E diele, 22.12.2024, 11:11 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Një shtëpi për veten në tokën e të parëve të tij

E enjte, 19.10.2023, 07:47 PM


Prof. Blerim Latifi:

Ujgurët janë 11 milionë muslimanë që jetojnë në Kinë. Ata trajtohen mizorisht nga qeveria e Pekinit. Ua mohon të drejtat më elementare, përfshi të drejtën për ta praktiku të lirë Islamin. Praktikisht ata jetojnë në kushte të aparteidit dhe të kampeve të përqëndrimit. Askush nuk ngrihet për t'ia përplasur në fytyrë Kinës krimet kundër tyre.Solidariteti islam me ta nuk ekziston.

Miliona muslimanë në Jemen prej vitesh përjetojnë dhunë sistematike, dëbime, vrasje masive, mjerim e vdekje civilësh prej urisë nga shteti i Arabisë Saudite, por askush nuk ngrihet të protestojë për ta. Madje as bashkëfetarët e tyre.

Në luftën kundër militantëve kurdë, që herë pas here kryejnë akte terroriste në Turqi, ushtria turke bombardon fshatrat e kurdëve muslimanë në Siri, por askush nuk ngrihet ta qortojë shtetin turk.

Dhe kur Izraeli vepron për t'u mbrojtur nga terroristët e Hamasit, krejt bota ngrihet në këmbë për ta akuzuar Izraelin.

Pse vallë? Pse këto standarte të dyfishta?

Sepse në pyetje është antisemitizmi global, urrejtja kronike, shekullore, ndaj hebrenjve, ndaj një populli të vogël që aq shumë ka vuajtur nga kjo urrejtje, që aq shumë i ka dhënë kulturës njerëzore gjatë historisë dhe tani nuk kërkon asgjë më shumë se të ketë një shtëpi të sigurtë për veten.

Një shtëpi për veten në tokën e të parëve të tij.

________________

Një fotografi që flet më shumë se mijëra fjalë.

I mbijetuari i Aushvicit, njëri ndër intelektualët më të mëdhenj të Shekullit XX, fitues i Çmimit Nobel, hebreu Elie Wiesel, në mesin e refugjatëve kosovarë në kampin e Çegranit në Maqedoni, me 1 qershor 1999. Për t’u dhënë shpresë dhe mbështetje.

________________

Duhesh me qenë i çoroditun nga fanatizmi fetar ose majtist, ose edhe zuzar shpirtshitun, që mos me pa kush është me Kosovën e kush kundër saj.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora