Mendime
Kimete Berisha: Dalldi e paparë patriotike!
E enjte, 28.09.2023, 06:43 PM
Dalldi e paparë patriotike!
Nga
Kimete Berisha
-
Albin Kurti po sillet thuajse e ka zbuluar 'patriotizmin' dhe armikun serb.
-
Njëkohësisht, derisa Albin Kurti po digjet gjuhësisht për Kosovën, Presidentja
po qet tym nga një lloj patriotizmi jashtëzakonisht primitiv.
Kur
ajo nuk vishet me atë fustanin ngjyrë synetie, vdekja 'e tjetrit' i duket -
Rilindje.
Po
a ka absurditet e budallallëk më të madh se sa të thuash se kush vdes - nuk
vdes, por rilind.
-
Mos i rréni njerëzit se nëse vriten -
rilindin.
Vdekja
mund të jetë Liri (një tjetër liri), liri individuale, ndoshta!
-
Kurrë s'e kam dëgjuar askënd që do të dëshironte të Rilindte në këtë botë.
Prandaj
Rilindja është premtim, o Zot çfarë premtimi!
E
kush je ti se...që e di çka është Rilindja?
-
Pse po ndodh gjithë kjo urgjencë patriotike?
Pse
nuk e dinë se nuk i há këto pallavra ai që e ka përjetuar luftën dhe nuk e ka
parë Drejtësinë...
-
Nuk ka profesione patriotike në shtetin e lirë e të pavarur.
Nuk
je patriot nëse e 'do' vendin tënd, por e ke në përshkrimin e vendit të punës
që duhet ta mbrosh Kosovën.
-
Patriotë ishin, shembull, ushtarët e UÇK-së, që nuk ishin 'të punësuar' për ta
çliruar Kosovën, as nuk e kishin përballë KFOR-in kur e nisën luftën të vetmuar
e të varfër; me armë e pa armë, armë kryesore e kishin idealin e çlirimit.
-
A ka gjë më patetike se sa kur një kryeministër i një shteti të pavarur flet me
zjarr për vdekjen, vrasjet, nxehet...qe 3 vite ndjell luftë...
trimërohet
sepse e ka KFOR-in.
-
Paramendoje të ruhej dhe mbrohej Kosova vetëm nga shqiptarët?
Të
mbetej Kosova në duart e Institucioneve të saj që s'kanë as letër e sapun në
nevojtore.
-
Dalldia patriotike i ka kapluar sidomos 'ata' që vuajnë nga kompleksi i spiunit
të Serbisë ...
Ata po e shfrytëzojnë më së shumti dallgën
patriotike.
-
Ata janë gëzuar shumë dhe po thonë se Kosova ka triumfuar (po bëjnë sikur u
duket që Kosova u tregua superfuqi botërore) që i ka vrarë 'tre terroristë
serbë', dhe i ka lejuar të ikin nga Kosova për në Serbi dhjetëra terroristë të
tjerë.
-
Triumf i madh të të vritet polici, pa pritur e pa u kujtuar, e askush të mos
jap përgjegjësi se si ndodhi të futet gjithë ai armatim në Kosovë e të mos e
shoh njeri?
-
Qysh hyri armatimi i rëndë në Kosovë në kohën kur prej Albinit keksi serb 'nuk
ka mundur' të hyjë nga Serbia!
-
Asnjëri nuk flet për paqe. TV gazetat publikojnë të vrarët si në gjendje lufte.
-
Të gjithë janë të disponuar për luftë!
Edhe
këngëtarët i ka zënë 'atdhedashuria'. Njëra, më naivja ndër to, tha se kur
këndon këngë patriotike i hidhet ta marrë armën e të luftoj për atdhe!
Merre,
moj!
-
Asnjëri nuk tregon se edhe sikur të ndodhte edhe një luftë, edhe njëqind
luftëra po të ndodhnin, prap se prap, në fund, do të ndodhin bisedimet me
armikun.
-
Luftës mund t'i shmangesh, por
bisedimeve jo.
Prandaj,
shtyrja e marrëveshjes është hilja më e madhe politike, sepse marrëveshja
shtyhet me gjak.
P.S. Pushka - Top!