E diele, 22.12.2024, 09:23 AM (GMT)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Përpjekje për t'i kuptuar ngjarjet e fundit

E enjte, 28.09.2023, 06:57 PM


Përpjekje për t'i kuptuar ngjarjet e fundit

Nga Xhemal Ahmeti

1.

Vuçiç dhe Radojçiç synuan ta përdorin vërtet historinë e ditëve të fundit të familjes Jashari. Nëse këtë presidenti serb e paska shprehur para emisarëve të BE-së dhe Kurtit e gjithë storia merr përmasat e një strategjie madje të paralajmëruar. Naivitet apo mesazh i qëllimtë për KFOR që të mos involvohet? I përgjigjet kësaj deklarata e pelegrinit që tha: «KFOR anash terroristëve na mori të dhënat dhe nuk i preku ata?» Qëllimi i Vuçiçit paska qenë: rezistenca e kamufluar e vendorëve (me asistencën e armatës dhe shërbimeve inteligjente), e cila sipas planit duhej të përfundojë me ekzekutimin brutal të murgjive, pelegrinëve dhe vetë «diversantëve». Të fundit ndoshta kanë qenë të orkestruar që si në «Panda» të ekezekutojnë ca murgjë nëse ata nuk i kap plumbi i policisë. Nëpërmjet ulurimës «na i vranë popat», inteligjenca serbe donte të krijojë disa efekte: ta përvetësojë botën e krishterë kundër xhihadistëve shqiptarë; ta përvetësojë masën për zgjedhjet e ardhshme; ta detyrojë botën në më- izolimin e Kosovës dhe si finale të suspendohet pushteti i Kosovës në favor të protektoratit të OKB-së. Se Kisha Ortodokse planin e mori vesh me vonë, pas ngjarjes, tregojnë deklaratat e tyre konfuze: fillimisht apeli «mos na fusni në luftë», pastaj shejntërimi i terroristëve të vrarë. Shpallja ditë zie e nga ana e shtetit serb është vula legale e tij, për të proklamuar autorësinë e aksionit si mesazh për brenda vendit dhe serbëve në Kosovë.

2.

Ditëve në vijim qeveria Serbe do të vazhdojë me propagandën se rezistenca ishte për shkak të «pastrimit etnik të serbëve», për të cilin flet tash e sa kohë Vuçiç në koordnim me rusët, të cilët siç duket kanë qenë sistencë të ndërmarrjes terroriste të fundit. Përkrahja publike e brigadave humbëse ruse në adresë të serbëve nga Ukraina ishte teatër i inskenuar i dy shërbimeve serbo-ruse.

3.

Kush gjithë ka ditur për aksionin: Gjithë ata që e kanë ditur se në Rashkë ekziston një kamp për rekrutimin dhe trajnimin ushtarak të serbëve kosovarë: KFOR, BE, Amerikanët dhe pjesë të caktuara të serbëve vendorë. Sot askush nuk mund të thotë se nuk e ka pritur aksionin duke pasur këtë informatë paraprake. Armët dhe nisja e aksionit nga ai kamp, nga Serbia drejt Kosovës janë gjurma radikale e skenarit të paralajmëruar.

Pse nuk sansksionohej Serbia për këtë kamp e synim por Kosova. Sepse Kurti nuk dorëzonte Draft tek Blinken si deri sot? Asnjëherë. Pse atëherë? Kësaj duhet t’i japin përgjigje emisarët amerikanë dhe BE, ngase vetëm ata e dinë arsyen.

4.

Pse skenari i Vuçiçit (dhe ndoshta tjerëve) nuk ndezi? Për shkak të vrasjes së policit kosovar? Ngase Policia ushtroi një profesionalitet të paparë për kushtet ballkanike? Ngase shtete të caktuara të perëndimit lejuan aksionin për t’ia dështuar planin Serbisë me synimin e degradimit të Vuçiçit në tavolinën e dialogut dhe përforcimin e opozitës serbe kundër «autokratit dështak» që s’mund ta mbrojë Kosovën e që duhet të ikë nga pushteti? Gjitha këto pyetje kërkojnë thellim, analizë ose durim – ngase do të shpjegohen vetë pas reagimeve që i kërkon Shqipëria dhe vende tjera të rajonit.

5.

Kjo ishte loja deri këtu, ku Kosova s'merrte pjesë.

Osmani u instruktua në Uashington që tash të hyjë në lojë. Kjo jep shpresë të jetë edhe përgjigja e pyetjes lartë rreth «degradimit të Vuçiçit dhe politikës së tij». Me terrorizëm dhe shpikje «pastrimesh etnike» të paqena dhe pa murgj të vrarë nuk bindet perëndimi. Se ç’kualiteti «loje» do të tregojë Kosova tash e tutje varet nga tekat e primaterisë së saj, e cila mund të pëfitonte shumë por – ngase i njohim – mund sërish ta kthejnë Kosovën në palën që duhet kamxhikosur, pavarësisht se a është në të drejtë apo jo.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora