Kulturë
Vilson Culaj: Enigma e një varri të zbrazët
E premte, 29.09.2023, 06:50 PM
ENIGMA E NJË VARRI TË ZBRAZËT DHE NJË HISTORIE TË PA PËRPLOTËSUAR
Reflektim
për romanin “ZHVARRIMI” të Gani Mehmetaj
Botoi: TITANIC 2016
Shkruan
Vilson Culaj
Një
roman historik për tu admiruar për fuqinë imagjinare dhe mjeshtërinë letrare e
artistike . Aventurë intuitive e ideore mes fiksionit, reales dhe shkencores.
Shëtitje në qiellin e shtatë për ta definuar Heroin Kombëtar përballë profetit
dhe shenjtërorit. Fuqia imagjinare e letrare për ta definuar mitin nga lavdia
konkrete, e mbijetesën para psikologjisë vetërobëruese.
Një
artikulim mjeshtëror i gjakimit sizifian për 600 vite histori, dilemma dhe
enigma që mbajnë pezull një komb të tërë në dryrin e Parajsës së pa përjetuar...''.
***
Dikur
psikologu Amerikan Terry Petti Johnes shpreshej se ,, natyra apo Zoti njeriun e
ka pajisur me kujtesë në mënyrë qe atë margaritar ta vej në shërbim te se mirës
universale dhe personale për dallim nga
perceptimi i cili me shume është një element shqisor se sa frytdhënës. Ketë
dhuratë shpirtërore e posedon edhe romancieri i njohur shqiptar Gani Mehmetaj, i cili me shtynë të konstatoj
se : Krijuesi është fija e zgjatur
shpirtërore e kujtesës se tij. E kesaj permase i serviret lexuesit ky libër - roman historik.
*
Për enigmën e varrit të Skënderbeut kanë shkruar si: Marin Barleti, Jacques de
Lavardin, krijuesit shqiptarë të të gjitha periudhave edhe pas Barletit, si:
Frang Bardhi, Jeronim de Rada, Naim Frashëri, deri te Sabri Godo, Fatos Arapi e
Ismail Kadare, dhe studiuesit si: Fan Noli, Aleks Buda, Jup Kastrati, Selman
Riza, Androkli Kostallari, Kristo Frashëri e të tjerë, kanë vazhduar ta
përplotësojnë figurën e personalitetit të Skënderbeut në aspektin njerëzor,
moral, strategjik e kombëtar në krijimtarinë artistike, si dhe ta hulumtojnë e
studiojnë reflektimin e këtij personaliteti të madh në historiografinë
botërore, por heroi i shekujve prapëseprapë mbeti tërësia që na tundon në
shekuj, për varrin e tij të denjë dhe të pamerituar.
Thënë
ndryshe, varri i tij do duhej të ishte vend peligrinashi, paqeje, harmonie e
unifikimi kombëtar si varr konkret –
real, ku historia flet jo përmes shenjave të kohës, por të përjetimit. Këtu
qëndron si duket edhe gjakimi i ndërligjshëm letrar i romacierit të njohur
shqiptar Gani Mehmetaj, i cili duke iu referuar burimeve historiografike dhe
tundimit intuitiv letrar, lexuesit të afirmuar ia ka servirur një dilemë
historike, e cila në një krah e madhështon kryeheroin, por në anën tjetër ngre
dilemat e unit kombëtar për ta njohur madhështinë e tij dhe rinjohur vogëlsinë
tonë të harresës kolektive.
Ky
roman, në fakt, është një lloj tundimi sa historik, poaq letrar e
etnopsikologjik për ta shprushur zjarrin e lavdisë se kryeheroit. Gani Mehmetaj
përmes këtij romani flet me kodin tonë gjenetik, përjetimin historik dhe kultin
e së vërtetës, e cila fshihet në zemrat e memorien e kombit, por jo në letër e
testamente.
Nga
leximi vertikal i këtij romani të shtyn të mendosh se: Ky format letrar është
karakteristikë e njerëzve me njohje historike dhe tundim intuitiv letrar
përndryshe ta përqafosh këtë mision tundues do përkthehej me fjalët magjike “I
dua rrënjët e kombit tim, andaj gjakoj frymën e re dhe zbërthimin e enigmës”.
Një
roman historik për tu admiruar për fuqinë imagjinare dhe mjeshtërinë letrare e
artistike . Aventurë intuitive e ideore mes fiksionit, reales dhe shkencores.
Shëtitje në qiellin e shtatë për ta definuar Heroin Kombëtar përballë profetit
dhe shenjtërorit. Fuqia imagjinare e letrare për ta definuar mitin nga lavdia
konkrete, e mbijetesën para psikologjisë vetërobëruese.
Një
artikulim mjeshtëror i gjakimit sizifian për 600 vite histori, dilemma dhe
enigma që mbajnë pezull një komb të tërë në dryrin e Parajsës së pa
përjetuar...
Lufta
me Kohën dhe ideali i së vertetës historike janë kodi letrar i tij, andaj
ngjitja në histori enigma, dilema, dhe ylberin e së kaluarës e bënë këtë autor
shumë autentik, serioz në platformën e tij letrare, këmbëngulës dhe mjeshtër të
romanit historic, në nivel të admirueshëm dhe për t’ia pasur lakmi.
Autori
Mehmetaj si një kronikan brezash flet për aktin e zhvarrimit të kryeheroit,
krahason kronikat e shekujve, reflekton mjeshtërisht e letrarisht, pa abuzuar
me dilemat dhe heroin, sepse e vërteta historike dhe racionalizmi kulturor e
studimor i shkon për shtati.
Thënë
thjeshtë, ky roman është një lloj atlasi historik i një mozaiku të bukur letrar që ngre levën e
mundësisë për ta njohur e rinjohur lavdinë e kryeheroit në shekuj dhe humbjen
tonë të madhe. Pra, është roman që ndez rrugën e misterit, por edhe të
përjetimit historik …
E
tëra nuk thuhet as përtej varrit, andaj na mbetet ne si popull ta kërkojmë
lavdinë e kryeheroit derisa jemi të gjallë mbi tokë dhe nipërit e një epoke që
krijoi identitetin tonë kombëtar.
Një
copë guri në murin e madh të historisë e lavdisë kombëtare është edhe ky roman
historik, i cili autorit i bënë nder, por më shumë na nderon e pasuron edhe ne
si lexues, por më shumë letërsinë tonë kombëtare veshur me pelerinën e artë të
historisë…
Gjergji
jeton edhe pa varrin e eshtrat e tij, por jo pa lavdinë e tij dhe të një epoke
që nuk përsëritet kurrë…
Fundi
i fundit as Aleksandrit të Madh po as Krishtit nuk iu mbeti varri me eshtra mbi
tokë, por lavdia e tyre përqafon mileniumet.
Edhe
Gjergji ynë besojmë se do e arrijë këtë lavdi…sepse për gjashtë shekuj lavdi
ende nuk e takuam një të tillë. P. Bogdani afër tij…
Është
roman që ndez rrugën e misterit… dhe identitetit në kërkim…
Urime
maestro për këtë ngacmim të bukur mjeshtëror e letrar!