për moszbatim
të marrëveshjeve!
Në
anën tjetër Serbia ndjehet e relaksuar, pasi nuk u ndëshkua për sulmin në veri
dhe as që do të ndëshkohet për mosvazhdim të dialogut me Kosovën, kurse kjo e
fundit mbetet ende e sanksionuar nga BE-ja dhe SHB-ja për moszbatim të
marrëveshjeve!
Kjo
lojë e dyfisht e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës do të vazhdojë derisa
faktori politik shqiptarë të unifikohet si një trupë e vetme në dialog me
Serbinë, në të kundërtën, përçarjet dhe ndarjet e brendshme politike dhe fetare
i shkojnë për shtati vetëm armiqve tonë shekullorë.
Andaj
përgjigja më e mirë ndaj këtyre paralajmërimve kobzeza për Kosovës është
unifikimi i skenës politike parlamentare, pa dallim pushtet dhe opozitë rreth
një projekti nacianal dhe i unifikimit të shqiptarëve në përgjithësi pa dallime
partiake apo fetare, në mënyrë që armiku të mos na gjejë në befasi dhe të
papërgaditur në aspektin kombëtar.