Mendime
Asllan Dibrani: Edi Rama dhe Ramush Haradinaj u bashkuan për ta rrëzuar Albin Kurtin!?
E diele, 22.10.2023, 06:37 PM
Dy Kundërshtarë politik Edi Rama dhe Ramush Haradinaj u bashkuan për ta rrëzuar Albin Kurtin!?
Shkruan
Asllan Dibrani
Kryeministri
Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeministrin e Kosovës.
Mediat
dhe vet Ramush Haradinaj e publikoj
takimin e tij me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramen.
Pas një serë skandalesh politike te Edi Ramës, kundër Kosovës dhe
pikërisht kundër kryeministrit Albin
Kurtit. Pati reagime në Shqipëri dhe në Kosovë ,madje edhe ne qarqet ndërkombëtare.
Edi
rama dhe Ramush Haradinja u takuan ne
Tirane sot
Ai
gjeti një kohë sot te takohet me, po
ashtu skandalozin politik Ramush
Haradinajn qe s’ka lënë guri pa
rrotulluar vetëm me rrëzuar qeverinë e Albin Kurit.
Me
poshtë citoj deklarimet publike qe e
botuan disa media në Shqipëri dhe ne Kosovë deklaratën e Ramush Haradinajt.
“Sot
në Tiranë patëm një takim vëllazëror me
Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”. Po na lind pyetja se si
gjithë kjo dashuri e këtyre dy kryeministrave, kur ishin edhe ne procese
gjyqësore kundër njeri tjetrit.
Thënie e Ramush Haradinajt sa ishte në detyrën e kryeministrit vazhdojmë
dhe publikojmë me poshtë!
“Edi
Rama ka hyre ne pazare me Hashim Thaqin dhe Aleksander Vuçicin për të ndarë
Kosovën!
Një
kohë Haradinaj,sikur u nda me Edi Ramen kur vuri taksen e 100% dhe Rama e kundërshtoj dhe u acaruan marrëdhëniet ne mes
tyre .Ta kujtojmë se Edi Rama edhe e ka paditur Ramush Haradinajn për siç thotë
“ shpifje dhe rrena”.
Citojmë kryeministrin Edi Ramen me poshtë :
Gjykata
Themelore në Prishtinë e cila e ka konfirmuar se kryeministri i Republikës së
Shqipërisë, Edi Rama ka dorëzuar padi kundër kryeministrit në detyrë të
Republikës së Kosovës Ramush Haradinajt!
“Kryeministri
i Shqipërisë, Edi Rama e ka paditur kryeministrin e Kosovës në largim Ramush
Haradinaj, për "shpifje”. Padinë e publikoi "Betimi për drejtësi”,
një emision që përgatitet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku thuhet se
Rama padinë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë”.
Ku
si dëshmi kemi se “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, më padinë prej 30 faqesh
të publikuar nga "Betimi për Drejtësi” pretendon se Haradinaj ka shpifur
ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit
të territoreve. Në këtë padi përmenden disa emisione të transmetuara në të
cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Edi Ramën, që së bashku
me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksander
Vuciqin, e kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë”.
Në
datën 17.10.2019 dhe 29.10.2019, i padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes
së deklaratës,si Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, gjatë një
interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360 gradë
në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në
emisionin televiziv Pressing”Zona Pressing” të publikuar në televizionin
"T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve
shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit,
personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e
parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”.
Ma vonë
këtë padi e vërteton edhe Gjykata Themelore në Prishtinë e cila e ka
konfirmuar se kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka dorëzuar
padi kundër kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Dhe thekson me tutje “Konfirmojmë se Gjykata Themelore në
Prishtinë – Departamenti për Çështje Civile me datë 15.01.2020 ka pranuar
padinë nga paditësi E.R kundër të paditurit R.H për kompensim dëmi për shkak të
deklaratës shpifëse të supozuar nga paditësi”, ka thënë për Radion Evropa e
Lirë, e intervistuar nga gazetarja Mirlinda Gashi, zyrtare për informim e
Gjykatës Themelore në Prishtinë”.
Për
shkëmbimin apo korrigjimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është
përmendur për here te pare në gusht të viti 2018 nga Thaçi dhe Vuçiqi!
Pavarësisht
mospajtimeve që mund t’i kishin dy
liderët institucionalë, të Shqipërisë dhe Kosovës, kjo situatë u reflektua
shume keq të qytetarëve e te të dyja vendeve. Mendoj se te dy vendet janë të vetëdijshëm
për situatat që krijojnë përplasjet eventuale të liderëve institucionalë te të
dyja vendeve dhe jemi dëshmitar për
“Idenë për shkëmbimin apo korrigjimin e territoreve midis Kosovës dhe
Serbisë është përmendur për here te
pare në gusht të viti 2018 nga Thaçi dhe
Vuçiqi, si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve. Ideja ka nxitur
reagime për dhe kundër, si brenda Kosovës dhe Serbisë, ashtu edhe te komuniteti
ndërkombëtar.
Edi
Rama dhe Ramush Haradinaj që kur
Vetvendosja erdhi në pushtet në Kosovë e kanë
luftuar Albin Kurtin!?.
Por
mos t’i ikim temës se vizitës se Ramush Haradinajt pas gjithë këtyre
skandaleve personale, divergjencave dhe
përplasjeve deri në paditje gjyqësore
,si u takuan aq përzemërsisht në forme
vëllazërore siç përmendi Ramush Haradinaj?!.
Edi
Rama dhe Ramush Haradinaj që kur
Vetvendosja erdhi në pushtet në Kosovë, si një koalicion i madh antikorrupsion
e antiabuzues, e kanë luftuar Albin
Kurtin, pasi e kanë parë si rrezikun eminent ndaj rrëzimit të Edi Ramës ne qeverisjen
e Shqipërisë dhe shuarjen e
shpresave te Ramush Haradinajt, qe te jete me
rival politik madje duke e rrezikuar qe as pragun mos ta kalojnë ne zgjedhjet e ardhshme?.
Albin
Kurti është realisht politikani shqiptar më popullor jo vetëm në Kosovë, por
edhe në të gjitha viset shqiptare. E veçanta e Kurtit, është se simpatia ndaj
tij në hapësirën e shqiptarëve të Malit të Zi, atyre të Shqipërisë, Luginës së
Preshevës, në Maqedoninë e Veriut apo diasporë madje edhe në hapësirat e Sanxhaku, po edhe të popullit çam në Greqi.
?
Pasi
thelbi i doktrinës bazë se si ta shpëtojnë
veten këta Rama edhe Ramushi nga
një e kaluar armiqësore ne mes veti, sot i harruan dhe u bene vëllezër e miq!.
Ato e harruan të kaluarën e hidhura dhe u
bashkuan kundër Albin Kurtit,me shpresa
qe mos tu prish edhe me tutje
pazarllëqet e tkurrjes së Kosovës, qe te
dy protagonist te kësaj doktrine
“Copëtimin e Kosovës “
“Albin
Kurti thotë që nuk e ka as ai e askush të drejtën që të bëjë pazar me trojet e
Kosovës as ato shqiptare”.
Albin
Kurti është rivali më i rëndësishëm dhe me peshë i Edi Ramës dhe Ramush
Haradinajt.
Edi
Rama, ndryshe nga Kurti, e lidh gjithçka me qendrat e pushtetit, përkrah
Thaçin, pozitën e Kosovës e josh, edhe pse ajo e ka denigruar e sharë në
maksimum. Madje josh dhe Vjosa Osmanin, e cila është politikanja e Kosovës që e
ka fyer më shumë Edi Ramën e socialistët gjithemone per interesa te Kosovës .
E
pse?
-Për
të rrëzuar Albin Kurtin! Sepse në realitet Albin Kurti është rivali më i
rëndësishëm dhe me peshë i Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt. Albini është e
kundërta politikave te Ramush Haradinajt
dhe Edi Ramës...
Kurse
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj u treguan (tregtar te zellshëm) njeri
tu i dhuruar toka Malit t e zi,ndërsa tjetri duke i premtuar
toka Serbisë “Veriun e
Kosovës dhe në fazën e zhvillimit te bisedave me
Greqinë për zvogëlimit te Shqipërisë ne pjesën detare.
Rama
shet e ka shitur këdo pranë tij vetëm për të qëndruar në pushtet, po ashtu u dëshmuar edhe Ramush Haradinaj ndërsa Albin
Kurti ,nuk do t’ia japë veriun Serbisë. Ndaj i thotë: Më njihni si shtet pastaj
të bëjmë Asociacionin. Këtu Albini nuk lëviz, edhe sikur ta rrëzojnë, madje
edhe sikur ta vrasin. Edi Rama e di këtë, e po bën përpjekje për ta rrëzuar
atë. Po, nëse ndodh një trazirë e madhe nesër në veri të Kosovës, e plas ndonjë
luftë qofte edhe e vogël, Edi Rama
rrëzohet brenda natës, e Albin Kurti
edhe mund të bëhet kryeministër i
Shqipërisë natyrale .
Sot
në Shqipëri pas sulmeve ne Veri nga
terroristet serb , pas anulimit te
takimit te dy qeverive, pas deklaratave të Edi Rames për
“tokat e Kosovës te as kujt” ,
dhe pas vizitës se Macronit,
presidentit të Francës në Shqipëri një shumicë politike nga e majta dhe e djathta intelektual dhe opinionistë i bashkohet kauzës së Albin
Krtit. E mira e se mirës është qe këta
dhe te tjerët sidomos
opozita kosovare të ulen rreth
strategut ,politikanit dhe njeriut të pa thyeshëm të çështjes kombëtare
ta përkrahin dhe ta kalojmë ketë
situate dramatike qe e kemi nga Serbia, Rusia dhe aleatet e tyre
synim zhdukjen e Kosovës. Prandaj koha është të bashkohemi e
jo të përçahemi edhe me tutje.