Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Rrangallat
E shtune, 16.09.2023, 06:54 PM
Shokët e magazinës së dekorit, keshën bërë një punë të mirë sot, e pasuruan materialin propagandistik. Kishin shtuar shumë figura si "heroi i popullit" shoku Spiro, shokun Mihal, etj. Për arsye të panjohura, e kishin lënë horizontal e në hije foton e "heroit të popullit" Kajo Karafili, pas fotos së "heroit të popullit" Mihal Duri, dikur përshëndetës fashist. Për arsye të panjohura, duke mos njohur ngjarjet mbase, pikturës me tank fashist, mbi të cilin qëndronte "heroi i popullit" Vojo Kushi, i keshën vënë një simbol nazist. Gjithsesi, vend i duhur edhe për shokun Stalin, rekordmenin e vrasësit më të madh të sovjetikëve.
Komentoni