Mendime
Jusuf Buxhovi: Agresion shtetëror dhe jo akt terrorist!
E premte, 06.10.2023, 06:55 PM
AGRESION SHTETËROR DHE JO AKT TERRORIST!
Nga
Jusuf Buxhovi
Nga
shpërthimi e këndej, përfaqësuesit politik dhe diplomatik të shtetit të
Kosovës, ngjarjen tragjike të 24 shtatorit e kanë cilësuar AKT TERRORIST.
Në
të vërtetë, nuk bëhet fjalë për AKT TERRORIST,
por për AGRESION TË ARMATOSUR NDAJ SHTETIT TË KOSOVËS!
Të
gjitha faktet relevante, ato policore dhe nga KFOR-i konfirmojnë këtë.
Pa
hy në shpjegimin e asaj se çfarë paraqet akt terrorist, meqë kjo dihet, ruajtja
e kësaj sintagme, jo vetëm që akterët e këtij veprimi (shtetin serb dhe
faktorët tjerë nga jashtë dhe brenda të involvuar në të) i liron nga
përgjegjësia për një veprim të tillë, që doemos ndërkombëtarisht
ndëshkohet, por njëherësh shtetin e
Kosovës e ngarkon me hipotekën e paaaftësisë të kontrollojë hapësirën e vet nga
aktet terroriste, për ç'gjë sikur justifikohen thirrjet për marrjen e plotë të
mbikëqyrjes së Veriut nga KFOR-i, ndërsa politikën e Kosovës e privon nga
mundësia të ndryshojë paradigmën e
deritanishme të trajtimit të Serbisë si "partnere konstruktive" në
dialogim paçka se me këtë veprim luftën e deritanishme diplomatike të
mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar (BEE dhe SHBA-ja), e ka kthyer në
diplomaci të luftës, që zgjidhjes së saj
t'i imponohet modeli i Dombasit!
Po
ashtu, cilësimi i ngjarjeve të 24 shtatorit si AGRESION SHTETËROR NDAJ SHTETIT TË KOSOVËS, historisë ia
deponon dëshminë më të fuqishme të
veprimit ushtarak të shtetit serb kundër shtetit të Kosovës.