Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Laurati

| E diele, 17.09.2023, 06:10 PM |


L A U R A T I

Liri,  çfarë  duhet    bëjmë  kur

mungon  sovraniteti   i  atdheut,

kur atdheu është i tëri n´pranga

përgjigja është e thjeshtë, luftë!

Për ta fituar fitoren    mungon

për ta rifituar atë që na e morën

sërish po e përsëris, duhet luftë!

Pra, të mos dehemi me fjalë kot

por na duhen strategë  të zgjuar

dhe  prijës    e  duan atdheun

dhe  atdhetar  si  Adem  Jashari.

Liri, ka për të  ardhur  dita  jote

çasti yt i zemërimit dhe guximit

që varfëri as mjerim më të mos

ketë! Ka për të ardhur  dita jote

kënga me ëndërr    rend këtej.

Mjaftë kemi qenë të varfër e në

mjerim! Liri, je në ditët tuaja që

liria të mos vuaj më në greminë

kjo ditë është UÇK ë  e Kosovës

kjo ditë është Fitore  e  Atdheut!...

Atdhe Geci - Prishtinë