E diele, 22.12.2024, 09:06 AM (GMT)

Mendime

Enver Bytyçi: Katër teza pro-serbe të kryeministrit Edi Rama!

E enjte, 28.09.2023, 06:56 PM


Katër teza pro-serbe të kryeministrit Edi Rama!

Nga Enver Bytyçi

Në ditët e fundit kryeministri Rama ka hedhur katër teza pro-serbe, sa i përket Kosovës dhe aktit terrorist të 24 shtatorit në Zveçan:

1. Para tri ditësh kërkoi një konferencë ndërkombëtare, e cila do ti jepte, sipas tij, fund konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Madje tha se Kurti dhe Vuçiç duhen marrë e mbyllur derisa të bien dakord për një zgjidhje të pranueshme. Duket ky propozim si civil dhe i logjikshëm. Duket edhe si propozim, me të cilin kërkohet veprim arrogant ndaj presidentit të Serbisë. Në fakt nuk është kështu! Arroganca e mbylljes së dy liderëve të të dy vendeve shkon në adresë të Albin Kurtit. Sepse në një konferencë ndërkombëtare nuk do të kishte në tryezë asgjë, asnjë pasuri të Serbisë në Kosovë. Përkundrazi në diskutim për ndarje do të ishin pasuritë e Kosovës dhe arroganca do përdorej kundër kryeministrit Kurti për ndarjen e vendit! Kini kujdes, kur Rama ngre zërin gjoja kundër ose për presidentin serb, e bën këtë për të kamufluar shërbimin e radhës që ia bën atij!

2. Sot, për të disatën herë, përsëriti kërkesën tjetër të aranzhuar më Aleksandër Vuçiç, që veriun e Kosovës ta kontrollojë KFOR-i! Të njëjtën kërkesë i ka bërë komunitetit ndërkombëtar edhe presidenti i Serbisë, Vuçiç, dy ditë pas akteve terroriste të 24 shtatorit! KFOR-i të marrë kontrollin e territorit të Kosovës në veri të saj dhe policia e çdo lloj prezence e forcave të sigurisë së Kosovës të largohen prej këtij territori. Kështu thoshte Vuçiç! Të njëjtën kërkesë artikuloi sot Rama! Dmth që ky territor të konsiderohet “as i Kosovës, as i Serbisë” dhe të motivohet më pas kërkesa për një vendimmarrje në një konferencë ndërkombëtare, ose në dialog! Që do të thotë gjithashtu Kosova të heqë dorë nga sovraniteti i saj në këtë pjesë të territorit. Shkurt që pavarësia e saj të deligjitimohet e të zhbëhet!

Kush beson se Edi Rama nuk e llogarit këtë pasojë, gabon rëndë! Kjo është arsyeja pse ai e kërkon KFOR-in si autoritet të vetëm sovran të veriut të Kosovës. Pas kësaj çdo marrëveshje në çfarëdolloj forme, edhe në dialogun aktual, do të kishte parasysh faktin se katër komunat e veriut janë zonë “neutrale”, në të cilën banon një popullsi me shumicë dërmuese serbe e për pasojë “marrjen parasysh të vullnetit të kësaj popullsie”! Pavarësisht se kjo popullsi është në numër vetëm 30 mijë banorë. Atëherë në çdo rajon ku do të ketë 30 mijë shqiptarë do të kenë të drejtën të kërkojnë të njëjtën gjë. Ta shohim më pas kujt i përket Shkupi, Kumanova e deri Ohri e Struga. Madje edhe Kosova Lindore, Manastiri, Janina, Ulqini e deri Podgorica! Këto janë aventura që jo vetëm destabilizojnë rajonin, por edhe zgjasin paqen për 50 vitet e ardhshme.

3. Ajo që bie në sy lidhet njëkohësisht me faktin se Rama asnjëherë nuk e përmendi ngajren e 24 shtatorit si akt terrorist, por e klasifikoi si akt-kriminal. Pastaj kridhet e kritikon Beogradin pse shpalli ditë zie. Nga njëra anë e lehtëson pozitën e Aleksandër Vuçiç, duke e deklasifikuar emërtimin akt terrorist. Nga ana tjetër jepet sikur “revoltohet” me ditëzinë e Serbisë! Një kameleon që nuk e ka një të ngjajshëm tjetër! Të gjitha ngjyrat e opsionet i përmbledh në dy fjali. Por në thelb opsioni në dobi të Serbisë prevalon e dominon gjithmonë.

4. Sot kërkoi që në dialog të përfshihen edhe presidenti Macron dhe kancelari Scholz, pra Franca dhe Gjermania! Nuk i ikën shpirti nga Franca! E kërkon atë me këmbngulje të marrë pjesë në vendimmarrjen në konfliktin Kosovë-Serbi! Mund të thoshte SHBA, Britania e Madhe, Gjermania e të shtonte Francën në fund. Por jo! Franca dhe Gjermania, thotë ai! Se Franca dhe Macron janë totalisht pro-serbë dhe mbështesin opsionin e ndarjes së Kosovës. Aq e vërtetë është kjo, sa Edi dhe Hashimi e ndoqën MACRONIN në vitin 2018 deri në Armeni, për ti kërkuar mështetje për projektin e ndarjes së Kosovës. Pastaj Macron e ftoi Thaçin në një event në Paris, në të cilin merrte pjesë Vladimir Putin dhe e vendosi atë në krah të Hitlerit rus, për të marrë garanci se pas ndarjes, Kosova e mbetur do të ishte e lirë të bënte çfarë ajo të donte!

Kujdes nga djalli! Mos e lini atë të flasë! Po foli, bojkotojeni së dëgjuari, sepse vetëm stres ju shton!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora