Sport » Sporti
Florim Zeqa: Në Rovato themelohet K.F. “Noli Ponteggi”
E diele, 24.09.2023, 06:30 PM
Në Rovato themelohet K.F. “NOLI PONTEGGI”
Shkruan:
Florim Zeqa
Ditë
më parë, saktësisht më 15.09.2023 nën ombrellën e Federatës së Futbollit të
Kosovës në Rovato u themelua Klubi i Futbollit “NOLI PONTEGGI”. Ky klub i
futbollit u themelua nga ish dy futbollist të dalluar në Kosovë dhe dy shokë të
pandashëm edhe në emigrim, Arbër Llugaxhiu dhe Faton Berisha.
Në
të kaluarën themeluesit e klubit “NOLI PONTEGGI” ishin futbollist të shumë
skuadrave në Kosovë, si; Ballkani, Mushtishti, Liria, Dukagjini, etj, por ishin
pjesëmarrës në shumë gara dhe turnire në nivel vendi.
Ndërsa
këtu në Itali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizuan shumë turnire në
Futboll të Vogël, duke ofruar rreth vetes me dhjetëra ekipe dhe qindra
futbollist nga pjesë të ndryshme të Italisë si dhe me mijëra futbolldashës në
përcjelljen e organizimeve të tyre dhe jo vetëm.
Suporti
i tyre i përhershëm janë sponsorët, gjegjësisht pronarët e kompanive
presitgjioze të bashkatdhetarëve tonë, si “Fratelli Berisha”, “Noli Ponteggi”,
“TR Group Andrea”, “B.M.K.”, “RION PAVIMENTAZIONI” (me pronar Kujtim Sadiku) e
shumë të tjera si këto.
Krahas
kompanive, mbështetje të fuqishme morale këta dy veteran të futbollit kanë edhe
nga bashkatdhetarët, në veçanti nga vëlllëzërit Berisha, vëllëzërit Llugaxhiu,
veterani i futbollit Brahim Kolgeci dhe trajneri Loni Ber.
Vlenë
për të theksuar se përkrahë Arbër Llugaxhiut janë edhe referët profesionist
italian, kontributi i të cilëve është jashtëzakonisht i madh në mbarëvajtjen e
turnireve.
Këta
dy veteran të futbollit me themelimin e Klubit të Futbollit “NOLI PONTEGGI” në
Rovato (Regione Lombardia-Itali) e realizuan ëndërrën e tyre të kahmotshme.
Mirëpo,
themelimi i Klubit të Futbollit nuk është fjala e fundit e këtyre dy veteranëve
të futbollit. Në të ardhmen e afërt këta dy veprimtar entuziast pritet ta
formojnë edhe Ligën e Futbollit të Skuadrave Shqiptare në Itali, në të cilët do
të aktivizohen ekipe gati nga të gjitha regjionet e Italisë.
Organizimi
i Ligës së Futbollit burimin e ka tek dëshira e organizatorëve që t’i bashkojnë
të rinjët edhe nga pjesët tjera të Italisë, me qëllim të njohjes dhe
shoqërorizimit e të rinjëve mes tyre dhe lidhjen e bashkëpunimit mes
organizatorëve të mërgatës nga të gjitha pjesët e Italisë.
Sikurse
deri më tani edhe në të ardhmen Arbëri dhe Fatoni do ta zgjerojnë akoma më
shumë bashkëpunimin me organizatorët e turnireve në rajonet, provincat dhe
qytetet e tjera të Italisë siq janë Fadil Bajraktari dhe Florim Lumi
(organizator të turnireve në Treviso) dhe shumë të tjerë.
Rrallë
lindin ide kaq të qëlluara dhe briliante në mërgatën tonë. Andaj kjo ide e
Arbër Llugaxhiut dhe Faton Berishës është për t’u përshendetur nga i gjithë
komuniteti futbolldashës dhe jo vetëm, ngase kjo ide e unifikimit të
shqiptarëve duhet pëshendetur edhe nga shoqatat dhe organizimet e tjera të
mërgatës në Itali.
Florim Zeqa,
22.09.2023