Mendime
Enver Bytyçi: Tu e sulmue, ia hupën edhe dobësit! Ky asht Sali Berisha!
E diele, 15.10.2023, 06:49 PM
Tu e sulmue, ia hupën edhe dobësit! Ky asht Sali Berisha!
Nga
Enver Bytyçi
Qysh
ditën e atij maji 1990 e deri më sot u sulmue, u godit, u luftue, u urrye dhe u
linçue. Madje edhe ma përpara. Nuk lanë gja pa ja thanë! Jo një ditë, as një
muaj, apo një vit! Por plot 35 vjet! Atëherë i thojshin tradhtar e renegat i
komunizmit, agjent i imperializmit, amerikanëve! Ma vonë e banë fashist,
ballist, zogist e çka nuk i thanë! Ka do vjet janë kthye e i thonë komunist,
anti-ballist, anti-zogist! Nuk lanë bisht pa ia ngjit! Kurrë nuk pat bisht! Po
fansat e Vlladan Gjorgjeviçit nuk e lanë asnjë kohë pa bisht!
Nuk
ngeli politikan kundërshtar pa i thanë “armik, kriminel, tradhtar”! I thanë se
“je i korruptuem”! Se “ke rrënue demokracinë”! Se “ke krijue destabilitet”! Ish
fjala për kohën kur qe kryeministër. Harruen se asokohe Hillary Clinton erdh
n’Tiranë e i tha “kampion I demokracisë”! Kur erdhën në pushtet sajuen do
shishe me etiketën e coca colës e i përdorën si provë e “asgjësimit të njerëzve
në masë”! Pra, e akuzuen për “krime kundër njerëzimit”! Ishin e janë të njajtët
që nuk guxojnë ta dënojnë Serbinë për krime kundra njerëzimit e genocid në
Kosovë”! Ia vranë bashkëpunëtorin ma të ngusht, Azem Hajdarin, dhe i thanë se
“ti bane grusht shteti”! E sot po ata po bajnë përditë grusht-shteti në kët
vend, sepse asnjë ligj i tyne nuk mbron as qytetarin, as interesat e Shqipnisë!
Ia
vunë vetë flakën Gërdecit për mos me lanë me u pranue Shqipninë në NATO e prej
asaj kohe të njajtët i thonë “vrasës”! E dhunuen institucionin kryesor të
vendit, kryeministrinë, me orë të tana e kur dështuen dhanë urdhën të vriten
njerëz! E prej 21 janarit 2011 vazhdojnë t’i thonë se “Ke ba masakër në
bulevard”! E thoni pastaj se këta ditëzij nuk janë “lavire të bulevardit”!
Po
nuk i thanë asnjiherë se ishe ti i pari në ish-Lindjen komuniste që kërkove
anëtarësimin e Shqipnisë në NATO dhe që e finalizove këtë anëtarësim më
2009-ën! Nuk I thanë se ishe ti i pari, që hyne në Shtëpinë e Bardhë! As se
ishte ti i vetmi, ai që prune në Shqipni presidentin amerikan Bush! Ia njohin
meritën vetit edhe kur një grue lind pas 12 vjet martesë! Po atij nuk duen me
ia njoftë meritën e liberalizimit të vizave për shqiptarët! Nuk ia zunë n’gojë asnjiherë se “Ti Sali bane
mijëra km rrugë”! Madje bane Rrugën e Kombit në aq kohë sa "unë, Edi, nuk
munda t’i baj 5 km në autostradën për Elbasan! E Po baj 11 vvjet në pushtet e
prapë shqiptarët udhëtojnë në të njajtën rrugë që bane ti, se unë as prej
Rinasi në Qafë - Kashar nuk kam mund ta bëj nji rrugë"!
I
morën të gjitha dosjet e tij. Me ekip, me juristë, ekonomistë e plot qitapxhi
të tjerë. Me çdo kusht e dojshin në burg. Po nuk gjetën gja! Nuk kish pasë
asnji qindarkë të vjedhun në xhepin e vet! E masandej ia nisën me MeConigala,
me lobim e me blemje diplomatësh në Amerikë e në Europë. E dojshin kulak, pra
non-grata! Ata e dijshin mirë se sa e idhtë asht me qenë “kulak”! E mbasi e
përgatitën dosjen, duelën e i thanë publikisht n’parlament: “A munesh me e
kalue oqeanin, Sali”?! Ai nuk dinte gja at moment. Por ma von; e kuptoi se
kishte ni kurth.
I
thanë tërhiqu nga politika, se ndryshe do t’bajmë kulak, do t’shpallim
non-grata! I thanë tërhiqu nga parlamenti, se po t’bamë kulak, ti e di se ne
dimë qysh edhe me t’fut n’burg. “Ne e derdhim polikin n’maje t’Dajtit e t’i
lagim bythët ty n’Tiranë”! Kështu i thanë! Edhe u munduen! Fort u munduen! Po
fort ama!
Megjithatë
lisi nuk luejti vendit! Unë nuk e di se cili do t’jetë fundi i kësaj beteje!
Por moralisht ai e ka fitue betejën! E duke e luftue, duke e sulmue, duke e
linçue, ia hupën edhe disa të meta e dobësi, që ai ka muejt me i manifestue si
president, kryeministër apo kryeopozitar! U ba 79 vjeç e tash ose shahet e
mallkohet prej atyne që nuk e duen, ose adhurohet prej atyne që e duen! Ky asht
Doktor Sali Berisha! Si aksush tjetër në historinë e këtij vendi!