Kulturë
Përparim Hysi: Lirika vjeshte
E hene, 02.10.2023, 06:00 PM
Lirika vjeshte
(cikël
me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Një djallushe
Një
djallushe, lozonjare, synë ma shkel me çapkanllëk
Qoftë
bekuar, sado me naze, që më jep "jarallëk"
Dhe
më fton ajo veçan, kushedi seç do më thotë
Sado
i moshuar jam, mezi po duroj dot.
Por
veçan as që foli, por m'u hodh ajo mbi kokë
E
vërteta, kështu ndodhi (më tej s'di a tregoj dot?)
Të
tregoj a mos tregoj, për ju fare s'ka rëndësi
I
moshuar, por po pohoj:me të bëmë dashuri!
Eh,
se ç'vajti me"djallushen", as që pyeti për më tej
Dhe,
tek shkruaj, s'e fsheh skuqjen, sado ç'bëri, e pëlqej
Çfarë
më bëri kjo djallushja, nuk është lehtë që ta harroj
Sado që më mbuloi skuqja, unë me mall e kujtoj.
2.Nuk flenë dashuritë
Eja,
sonte, këtë natë
Eja,
bashkë të rrimë!
Natën
le ta kthejmë në çast
Dhe
bashkë ta gëdhijmë.
Eja
të pijmë nga një gotë me verë
Ta
pijmë bashkë me qejf
Dhe
unë aty, tek ytiprehër,
Të
shtrihem, bërë"telef".
Të
dy bashkë, të përqafuar,
Bashkë
shkëmbejmë"tepsitë"
Që
të dy, tërë natës zgjuar
Se
nuk flenë dashuritë.
3.Kur ke mall
Sado
heshtëm, më shumë folëm
Sepse
folëm ne me sy
Dhe
pa folur, ne u "njohëm"
Shkëmbyem
dashuri.
Edhe
ç'ndodhi më pastaj
Se
më shumë u"njohëm"
Ç'është
e drejta, s'është kollaj
Të
tregoj se ç'ndodhën?
Sepse
gjetëm njëri-tjetrin
Ashtu
krejt, rastësisht,
Më "rinove" mua, të vjetrin,
M'u
fale, dashurisht.
4. Soditje
"Pllaja"
që shoh nga prapa,
Ka
"lëndinën" për matan
Sado
jam me flokë të bardha
Mëdysh
ndahet imi xhan.
Në"lëndinë"
kam kullotur
Vite
tutje, djalërisë,
Duket,
ende nuk jam"ngopur"
E
pëlqej, pleqërisë.
Shpreh
dëshira prej "rioshi"
Nepsi
rritet, mosha shkon
Ah, dëshira! Mos u sosshi!
Ah,
moj zemër, që drithëron!.
5.Për një vetull, për
një sy
Për
një vetull, për një sy
Çfarë
t'ju them, që vallahi
As
që pyes për pleqëri
Edhe
bëhem prapë i ri.
Pa
zë nisem si veri
Dhe
gjej miken ku rri
I
puth vetull, i puth sy
Ca
të "tjera" që i di
Me
dy duar e mbërthej
Për
më tej nuk dëftej
SE
kam erz dhe kam cipë
Vjershës
këtu i vë pikë.
Tiranë, 26 shtator 2023