Mendime
Idriz Zeqiraj: Kushtëzimet idioteske të PAN-it!
E diele, 22.10.2023, 06:44 PM
KUSHTËZIMET IDIOTESKE TË PAN-IT!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Etja
për pushtet e opozitës PAN-iste, rrast të zhytur në krime e hajni, ka errësuar
mendjen edhe ashtu të çoroditur të tyre. Kanë livadhisur për dy dekada radhazi,
duke e zhvatur Kosovën, të ndihmuar, reciprokisht, me makro-kontrabandën edhe
nga radoiçiqët, me "Listën Serbe" të tyre, përtej lumit Ibër.
Tashmë,
shpërfaqen, hapur e vrazhdë, qëllimet errëtake të tyre, duke proklamuar tri
kushtëzimet domëthënëse:
1)
Nuk votojmë asnjë ligj, qoftë të brendshëm apo ndërkombëtar, pa caktuar datën e
zgjedhjeve;
2)
Pa e zgjidhur çështjen e pagesës të veteranëve, qofshin ata edhe 40.000 syrësh
"veteranë" të rrejshëm;
3)
Nuk votojmë asgjë të pozitës, deri sa Kosova është nën sanksione ndërkombëtare!
Me
qëllimin final, - dështimin e dhunshëm të qeverisë aktuale të Vetëvendosjes -,
ligjet e nxjerra nga qeveria, i ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese, me bindjen
se - fitojnë betejën -, ngaqë aty i kanë "çinovnikët", (nëpunësit), e
Hashimit dhe të Ramushit, ashtu siç kanë vepruar me "Zajednicën"; 24
hektarët tokë të falura Manastirit të Deçanit dhe pisllëqe të tjera serike.
Së
fundi, kërkojnë debat për disa palo "Rezoluta", siç është pagesa
shtesë të Policisë, përkatësisht, kuota për rrezikshmëri; për aferën e stisur
dhe të shpifur të rezervave të shtetit, edhe pse drejtësia nuk gjeti shkelje
penalizuese. Pra, duan -llafe parlamentare-, për ta shtuar klientelën e tyre
partiake, siç vepruan me "veteranët!"
Rrugaçëri
neveritëse dhe unike e opozitës PAN, kur kushtëzojnë votimin e ligjeve dhe
marrëveshjeve, me heqjen e sanksioneve të vëna nga ndërkombëtarët Kosovës,
kinse këto i solli pozita e sotme?! Ndërkohë që e gjithë bota e dinë se asnjë
faj nuk ka pasur Kosova dhe qeveria e saj. Paradoksalisht, në vend të
persekutorës Serbi, dënuan viktimën Kosovë!
Është
trinomi Vuçiq-Rama-Opozita e Kosovës, që kontribuan, koordinueshëm e
suksesshëm, në vënien e sanksioneve Kosovës. Në të gjitha prononcimet e këtij
trinomi armiqësor ndaj pozitës, rrjedhimisht, edhe Kosovës, janë ata që
realizuan vënien e sanksioneve. Dhe, kjo u bë hapur e zhurmshëm, në paraqitjet
"live", jo vetëm të trinomit të përmendur, por edhe në konspiracion,
të eksponentëve në shërbim të trinomit, duke i bërë thirrje Amerikës dhe BE-së,
ta ndëshkojnë Albin Kurtin dhe partinë e
tij, Lëvizjen Vetëvendosje. Sepse pozita lakuriqësoi tradhtinë e madhe të
Hashim Thaçit, i cili në koordinim me Vuçiqin, Ramën, Grenellin, konspiruan dhe
punuan shumë për ndarjen e Kosovës.
E
gjitha bota demokratike i denoncoi ndërmjetësuesit e BE-së, tandemin Borrell e
Lajçak dhe të tjerë anësorë, për njëanshmërinë e turpshme, në favorizimin e
Serbisë, në raport me Kosovës. Dhe, opozita bastarde ende "i bie teneqes
së shpuar", duke u vënë në shërbim të drejtëpërdrejtë të Serbisë agresore. "O tempora, o mores", (0 kohë, o
zakone), do të thërriste latini i lashtë!
Çfarëdo
nismash që ndërmerrë Qeveria e Vetëvendosjes, e akuzojnë se e bënë për interesa
elektorale! Por, në fakt, është opozita ajo që vuan nga kjo frikë, e provuar në
zgjedhjet e fundit parlamentare.
Pas
disa luhatjeve, hiç fisnike, LDK-ja u shkëputë nga koordinimi i opozitë-bërjes
me PAN-in kriminal, duke u deklaruar hapur se "ne aprovojmë të gjitha
ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, sepse ato i tejkalojnë interesat
partiake, janë në interes të popullit!"
Realisht,
LDK-ja, pas rugoviane, kapitulloi nën presionin e agjentëve të SHIK-ut
kriminal, brenda LDK-së dhe shërbeu si patericë e PAN-it, për ta mbajtur
dhunshëm në pushtet, për disa mandate radhazi ate. Edhe pse e vonuar, këndellja
është e shëndetshme për një parti.
Pazari i votave anekënd
Kosovës degradoi Parlamentin
Praktika
e mungesës së kuorumit parlamentar, në seanca apo komisionet e tij, është
degradim i Kuvendit. Ligjet për ta parandaluar këtë, nuk mungojnë. Por,
konformizmi i turpshëm brenda strukturës, ka anashkaluar zbatimin e
ligjshmërisë. Si masë e parë është -ndalesa e pagës, për çdo mungesë ditore të
paarsyetuar-.
Degradimi
i Parlamentit të Kosovës ka nismuar me kontrabandimin e disa
"komandantëve" kapadai e fodullë në parlament. Dhe, shumëzimi i
deputetëve kriminelë e rrugaçë ka ndodhur me ndryshimin e ligjit - Kosova me
një zonë zgjedhore -! Ky ligj e shkarkon nga çfarëdo obligimi të
drejtëpërdrejtë deputetin, sepse ai është deputet i të gjithëve, respektivisht,
deputet i askujt. Pra, nuk ka asnjë përgjegjësi direkte ndaj askujt! Mendimi se
ai i përgjigjet popullit, është një broçkullë, një gënjeshtër.
Rrjedhimisht,
është i domosdoshëm kthimi tek zgjedhja klasike e deputetëve, përkatësisht, në
zonat komunale, ku vlerësimi, gjithësesi, është më objektiv.
Kundërpërgjigja
e kryeministrit Albin Kurtit, për akuzën që ia faturon opozita, për refuzimin
për t`u përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën parlamentare, si dhe
bojkotin e deputetëve të mazhorancës, në debatin për ndoca rezoluta, është,
tërësisht, i përligjur dhe saktësisht vendim i drejtë i Vetëvendosjes. PAN-i, i
cili e ka përgjakur dhe zhvatur Kosovën, nuk meriton asnjë vëmendje pozitive,
për bojkotin e poshtër dhe kriminal, që vazhdon të bëjë në dëm të Kosovës dhe
popullit të saj.
Për
partitë-banda të PAN-it, po sjell një shprehje adekuate, të përdorur, së fundi,
nga gazetari, diplomati, studjuesi e atdhetari nga Shqipëria-Nënë, Shaban
Murati: "Lehësit e së keqës". Me slloganin "shpif, shpif, se
diçka mbetet", tellallët e PAN-it, janë mërdhezur në sulmet dështake, me
qëllimin e vetëm, për ta marrë pushtetin e humbur meritueshëm, nga refuzimi,
pothuajse, plebishitar i popullit, në zgjedhjet e fundme parlamrntare më 14
shkurt 2021.
Ndërkohë,
janë shtuar zërat për shpalljen e paligjshme të këtyre partive-banda të PAN-it,
me ngjashmëri tipike me -Listën Serbe-, fundërisht, të inkriminuara, lehësit e
saj, paradoksalisht, kërkojnë sërishmi pushtetin!?! Populli thotë: "Marrja
s`ka mbytë askënd!"