Mendime
Florim Zeqa: Kur qan zemra e mërgimtarit shterret edhe oqeani!
E diele, 17.09.2023, 06:50 PM
Kur qan zemra e mërgimtarit shterret edhe oqeani!
Shkruan:
Florim Zeqa
Zemra
e ne mërgimtarëve çdo ditë qanë për vendlindjen që e kemi lënë! Bashkë me
vendlidnjen i kemi lënë familjet dhe kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe
rritës sonë. I kemi lënë miqt dhe shoqërinë.
Me trup në dhe të huaj,
me mendje në vendlindje
Gjatë
periudhës së luftës çlirimtare, në vendin e punës vetëm kur e godisja me kokë
ndonjë trup të fortë zgjohesha shpejtë nga meditimi për vendlindjen, familjen
miqt dhe shoqërinë.
Vetëm
ata që e kanë provuar, të tjerët nuk e kuptojnë dot këtë ndjenjë të thellë
shpirtërore të mërgimtarëve.
Zemra
e mërgimtarit çdo ditë loton e nuk pushon së qari për vendlindjen sado të
katandisur nga kusarët politikë. Mërgimtarin e zë gjumi dhe zgjohet me ëndërrat
për kthim në atdhe, kurse politikanin e zë gjumi dhe zgjohet nga gjumi duke
ëndërruar ngritjen në karrierë politike dhe pasurim të paligjshëm.
Krahas
nostalgjisë për vendlindjen dhe thyerjeve shpirtërore që përjetonim nga
abuzimet e njerëzve të papërgjegjshëm, jetonim me shpresën e madhe për një të
nesërme më të mirë.
Nuk
ishte aspak e lehtë për neve që na duhej të punonim çdo ditë pandërprerë në
vendet e punës, përderisa nuk e dinim me javë e muaj të tërë për fatin e
familjeve tona në flakët e luftës.
Përkundër
kësaj sikuate asnjëherë nuk jemi ndalur së vepruari për të mirën e vendit dhe
bashkatdhetarëve.
Kur qan zemra syri loton
Për
ta kuptuar më mirë kuptimin e fjalisë së mësiperme, po ua përshkruaj momentin
kur e kam marr lajmin për masakrën e forcave serbe mbi Familjen Jashari në
Prekaz.
Ishte
fillimi i Marsit 1998, asokohe isha pa familje dhe banoja në një banesë
kolektive me emigrant nga shtete të ndryshme ballkanike dhe aziatike. Dy
vëllëzër algjerian (Gharbi) e kishin blerë një Antenë Satelitore për t’i
përcjellur programet në gjuhën e tyre. Mirëpo në shenjë miqësie dhe respekti që
kishin ndaj meje çdo mbrëmje në orën 18 e 30 e ndërronin vet kanalin, duke e
hapur Televizionin Shqiptar, për të më mundësuar përcjelljen e lajmeve të
mbrëmjes.
Në
momentin e dëgjimit të lajmit dhe shikimit të pamjeve nga masakra e forcave
serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz më kishin pa tradhtuar lotët! Në atë
moment, njëri nga vëllëzërit algjerian më pyet me zë të ulët; “Janë familja
jote”?
“Janë
pak më shumë se familja ime, janë familja e të gjithë shqiptarëve”, dhe
vazhdova me sqarimin e gjithë asaj që kishte ndodhur asokohe ndaj kësaj familje
shqiptare. Algjeriani mbeti i habitur dhe i tronditur nga rrëfimi, më
ngushëllojë sikur të ishin familjarët e mi!
Ndjenja
e brendshme shpirtërore është reflektim i shpirtit të njeriut. Nuk janë fjalët
ato që e tregojnë shpirtin e njeriut, por është ndjenja e brendshme shpirtërore
e cila shpërthen nga jashtë me emocione të papërshkruara me fjalë. Kur qan
zemra e mërgimtarit shterret edhe oqeani!