Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Eda Zhiti: Mësim në letrat se si të kujtojmë

| E enjte, 28.09.2023, 06:54 PM |


MËSIM NË LETRAT SE SI TË KUJTOJMË…

- Që na vjen nga SHBA -

Nga Eda Zhiti

Në Universitetin e Michiganit, në Ann Arbor, Fakulteti i Gjuhëve Moderne dhe Letërsive të tyre nxori Buletinin e ri të Departamentit të Sllavistikës me çështjet shkencore dhe veprimtaritë universitare që kryhen.

Siç e dimë, në këtë universitet studiuesi dhe shkrimtari Lisandri Kola ka themeluar dhe udhëheq lëndën e Letërsisë Shqipe të shkrimtarëve në mërgim, në Departamentin, ku ka punuar dhe poeti nobelist Joseph Brodsky, i burgosur dhe i përzënë nga Bashkim Sovjetik i dikurshëm.

Këtij fakti dhe kësaj çeshtje i jepet rëndësi në Universitetin Amerikan.

Në buletin më të fundit është botuar shkrimi i lektorit Lisandri Kola:

“Në Klasë. Simboli i qëndresës intekektuale dhe i lirisë”, kushtuar vizitës së shkrimtarit Visar Zhitit në këtë universitet në 14 prill 2923. Në artikull graviteti i jepet poezisë që u shkrua fshehurazi në burgjet shqiptare “gjatë regjimit më mizor të Europës Lindore”me dêshmi përmbledhjen e Visarit “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, botim anastatik nga Shtëpia Botuese Onufri.

Poezia, duket se thekson artikulli, është sfidë dhe shprehje e fuqishme e kujtesës, e frymës së lirisë, e vetvetes si poezi.

Pikërisht nga SHBA na vjen ky mësim, se si të kujtojmë në letrat tona, kur tek ne ngulmohet më shumë se si të harrohet, ku e kaluara e dëmshme dëshiron të përsëritet me emrat dhe veprat e saj.

T’i besojmë letërsisë si letërsi…