| E enjte, 14.09.2023, 06:55 PM |
Lumi na e barti të mirën, e na la të keqën!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nganjëherë
realitetet e hidhura të detyrojnë të dalësh nga vetja, të bëjnë të kërkosh
zgjidhje rreth e rrotull në të gjitha anët e globit, për të mos ju nënshtruar
të keqës që na ka mbërthyer. Në këtë moment më del përpara ajo thënja e famshme
e Makiavelit, “Koha është sikur lumi që e bartë të keqën dhe të mirën”.
Njerëzit që
identifikohen me zotrat vlejnë më pak se njerëz
Kundërthënjet
e kohës në të cilën po kalojmë janë më të rrëmbyeshme sesa “lumi” i Makiavelit,
për shkak se lumi na e barti të mirën e na la të keqën!
Për
një çast ndryshoi gjithçka, të mirët u bën të këqinjë dhe të këqinjët u bën të
mirë!
Djajtë
u shndërruan në ëngjuj, kurse ëngjujt u zhduken fare!
Djajtë
apo dreqnit në gjuhën popullore, nuk janë më të identifikueshëm me emra, por me
poste të larta shtetërore dhe grada të larta ushtarake. Kur jemi tek gradat
ushtarake, më del përpara afishja e vendosur në një nga zyret e TMK-së në
mujain gusht të vitit 2000, në të cilën shkruante: “Bukuria dhe paraja e
shkërdhejnë çdo intelekt”!
Asokohe
kjo thënje nuk më kishte bërë shumë përshtypje, por nga distanca kohore po
bëhet thënje epokale, duke e marrë gjithnjë e më shumë kuptimin e një thënje
profetike.
Tani
pas kaq viteve, kur djajtë janë ngritur lartë në poste shtetërore dhe grada
ushtarake, kur varfanjakët e deridjeshëm janë pasuruar aq shumë, janë bërë
“sheik” karrshi një popullate të varfër. Nga postet dhe pasuria janë ngritur
lartë në qiell, janë bërë vetë “Zoti”!
Të
gjithë atyre që ju besojnë djajve apo njerëzve të ngritur pa meritë në poste
dhe grada, njerëzve të pasuruar në mënyrë të paligjshme, ju përkujtojë një
thënje të Lorens, “Kur njerëzit mendojnë që ju ngjajnë zotrave, ata janë më pak
se njerëz”.
Për
këtë arsye, është e nevojshme që realiteti të përceptohet drejt, Zoti
(Perendia) është fuqi mbinatyrore e paarritshme, por e njëjtë dhe e barabartë
për të gjithë dhe besimi në të është madheshti dhe vlerë njerëzore.
Respekti i pamerituar
ndaj figurave të uniformuara (ushtarake) dhe pauniformuara (politike)
Figurat
e iniformuara (ushtarake) dhe të pauniformuara (politike) jo vetëm që nuk duhet
trajtuar si zotër, nuk duhet besuar pa ua njohur mirë veprat e tyre. Ata që e
meritojnë respektin duhet nderuar, kurse mashtruesit dhe matrapazët,
intrigantët dhe plagjiatorët duhet luftuar me të gjitha mjetet demokratike të
kohës, në mënyrë që të kthehet besueshmëria në popull dhe të kthehet çasja
normale në të gjitha segmentet e jetës, ku gjithçka e merr kuptimin e plotë dhe
të vërtetë të fjalës.
Kjo
do të bënte që bashkatdhetarët të mendonin kthimin në Kosovë, kurse qytetarët
të projektonin të radhmen e jo ikjen prej saj! Kthesa pozitive në Kosovë do të
thotë lirimi nga frika dhe nënshtrimi i të fortëve të politikës dhe nëntokave
kriminale të partive politike. Me çka do të ndodhte deinstalimi i dhunës dhe
funksionimi i mirëfilltë i sistemit të drejtësisë, gjegjësisht e fuqizimit të
rendit dhe ligjit në Kosovë.
Kur
kjo të ndodhë, e ardhmja do të shiqohet me optimizëm, djajtë do të largohen për
t’ua lënë vendin engjujve dhe gjithçka do të kthehet në gjendjen normale për
jetë të lirë dhe dinjitoze në Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.
Njerëzit
do të identifikohen më shumë sesa përmes posteve, përmes sjelljes dhe veprave.
Ku bukuria do të trajtohet vetëm si kozmetike, kurse paraja jo më gjithçka dhe
çdo gjë, por do të trajtohet si mjet i nevojshëm për mirëqenjen e njeriut.
Ndryshimet
pozitive nuk vijnë vetvetiu por duhet punuar pandërprerë ditë e natë për
krijimin e rrethanave të favorshme për jetë dhe mirëqenjen e përgjithshme
qytetare në Kosovë.
Mase
është momenti i fundit t’i ndalim në Kosovë ata pak të rinjë që kanë mbetur për
t’i dhënë shpirtë dhe dritë atdheut tonë të shenjt. Ata që e respektojnë
vullnetin e popullit i do edhe Zoti, ndërsa ata që abuzojnë me vullnetin e tij
i pret mallkimi popullit dhe ndëshkimi i Zotit!