Mendime
Florim Zeqa: ‘Supermani’ i bashkësisë së vogël shqiptare!
E marte, 19.09.2023, 07:04 PM
‘Supermani’ i bashkësisë së vogël shqiptare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Dialogu
i Brukselit i filluar si “teknik”, brenda pak muajsh ishte kthyer në dialog
politik për pakicën serbe në Kosovë i cili po vazhdon edhe në ditët e sotme.
Procesi i gjatë negociatorë në dialogun e Brukselit është kthyer në gogol për
politikanët dhe një enigmë e madhe për Kosovën e lirë, të pavarur dhe njohur
ndërkombëtarisht.
Asociacioni gogol i të
gjitha qeverive
Në
kushtin e dialogut (Asociacionit) një nga një ranë të gjitha qeveritë e
Kosovës. Vetëm dy vite pas fillimit të dialogut i pari që ra në këtë kusht
ishte ai që e nisi, ish kryeministri Hashim Thaçi, i cili më 19 Prill të të
vitit 2013 e nënshkrojë marrëveshjen e parë kornizë për Asociacionin e Komunave
Serbe në veri (AKS). Kurse dy javë më pas, ra edhe kryeministri i radhës Isa
Mustafa, i cili më 25 Gusht 2015 e nësnhkrojë marrëveshjen e plotë për
Asociacionin, i cili edhe pse ra ndesh me 23 Nene të Kushtetutës, nuk u
ndëshkua nga drejtësia vendore për veprimtari antishtetërore!
Kësisoji,
në një mënyrë apo tjetër të gjithë kryeministrat hynë në vallen e dialogut me
përjashtim të kryeministrit Haradinaj, i cili ia kishte lënë në dorë
presidentit Thaçi procesin e këtij dialogu.
Megjithatë,
pasojat e nënshkrimeve të 2013-s dhe 2015-s mbeten “patate e nxehtë” në duart e
të gjithë kryeministrave pasues, të cilët assesi nuk po mund të lirohen nga
barra e përgjegjësisë që i ngarkuan pararendësit e tyre!
Edhe
përkundër ndryshimit rrënjësorë në qeverisjen e vendit, kushti për Kosovën
mbeti i pandryshuar, si obligim ndërkombëtar për ‘Qeverinë e Albin Kurtit’!
Obligimi bëhet akoma më i papërballueshëm për faktin se, marrëveshja e 19
Prillit 2013 është ratifikuar edhe në Parlamentin e Kosovës me votat e shumicës
së deputetëve shqiptarë, serbë dhe të tjerë në Kuvend!
Edhe
përkundër faktit se Albin Kurti po mundohet t’i rezistojë përmbajtjes së
marrëveshjes bazike për Asociacionin, e ka të kotë parandalimin e themelimit
dhe ikjen nga obligimet ndërkombëtare.
Kurti
e di mirë faktin se nuk mund ta parandalojë themelimin e Asociacionit, prandaj
po e bën luftën me lojë fjalësh ndaj gjithë bashkësisë ndërkombëtare duke u
sjellur si ‘Superman’ i bashkësisë së vogël shqiptare.
I
tillë duket në veprimet e tij, anipse ai e di që nuk mund t’i ikën këtij
obligimi ndërkombëtar për të cilën është pajtuar me Vuqiqin në Bruksel dhe
Ohër!
Pajtimi
i tij për të nënshkruar kompromisin për Asociacionin me dizajn dhe emertim të
ri, është rrëshqitje në “Dorën e Vuqiqit”.
Me lojë fjalësh drejt
themelimit të Asociacionit
Pajtimi
i kryeministrit Kurti që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe (njëetnike)
me terminologji të re përmes të ashtuquajturit Instrument i Vet-Menaxhimit për
Serbët e Kosovës (IVMSK) janë e njëjta gjë, por me paketim të ri politik,
ngjashëm sikur ‘plazma’ keksat e Serbisë të ripaketuar në Kosovë! Pasi të
njëjtat kompetenca ekzekutive që i ka AKS do t’i ketë edhe IVMSK-ja e Kurtit.
Sadoqë
po përpiqet ta aktërojë patriotin pas takimeve me Vuqiqin, edhe Albin Kurti me
IVMSK-në ka rënë në nivelin e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës
Siq
e dimë të gjithë, para ardhjes në qeverisjen e vendit, kushti i Albin Kurtit
për dialog me Vuqiqin ishte njohja paraprake nga Serbia, mirëpo që në fillim i
hasi “sharra në gozhdë”, kur qeveria amerikane i sugjeroj për marrëveshje pa
njohje reciproke.
Kjo
i bie që, fillimisht Kurti të pranojë themelimin e Asociacionit për deeskalim
të plotë të veriut, pastaj të vazhdojnë negociatat për marrëveshje përfundimtare
dhe njohje reciproke me Serbinë, e cila nuk pritet të ndodhë edhe për 100
vjetët e ardhshme.
Ky
është kushti dhe realiteti më i hidhur për shqiptarët e Kosovës, të cilët ose
duhet të pranojnë themelimin e Asociacionit ose veriu i vendit do të shndërrohet
në gengrenë për shtetin e Kosovës i cili paguan qindramiliona euro për çdo vit
për serbët lokalë, të cilët që 24 vite jetojnë në luksin përrallor duke i
shfrytëzuar resurset energjetike dhe ujore të Kosovës pa e paguar asnjë cent, e
të mos flasim për obligimet tatimore ndaj shtetit të Kosovës të cilat as nuk
diskutohen në ndonjë forum politik.
Në
këto rrethana duhet të zgjedhim mes “Status Quos” dhe ecjes përpara, mes
mbrojtjes së integritetit personal të një kryeministri kryeneq apo të mbajtjes
afër të miqve që na ndihmuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit, si kusht i
vetëm për ekzistencën e Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Në të
kundërtën, paligjshmëria në veri dhe zbrazja nga shqiptarët në brendi do ta
rrezikojnë të ardhmen e shtetit.