Editorial
Sami Islami: Shqiptarët janë laboratori i eksperimenteve ideologjike!
E shtune, 21.10.2023, 08:30 PM
PARADOKSET SHQIPTARE
Nga
Sami Islami
Shqiptarët
janë laboratori i eksperimenteve ideologjike! Erdhi Perandoria Bizantine,
shqiptarët nga paganë u bënë ortodoks, erdhi Perandoria Romake,
shqiptarët, nga ortodoks (një pjesë
shumë e madhe) u bënë katolikë! Erdhi Perandoria Otomane (Turke), shqiptarët,
nga ortodoks, u bënë me shumicë myslimanë! Erdhi ideoligjia komuniste,
shqiptarët, i "lanë" fetë dhe u bënë komunistë! Erdhi
"demokracia" shumica e shqiptarëve u bënë "demokratë"...
Tani,
ideoligjia që shqiptarët kurrsesi nuk po mund të ndahen prej saj është ideologjia fetare! Dhe
ideologjia fetare e krishterë (si feja ortodokse dhe katolike) u reformua dhe
kjo fe u përshtat popujve në gjuhën që e flasin (si greket, serbët, rusët) dhe
katoliket: italianet, anglezet, polaket, sllovenet, shqiptarët e besimit katolikë) e reformuan religjionin!
Feja
myslimane mbeti e pa reformuar! Në aspektin kombëtar, vetëm shqiptari i fesë
myslimane doli humbësi më i madh! Shqiptarëve të shkretë (të besimit
myslimanë) u ndërtohen xhamia (nga
Turqia) në çdo lagje duke mos e kuptuar (një pjesë e madhe syresh), se kjo
është dorë e zgjatur e armiqve të
shqiptarëve (e Serbisë, Rusise, Greqisë) por edhe Turqisë, e cila nën petkun e
"vëllazërisë" e zgjeron propagandën turke me kulturë (krejt
televizionet shqiptare andej e këndej kufirit) vlojnë nga kinematografia turke!
Kurse shteti Turk me Erdoganin në krye investon pa ndërpre vetëm në ndërtimin e
xhamiave!
Tani
"patatja e nxehté" turko-arabe
mbeti tek shqiptarët myslimanë! Derisa tek shtetet fqinje, feja dhe shteti kanë një pikëtakim,
tek shqiptarët myslimanë (në Shqipëri dhe Kosovë) feja nuk po punon per shtetet tona, por për arabët dhe turqit! Ritet edhe sot e gjithë diten bëhen në
arabisht! Paradoksi nuk ka brina! Vetëm zoti shqiptar nuk po dika shqip! Pa
shkuar larg, të gjitha shtetet fqinje zotit i luten në gjuhët e veta
(bullgarët, serbët, kroatët, italianët etj.). Bile edhe shqiptarët të besimit katolikë
i luten zotit në shqip!
Shqiptari
mysliman, lind shqiptar (natyrisht për arsye se prindërit e tij i përkasin
kombit shqiptar), edukohet shqip, flet shqip, krijon vlera artistike etj.
shqip, merr frymë shqip! Por kur të vdes, vdes
arabisht!
Edhe
pse dikush mund të thotë se Kurani është përkthyer në shqip, prapëseprapë ritet
fetare bëhen arabisht, duke filluar prej ezanit! S'ka shqiptar i besimit
mysliman që nuk e di "vjershën" e ezanit, po asnjeri nuk besoj
se e di ç'domethënë kjo "vjershë"! Deri kur do të mbesim vendi
dhe populli eksperimental në dobi të armiqve tanë, nuk dihet!? Uroj që, më në
fund, t'u hapet mendja e shqiptarëve të këtij konfesioni që t'i kuptojnë hilet
e armiqve tanë? Kur do t'ia fillojmë ta ndërtojmë ardhmërinë evropiane? A mund
të shkëputemi nga ideologjizmat e dëmshme dhe ta përqafojmë modelin e
zhvillimit evropian?
Unë
besoj se mundemi! Uroj!